Meta në krah të Berishës në protestën për vdekjen e 7-vjeçares

4 Gusht 2022, 20:30Politika TEMA

Meta në krah të Berishës në protestën për vdekjen

Protestës së qytetarëve për vdekjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë, iu është bashkuara kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Meta është parë në krah të Berishës para godinës së Kryeministrisë teksa qëndronin së bashku me protestues.

Të dy ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Vetë Çuçi është larguar nga zyra e tij para fillimit të protestës për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga ish-efektivi Arjan Tase.

I kontaktuar nga “Euronews Albania”, Çuçi ka pohuar se nuk ka dashur që prania e tij brenda Ministrisë së Brendshme të merrej si provokim për protestuesit.

5 Komente

  1. U
    Unè për dy vrasësit e mèdhenj tè politikës

    O maskarenj politikanë hajdutë ! Lërini njerëzit të shprehin dhimbjen për humbjen e një engjëlli !Ju nuk kini dhimbje.Thjeshtë derdhni lotë krokodili. Lotët tuaj mbajnë erë.Era pushtet. Edhe protestës së drejtë e të ndershme i bie vlera kur mblidhen qelbësirat nè të.

    1. M
      MOS

      Po ai i biri Gaqo Neshos, çfare do.

      1. P
        Pilurioti

        Berisha dhe Meta, dy pllakat e varrit të kombit tonë.

        1. L
          Lojera saleRameMetaNano

          Sigurimi dhe agjenturat antishqiptare do vrasin e vdesin me teper se sala dhe ia faturojne rames dhe sjellin salen si gjoja me pak vrases se rama!!! Rames se lodhur e te mbaruar i vjen mire qe e le pushtetin ne kusht qe te mos i preket qimja e flokut dhe vazhdon shqeverisja e zeze e Shqiperise!!! Rama e di kush dhe per llogari te kujt behen dhe do te behen keto vrasje por hesht qe te mos cenohet kur te ike nga karrika!!!!! Zot ndihmona!

          1. V
            Vëzhguesi vëmëndshëm..

            Shikoni me vëmëndje non gratën Sali , në temperaturën 36 gradë , del i veshur me triko pa mëngë për arsye se poshtë saj , mban jelekun anti plumb. Ka frikë si djalli nga temjani , se mos ha ndonjë koqe plumbi nga ata që ja kanë bërë benë . Në këtë dynja do të lahen hesapet .

            Lini një Përgjigje