Berisha - Meta, dyshja që kanë akuzuar njëri - tjetrin si vrasës dhe dëshira për të përfshirë në grup dhe Ramën

4 Gusht 2022, 17:17Politika TEMA

Berisha - Meta, dyshja që kanë akuzuar njëri - tjetrin si

Nga Altin Ketro

Një retrospektivë përmbledhëse:

E shtunë, 15 mars 2008. Një shpërthim i fuqishëm në formë kërpudhe atomike ndodhi në mesditën e asaj dite në fshatin Gërdec midis Tiranës dhe Durrësit. Përveç 15 të vrarëve (midis tyre fëmijë), ai shpërthim solli edhe shumë të plagosur që u trajtuan në Spitalin e Traumës. Aty u shfaq i përhumbur kryeministri i kohës, Sali Berisha, e pak orë më vonë edhe lideri i opozitës Edi Rama.

Deri në atë çast Rama nuk kishte bërë asnjë deklaratë publike. Shkoi tek Trauma për të parë gjendjen shëndetësore të të lënduarve, u përball në korridorin e spitalit me kryeministrin Berisha dhe pasi bisedoi paksa më të, në fund i rrahu edhe shpatullat në formë solidariteti për një ngjarje tragjike që deri në ato momente nuk ishte qartësuar se si ndodhi.

Pasi të nesërmen rezultoi se në atë ngjarje kishte implikim të plotë të kryeministrit, pjesëtarëve të qeverisë së tij, bile të vetë familjarëve, atëherë Edi Rama doli me qëndrim politik për atë ngjarje ku kërkoi dorëheqjen e qeverisë dhe hetimin e të implikuarve në atë ngjarje tragjike. Ishte gjëja më normale të mbaje një qëndrim të tillë pasi kupton se qeveria kishte përgjegjësi të drejtpërdrejtë për atë çfarë kishte ndodhur.

Dihet sesi shkoi historia e hetimit të asaj tragjedie dhe dënimeve qesharake që morën personat periferikë, por që e transformoi përgjithmonë Sali Berishën në një përbindësh politik, peng i asaj ngjarje të dhimbshme.

E premte, 21 janar 2011. Teksa një demonstratë e opozitës socialiste përballë godinës së kryeministrisë ishte duke u fashitur dhe pranë saj kishin mbetur veç një grusht njerëzish që mund t’i menaxhonin jo më shumë se sa 10 policë me shkopinj gome, befas jepet urdhër për të qëlluar me plumba të vërtetë. Si rrjedhojë, 4 demonstrues mbetën të vrarë disa dhjetëra metra larg gardhit rrethues dhe shumë të tjerë të plagosur.

Deri në orët e vona të natës asnjë deklarim nga lideri i opozitës Edi Rama për vrasjen e demonstruesve të tij. Në fakt, deri në ato çaste, mediat pro-qeveritare po e bombardonin opinionin publik me pamje të manipuluara sikur 4 demonstruesit ishin vrarë po nga vetë demonstruesit.

Kur rreth orës 24 dolën pamjet e vërteta se vrasja kishte ndodhur nga Garda e Republikës, afërmendsh që edhe lideri i opozitës do të dilte për të dënuar vrasjet gjakftohta shtetërore.

Të nesërmen u prishën të gjitha provat e krimit në vendngjarje; u fshinë serverat që kishin filmuar brenda dhe jashtë godinës së kryeministrisë; komandanti i Gardës ndryshoi tytën e pistoletës së tij vrastare për të humbur gjurmët e krimit; prokurorisë iu vonua afrimi në vendngjarje për të hetuar; të shpallurit prej saj me urdhër arresti refuzoheshin me urdhër politik të arrestoheshin nga policia e Tiranës sepse demek “demoralizohej Garda po të arrestohej zinxhiri komandues i saj”; të vëllait të njërit prej dëshmorëve i shkoi dorëzani i kryeministrit me valixhen me para që t’i blinte gjakun e vëllait, e shumë veprime të tilla të neveritshme vetëm e vetëm për të çoroditur hetimet dhe hequr përgjegjësinë nga ata që ishin fajtorët kryesor.

