Si kalitet baruti i mimozave të revolucionit, nga dyshja Berisha-Meta

4 Gusht 2022, 18:23Politika TEMA

Si kalitet baruti i mimozave të revolucionit, nga dyshja Berisha-Meta

Nga Ylli Pata

Revolucioni na është kthyer si një koncept permanent, si buka me djathin, e që prej vitesh na serviret në forma e mbulesa të ndryshme, por që brumë ka të njëjtët përbërës: Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Të cilët kërkojnë edhe bëjnë share nëpërmjet blogerëve VIP markën e njohur, por dilema është që të kalitet apo prodhohet baruti i duhur i municioneve për betejën fatale.

Një betejë që si në Wikipedia, sado epike, i ka të njohur lojtarët, komandantët, flamujt, por që sipas stinës kërkon të gjejë municionin efikas për të çarë Portën e “Mollës së Kuqe”.

Revolucioni si koncpt klasik e ka humbur prej kohësh atë sharmin e tij të paparashikueshmërisë dhe të tërheqjes së një gjëje që do të vijë e do të përmbysë të vjetrën për të sjellë të renë. 

Po kush është e reja? Dikur, kjo ka qenë një temë që ka frymëzuar shkrimtarë e mendimtarë, që ka sjellë më pas pauses e dishepuj që janë flijuar, nuk kanë pyetur për buk e ujë, për jastëk e dyshek, por i janë turrur atij objektivi “të mallkuar” për ta çarë e ta rrëzuar, thjesht për pak lavdi, për të hyrë në histori, e në fund për të sjellë një ndryshim të madh. 

Diku më shumë e diku më pak, por për ta prishur të vjetrën e për të sjellë në skenë diçka fringo, krejt të re, të panjohur, që njerëzit do të duhet ta njohin me kalimin e kohës, të mësohen, të mërziten, të revoltohen, e më pas t’ja nisin nga e para e të bëjnë një revolucion të ri, për të sjellë në skenë diçka më të re se ajo që sollën parardhësit e tyre. Kjo është të paktën dialektika e revolucioneve që mësohet në librat e historisë e filozofisë në shkolla e në bibloteka.

Megjithatë ka kohë që revolucioni nuk e ka më atë tërheqjen si dikur, pasi kemi parë që bijtë e revolucionit hanë njëri-tjetrin, ashtu si Kronosi apo Saturni që ha bijt e vet si në legjendat antike, e që një vit më pare pas Non Grata-s së SHBA na u ofrua si një mitologji që kishte lindur për Saliun e Lulin.

Por revolucioni keq a mire(historia e ka treguar se nuk ka qenë gjithmonë mire), sjell përmbysje të forta, shumë të forta, por jo riciklim.

Ndërsa revolucioni ynë ka humbur busullën, pikërisht se është i parashikueshëm.  Dihet kush do të vijnë në krye fare, në rangun e dytë, të tretë, dihen dhe blogerët që natyrisht do të jenë “volterët” që do t’i gëlltisin roberspierët e Lalzit me sfurqe në duar.

Meqë ra fjala te sfurqet e zgurdullimet e syve të ndezur nga urrejtja e pritjes së gjatë për pushtet e ministrllëk, sikur u harrua ky mjet aq shumë klasik që qarkulloi një vit më parë, po duket se u la nga “cilësimi non grata” prej ndërkombëtarëve, dhe po kërkohen armë e municione të reja.

E që sot ka një taktikë të re. Duket është menduar që të mos bëhen publike as armët e as municionet, por të flitet me kode, të cilat kamuflohen sipas rastit, që të mos ç’kriptohen nga ustallarët e luftës hibride që i kanë marrë aq frikë atllarët e revolucionit.

Të cilët ndryshe nga Osmani, i biri i Ertogrulit i cili i bëri thirrje pasuesve se do të shihen në shtator, se helbete do të pushojnë pak për të menduar mbi betejat me mongolët e selçukët, kanë vendosur që të mos pushojnë.

Po çfarë janë “mimozat” e revolucionit: Këmbësori, artileri apo avacion? Kush e di? E rëndësishme që të ëhet e ditur se është armë që ka nevojë për barut, i cili duhet të jetë sa më i thatë e sa më eksploziv që të jetë i mundur.

