Non-grata të freskëta po vijnë nga SHBA? Çfarë sjell ligji i ri antokorrupsion në Kongresin amerikan!

5 Gusht 2022, 17:10Politika TEMA

Non-grata të freskëta po vijnë nga SHBA? Çfarë sjell

Nga Ylli Pata

Një lajm i publikuar nga Zëri i Amerikës, bëri të ditur se në Kongresin amerikan po përgatitet një ligj special për Ballkanin Perëndimor.

Ligji, që është një nismë e përbashkët e demokratëve dhe republikanëve, do të ngrejë nivelin e mbështetes amerikane për vendet e Ballkanit në dy aspekte; atë të mbështetjes ekonomike nëpërmjet fondeve që Kongresi e ka tagrin të akordojë për rajonin, por edhe shtimi i saknsioneve ndaj liderëve të korruptuar në vendet e Ballkanit.

Siç bën të ditur VOA,grupi drejtohet nga senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, kryetare e Nënkomisionit për Evropën dhe Bashkëpunimin mbi Sigurinë Rajonale dhe senatori republikan Roger Wicker.

“Projektligji i ri dypartiak forcon tregtinë dhe investimet mes SHBA-ve dhe Ballkanit Perëndimor, duke luftuar në të njejtën kohë korrupsionin, nëpërmjet miratimit të një ligjislacioni të posaçëm për sanksione kundër aktorëve destabilizues. Të gjitha këto hapin rrugën për një integrim më të gjerë euro-atlantik”, tha zonja Shaheen në prezantimin e iniciativës në faqen e saj në internet.

Projekligji udhëzon sekretarin e Shtetit të ofrojë ndihmë teknike për çdo vend të Ballkanit Perëndimor për të zhvilluar një strategji kombëtare kundër korrupsionit.

Ai parashikon gjithashtu kthimin në ligj të dy urdhra ekzekutivë, që do të garantonin kompetenca për sanksione kundër atyre që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe që janë të përfshirë në akte korruptive.

Në ditët në vazhdim do të mësohet më gjerë rreth këtij drafti, po sipas gjasave kemi të bëjmë me zhvillime shumë të forta. Së pari Urdhri ekzekutiv i Presidentit Biden për të luftuar korrupsionin në vendet e Ballkanit pritet të bëhet ligj, e që e vulos edhe më fort këtë angazhim amerikan.

Ndërkaq, pjesa që duket se do të jetë shumë e fortë, është hyrja e qeverisë së SHBA në luftën direkte kundër korrupsionit në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal i Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Deri tani, ky akt i politikës së lartë amerikane është kryer nëpërmjet aktivizimit të Departamentit të Shtetit dhe atij të Thesarit, të cilët kanë sanksionuar politikanë të lartë në disa vende të rajonit.

Në Shqipëri, për Korrupsion janë sanksionuar nga DASH: Sali Berisha, Tom Doshi, Adriatik Llalla e Vangjush Dako. Ndërkohë nga Departamenti i Thesarit është sanksionuar Aqif Rakipi e Ylli Ndroqi.

Me miratimin e këtij ligji nga ana e Kongresit Amerikan, sipas të gjtiha gjasave, do të ketë masa të tjera edhe më të ashpra ndaj politikanëve e zyrtarëve të lartë sshqiptarë por edhe të vendeve të tjera, të cilët janë kthyer në problem të madh për shoqëritë e këtyre vendeve, por edhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Po në ç’formë mund të ishte “ndihma teknike”, te cilën Kongresi autorizon Sekretarin e Shtetit që t’ja japë vende të Ballkanit për të luftuar korrupsionit.

Sipas të gjitha gjasave, mund të kemi një përfshirje të institucioneve amerikane në furnizimin me të dhëna e prova të konsiderueshme për organet e drejtësisë të Shqipërisë, por edhe publikimin e të dhënave mbi pasurinë e fshehur të zyrtarëve të korruptuar.