I risolla këto ngjarje në vëmendje teksa dëgjoja deklaratat e Sali Berishës dhe Ilir Metës që menjëherë pas ngjarjes së Himarës, bënin përgjegjës për tragjedinë e vogëlushes Jonada, kryeministrin Rama, duke e akuzuar atë si vrasës. Personat që kanë bërë çmos të pengojnë punën e drejtësisë, sot bëjnë moral duke e shpërfaqur hapur pacipërinë e tyre për të cilën as skuqen e as zverdhen.

Nuk dua të gjykoj asnjë ndjenjë emocionale të gjithkujt tjetër që mbase me të drejtë ose jo, ia vesh përgjegjësinë qoftë edhe kryeministrit Rama.

Por nuk mund të hesht kur dëgjoj Berishën dhe Metën që i mban iso-n, dy qënie politike që sa herë janë ndjerë të rrezikuar nga ligji, kanë bërë çmos t’i bishtnojnë, të krijojnë alibi, të kalojnë në sulm ndaj viktimave për t’i frikësuar që të tërhiqen. Ose t’i blejnë dhe të mbyllin gojën. Ajo darkë familjare Meta - Berisha disa orë përpara vendimit të Gjykatës së Lartë kundër Ilir Metës, është akti më domethënës përse kjo dyshe përbën rrezikun më të madh për demokracinë në Shqipëri. Për këto arsye, ata duhet të qepin gojën, sa herë duan të akuzojnë kundërshtarët politikë për përfshirje në vrasje. Njëri - tjetrin mund ta akuzojnë sa të duan si vrasës, siç kanë bërë dhjetëra herë këto 30 vjet, sa herë i kanë prishur pazaret mes tyre.

Po i mbyll këto rreshta me një ngushëllim për familjen e nderuar Avdia, që edhe pse në tragjedi familjare, gjetën forcë dhe besojnë tek drejtësia. Dhe drejtësia duhet të tregohet e rreptë dhe e pamëshirshme me autorin e vrasjes, duke e klasifikuar aktin e tij të shëmtuar si vrasje me dashje të fëmijës. Dashja konsiston tek shkaku i qëllimshëm që është vajtja në bregun e detit që u përket pushuesve, me mjet lundrues i rrezikshëm për jetën e të tjerëve gjë që solli pasojën e vrasjes. Besimi tek drejtësia do të thotë kur ky autor i përgjegjshëm përpara ligjit, merr dënimin si kriminel që ka vrarë fëmijë me dashje.

17 Komente

  1. F
    Flori

    O Ketri, Edi Rama eshte perfshire me zgjedhjen e tij te lire ne kete grup. Do shembuj? Po te jap vetem dy: pronarit ne letra te punishtes se Gerdecit ai vete dhe pas tij Veliaj, para dhe pas Gerdecit, kane dhene leje per te ndertuar nje lagje komplet te ish parku i autobusave. Ashtu sikurse i kane dhene leje dhendrit te grupit per qindra mije m2 ndertime tek ish klubi Partizani.

    1. v
      vang

      TJETER eshte lejae ndertimit dhe tjeter leja e demontimit te armeve.

      1. v
        vang

        TJETER eshte lejae ndertimit dhe tjeter leja e demontimit te armeve.

        1. v
          vang

          TJETER eshte lejae ndertimit dhe tjeter leja e demontimit te armeve.

          1. v
            vang

            TJETER eshte lejae ndertimit dhe tjeter leja e demontimit te armeve.

            1. F
              FCB

              "Flori"-ri i Ilir Metes, truri jot koncepton vetem zhurmat qe vijne nga zorret e Sahalese dhe pronarit tend, Ilirit. Sa per "Ketri"-n ti jeton me egersirat ne shpelle, ndersa Altin Ketro jeton ne qytet mes njerzve.