Po a janë “mimozat” frymorë? Edhe mund të jenë, por për baballarët e revolucionit ata janë thjesht material luftarak, të cilat shërbejnë për një betejë, maksimumi edhe për një tjetër. Më pas kërkohet për “mimoza” të tjera, si te ai filmi i madh mbi “Kalin e Luftës” së Parë Botërore.

Por ndryshe si te “Kali i Luftës”, “mimozat” tona të revolucionit janë një përdorimshe ngaqë dinë të shkaktojnë vetëm një lloj flake. Por pas betejës së parë, nuk është gjetur municion alternativ për atë të radhës. Ndaj dhe përdoren sërish e sërish, derisa të gjendet një barut i ri, që edhe pse ka qenë dikur jo eksploziv dhe e ka “magazinën” te “Santa Barbara” e Tiranës, mjafton të ndezë. 

Edhe pse jo fort, por të paktën të djegë pak eshkë çdo ditë. “Sa do të gëzohet shoku Shpati”, është batuta që i atribuohet në këtë rast një të afërmi të shokut “Mali”, i cili sot është krahu i djathtë i Roberspierit tonë skraparli. Roberspieri ynë kërkon të bëjë një revolucion që të mos ndodhë revolucioni. Se siç dihet, revolucioni nxjerr si gjithmonë edhe dosjet e vjetra…

TemA

7 Komente

  1. P
    Punetori

    O Ylli , epo shkruaj mor vella troç e shqip , pa figuracione, alegori e te tjera broçkulla filozofo-historike . I quaj me epitete siç i quan populli keta maskarenj.

    1. D
      Dakord

      Hahahaha fix i thua. Kriminele, funderrina, maskarenj, vrases, hajdute e spiune, anti shqiptare, perçares kombetare, lidere te krimit te organizuar. Me fal nese kam harruar ndonje. Ups harrova shpellare

    2. A
      Agim

      Gjate,gjate , me Yje drite gjate e larg asaj qe duhet..

      1. Çekiçi

        Sali Ram Berisha dhëndrri i serbes Milica A ju kujtohet kur bënte thurrje per vëlla vrasje në mës jugut dhe veriut Fal patriotizmit te familjes HAKLAJ KËRRNAJA MULOSMANI dhe zgjuarsisë te tropojanve u evitua kjo vëlla vrasje Por Sala ju hakmorr më strukturat e tijë shtetrore kriminale vrau e zhduku familje te tëra mbi 200 tropojanë te ndershem qe nuk ju binden Sales per vëlla vrasje VERI JUG Ky kriminel më strukturat e tijë famkeqe ka vrarë në Shqiperi shqiptar te Kosoves dhe te Maqedonisë qe ishin organizu më e luftu armikun serb Sala 3 herë e ka djegë flakë Shqiperinë Ne kohen kur Sala udhëheqte shtetin shqiptar shteti shqiptar ka qenë INEKZISTENT Ushtrija ka qen INEKZISTENTE policia INEKZISTENTE Më shtetin shqiptar kan udhëheqë bandat kiminale më në krye krye kriminelin dhendrrin e MILICES Sali faqeziun Sala ka pas objektiv më bë atë luftë veri jug per ta favorizu Serbinë në nji anë dhe Greqin në anen tjeter qe Shqiperija jonë e dashur te mos ekzistoj Ate qe Sala nuk e realizoj më 1997 tani po bënë perpjekje maksimale per ta realizuar Por tani shqiptaret jan vetdijsuar dhe nuk do ja plotsojnë Sales obligimin qe Sala e ka ndaj Serbisë

        1. U
          Urime

          Po more Patok , ti nuk e shikon qe ka kohe qe te eshte lagir baruti??!. Ke shruar çdo dite bashke me meron lloj lloj marrezish e shpifjesh . Ke bere parashikime jo Berisha vdiç politikisht , jo po do arrestohet jo po do internohet, kurse Berisha per dite e me i forte , per dite e me i suksesshem . Po nuk e shikon kte ti apo ben sikur? Mos u lodh kot se ata qe i karikon ti gjithmone me ty jane edhe po nuk shkrove marrezira . Por asnje tjeter nuk do arrish, veçse do behesh qesharak.

          1. J
            Jimi

            Kunderrevolucioni ne revolucion !

            1. b
              burak

              Pata. Nga ky shkrim një gjë kuptovs qartë që filmin “Themelimi Osman” e paske ndjekur.

              Lini një Përgjigje