Dalja e këtij lajmi nga Kongresi amerikan, “rastisi” me vizitën që po zhvillon në SHBA një delegacion i nivelit të lartë të SPAK, që përbëhet nga kreu i saj Arben Kraja, Prokurori i SPAK Vladimir Mara dhe kreu i  BKH-së, Aida Veizaj. Të cilët kanë zhvilluar takime të rëndësishme në FBI dhe DEA, Prokurori Mara është ndër kryesorët e SPAK që ka ndjekur dosjet super të rënda të narkotrafikut shqiptar, e sipas gjasave në DEA do të furnizohen me “material edhe më të freskëta”.

Po nuk është aspak çudi që të bëhet fjalë edhe për dosjet e rënda të korrupsionit të zyrtarëve shqiptar që janë shpallur non grata nga qeveria amerikane.

Ben Cardin, senator demokrat nga shteti Maryland, është, Kryetar i Komisionit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, i njohur si Komisioni amerikan i Helsinkit. Siç bën të ditur VOA, ai ka folur posaçërisht për politikanët e korruptuar që janë kthyer në një problem të rëndësishëm për stabilitetin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit.

 “Në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë hapa të mëdhenj drejt qeverisjes demokratike, që nga fundi i luftrave në ish-Jugosllavi, përçarjet politike dhe korrupsioni në rritje, kërcënojnë të gërryejnë këtë përparim. Ndaj ne duhet të vazhdojmë të mbështesim partnerët dhe aleatët tanë demokratikë në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Cardin.

TemA

10 Komente

  1. D
    Dy spiune ka vatani nje I.M. e tjetri S.B.

    Haaa nongrata dhe afer nongrata spiuni I.M metaj meta metali po i vjen vdekja

    1. L
      Luani

      … moj nalo .. smë duket gjë e mirë kjo mua .. po pse moj hallë esma..!! Epo ndodhin gjerat .., ndodhin .., po kësaj here qënka me vertetë..!!

      1. A
        Anonim

        ME NE FUND MUND TE SHPRESOJM PER PAK DREJTESI TE IKIN GERDALLAT NE BURG ATEHER IKIN DHE GRUPET KRIMINALE DHE SHQIPTARET KTHEHEN NE VENDIN E TYRE ,ATEHER SHQIPERIS I KTHEHET OKSIGJENI I MUNGUAR.

        1. k
          k

          Shikoni atë loqen zagar të metës si shkon mbrapa.

          1. K
            Kristi

            God bless America

            1. J
              Jari

              Po ky Peço Vasili do hetohe ndonjë herë, për ilaçet, për Fabrikën e përpunimig të mbetjeve Spitalore në Elbasan se e pashë që ishte i shqetësuar për disa Bashki që nuk kishim paguar energjinë elektrike e i bënte thirrje SPAK, po ky dhe dhi e zgjebosur edhe bishtin përpjetë, këtij Hajduti ordiner do hetuar dhe ça lidhje ka me Luçin e ilaçeve, se sa përqindje ka në Fabrikën ne Elbasan, nga na doli pronar ky, Ordine e ka gojë e flet për dritat e Bashkive, jazëk o Peço Kurva që u bëre Deputet me 360 vota.

              1. Çekiçi

                Më Sal kriminelin dhe më Ilir spiunin nuk bëhet Shqiperija Nuk gjen qetesi Shqiperija Nuk ndalet korrupcioni në Shqiperi Nuk ndalen vrasjet dhe hajnit në Shqipëri Keta te dy janë e keqja më e madhe e kombit shqiptarë

                1. C
                  Cup frroku

                  Gazetar legen pa dinjitet i blere me nje kothere buk turp i madh

                  1. G
                    Gota

                    Aleluja! GOD BLESS AMERICA!

                    1. C
                      Ceco

                      Mos na del gje per Tigrin dhe keto rrembythjet e tjere mer amon… se cdo bejme ne pa to pastaj….

                      Lini një Përgjigje