            2. h
              hasan

              saliu dhe meta na kan flliq vendin shkurt shqip qart,

              1. b
                bledi

                te gjithe e dime se sa shum deme i kan shkaktuar vendit kea dy bandit ,,,, duan te hedhin balt dhe mbi qeverin mbi tgjitha ah kuku

                1. Çekiçi

                  Berisha dhe Meta (Metaj) Kriminel hajna dhe vrases Nuk ka diskutim

                  1. p
                    perfect

                    nuk diskutohet qe ed rama esht kriminel, harruat kur pranoi qe ndrangeta punon lirshem ne shqiperi? edhe mos me beni te kujtoj raste te tjera, si femija qe vdiq ne landfield, e tjer e tjer

                    1. e
                      eri

                      HAhahahhahahah dhe tani jan bere ortake hahahahahahahahhahahaah

                      1. d
                        deni

                        Tani i lepijne bythen njeri tjetrit

                        1. T
                          Tallja e madhe

                          Që të tre Rama-Berisha-Meta, janë vrasës së shpresës së Shqiptarëve, vrasës të meritokracisë, vrasës të lirisë mediatike. TV shqiptate janë thjesht marioneta të 3shes R-B-M. Gazetarët janë thjesht mercenarë mediatikë të paguar nga borderoja e 3shes. Ka 30 vite që një popull i tërë sorrollatet e proteston për karriket e këtyre palaçove të politikës që nuk iu shqitet bytha nga karrikja e pushtetit. Dhe është një popull idiot që vazhdon akoma, o nuk kupton, ose iu pëlqen ta hanë sa krahu në bythë nga këta palaço legena.

                          1. D
                            Dylber

                            Bashkimi ben fuqine- a nuk thoshte keshtu xhaxhi!

                            1. V
                              Veleciku

                              Never SHBA kemi shume vrasje Masonite never shkolla, shitore dhe spitale, por askush nuk po kerkone te japin doreheqje gavernerat e atyre shteteve, apo presidentit te USA. Tragjedi ka ndodhe, ama nuk eshte per dorheqje te premierit apo ndonje ministri. Salih dhe ky bythelepirsi i tij Meta, po mundohen te fitojne ndonje poem ne tragjedine e familjes te voglushes e ndjere. Keshtu bejne vetem personat me kriminela dhe fytyre te ndyre dhe te poshter Ku eshte pergjegjesia e tyre per sa e sa vrasje we ata kane bere per keto 32 vite, e sidomos Sala edhe ne kohen e Enverit, qe ishte mik i shtepise se tij. Spiuni dhe non-grata luftojne per alibi, por e kane kote

                              1. V
                                Veleciku

                                Never SHBA kemi shume vrasje Masonite never shkolla, shitore dhe spitale, por askush nuk po kerkone te japin doreheqje gavernerat e atyre shteteve, apo presidentit te USA. Tragjedi ka ndodhe, ama nuk eshte per dorheqje te premierit apo ndonje ministri. Salih dhe ky bythelepirsi i tij Meta, po mundohen te fitojne ndonje poem ne tragjedine e familjes te voglushes e ndjere. Keshtu bejne vetem personat me kriminela dhe fytyre te ndyre dhe te poshter Ku eshte pergjegjesia e tyre per sa e sa vrasje we ata kane bere per keto 32 vite, e sidomos Sala edhe ne kohen e Enverit, qe ishte mik i shtepise se tij. Spiuni dhe non-grata luftojne per alibi, por e kane kote

                                1. V
                                  Veleciku

                                  Never SHBA kemi shume vrasje Masonite never shkolla, shitore dhe spitale, por askush nuk po kerkone te japin doreheqje gavernerat e atyre shteteve, apo presidentit te USA. Tragjedi ka ndodhe, ama nuk eshte per dorheqje te premierit apo ndonje ministri. Salih dhe ky bythelepirsi i tij Meta, po mundohen te fitojne ndonje poem ne tragjedine e familjes te voglushes e ndjere. Keshtu bejne vetem personat me kriminela dhe fytyre te ndyre dhe te poshter Ku eshte pergjegjesia e tyre per sa e sa vrasje we ata kane bere per keto 32 vite, e sidomos Sala edhe ne kohen e Enverit, qe ishte mik i shtepise se tij. Spiuni dhe non-grata luftojne per alibi, por e kane kote

                                  Lini një Përgjigje