Fatos Klosi: Si e zbuluam Ilir Metën në vitin 1997 kur merrte urdhra nga Berisha dhe si ra në përgjim të telefonatave me Saliun

5 Gusht 2022, 18:15Politika TEMA

Fatos Klosi: Si e zbuluam Ilir Metën në vitin 1997 kur merrte urdhra

Teksa në Shqipëri zien debati nëse ish-presidenti Ilir Meta ka qenë apo jo bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një tjetër çështje që po komentohet gjerësisht në media, korridoret e politikës dhe nga vetë qytetarët është raporti mes kreut të Partisë së Lirisë dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili duhet theksuar që është i shëndetshëm, pavarësisht disa krisjeve disa krisjeve në kohë të ndryshme.

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, thotë se ish-presidenti Meta dhe ish-kryeministri Berisha kanë pasur kontakte që në vitin 1997. Klosi ka zbuluar se si përmes përgjimit të një telefonate ua rrit të verifikohej se Meta në 1997 ka qenë nën urdhrat e Sali Berishës.

“Në vitin 1997 ka pasur një telefonatë të ambasadorit italian Foresti në atë kohë me Tritan Shehun dhe në ato telefonata u zbulua krejt rastësisht se Ilir Meta merrte porosi nga Sali Berisha. Zbulimi i asaj telefonate ka qenë një rastësi e madhe.

Janë ato telefonat shtëpiakë që punojnë me valë dhe një telefon me të cilin po bëhej biseda nuk punonte mirë dhe kështu që biseda dëgjohej edhe nga telefona të tjerë dhe u kap fare rastësisht biseda, por aty u zbulua që Berisha i jepte porosi Ilir Metës”, deklaroi ai.

Më tej ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka folur dhe për aleancën Meta- Berisha në 2013. Klosi në atë kohë ka qenë pjesë e LSI dhe ka dhënë shumë detaje.

Klosi ka hedhur dyshime se Berisha e ka pasur në kontroll Metën që pas ngjarjeve të Poliçanit. Për të gjithë atë që nuk e dinë, në vitin 1992 u tentua arrestimi i Ilir Metës, pasi u akuzua si organizator i protestës së armatosur te Uzina Ushtarake në Poliçan.

“Ilir Meta po e kopjon Sali Berishën. Meta nuk ka qenë kështu, kam pasur bashkëpunim kur ka qenë kryeministër dhe më ka pëlqyer. Meta ka ndryshuar goxha, ja sot merr nisma të tilla që mua si qytetar më turpërojnë.

Meta po bën nisma që Berisha i ka bërë, tani ata janë aleatë dhe janë aleatë të vjetër. Për Metën e di që në historitë e famshme të Poliçanit që ai ka qenë në influencën e Berishës. Nuk e di nëse është kërcënuar apo ka qenë një marrëveshje për mbështetje reciproke. Kam parasysh ditën e fundit që LSI bëri koalicion me Berishën.

Dritan Prifti bëri deklaratë që do bashkohej me Berishën dhe i kërkuam llogari Metës dhe ai na tha që jo nuk shkojmë me Berishën, por të nesërmen pamë nga televizionet që Meta bëri koalicion me Berishën", u shpreh ai.

Ndërkohëzoti Klosi ripërsëriti bindjen se bashkëpunimi mes Metës dhe Berishës është i hershëm. “Po është e vërtetë në fakt. Kjo është një deklaratë që është bërë nga të tjerë persona dhe unë e përsërita. Berisha dhe Meta kanë bashkëpunuar prej kohësh bashkë”, nënvizoi ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi.

24 Komente

  1. k
    koli

    Ku eshte prova?! Apo se mos ka fol ndonjehere me pova ky sharlatan?!

    1. b
      ben.

      Prova ku eshte?????? Ja ku eshte. Fatos Klosi shkoi te patria e Metes, jo se donte po duhej ta spiunonte nga afer, se e dinte qe meta ne 1997 kishte mare urdhra nga berisha.

      1. R
        Raimond vlonjati

        Ky Klosi eshte tipiku i Rr K, qe domethene Rrot ka... O Klos hajvani po kur beri Meta aleance me kete vellain e Vucicit Rama hajdutin, kape ndonje telefonate se mos nodshta i tha Sala behu kesaj radhe me Ramen dhe me nxir mua ne Opozite --Ik o Klosi o qofte, ti nje deficent qe te fyen intelektin e topeve me menryne tende te arsyetimit

      2. d
        deni

        po kush foli me prova Saliu yt qe s`la gur e dru pa perlyer ne kete bote Te lutem

      3. s
        specialisti

        Pas 25 vitesh , zbulon telefonaten sekrete. CUDI E MADHE. NUK I VLEN NJERIU

        1. P
          Perlat

          FOOOOOOL o Mero, ne vetë te pare

          1. C
            Cudia

            Kaosi, dmth ti e dije që më.parë nga historia e Poliçanit që Meta i shërbente Berishës dhe ti u hodha pa problem në krahët e LSIsë. A mund të dinë njerëzit arsyen ...? Palo mashtrusësh!!!

            1. H
              Hypesi I cmendur

              muhabet grash,pa asnje kuptim

              1. B
                Bredhi

                Por mire mor prof.,kur e dije qe ne 1977 qe I Méta ishte bashkepuntor me skizofrenin Berisha,pse pranove te shkoje me LSI_ne???!!!Likja nuk kishte as arsimin dhe kulturen tuaj??!!!

                1. n
                  njani

                  Interesant, po ky Klosi ishte në LSI madje në kryesi një kohë. Çfarë monstre shumëpërdorimshe.

                  1. K
                    Klokari

                    Ik more spiun i ndyre. Ku ishe deri tashti? Apo hajde ta thuash dhe ti nje fjale se ngele mbrapa bythqirave te tjere

                    1. v
                      vang

                      KETO QE THOTE TANI I KEMI DEGJUAR shume here,nuk eshte hera e pare.

                    2. e
                      erf

                      sa turp, ku ka perfunduar ed rama, merret me intriga capaculesh, dhe me keq akoma skllavi i tij mero fshatari qe ska me asnje lajm cfar te shkruaj

                      1. D
                        Dakord

                        Po ç'hyn Rama ketu??? Ky ka qene me LSI-ne!!!. Ju eshte bere fixim patologjik Rama juve o llum dhe ky eshte lajm i mire per ne popullin e shkrete :)

                      2. d
                        demo

                        Dhe pasi zbuloi Meten qe merte porosite e Berishes Nano e beri kryeminister ne 2002. Klosi nuk eshte budalla,por kur nuk e perfill kush,,me keto zbulime,eshte ne qender te vemendjes.

                        1. L
                          LILOLABJA

                          Po mire mor,kur e dije qe ishte i tille qe ne 97 ten pse e bete PS kashte e koqe? Nqs zoti Xhufi i ndjeri zoti Broka nuk e dinin qe Iliri ishte fuks ti ja paske pasur me te futur PS. Çfare ndryshimi ke ti nga Meta?

                          1. P
                            Prisni se akoma nuk keni pare gje.

                            Si urdheron shoku shef i GKB shiptare, kapja e bisedes telefonike ka qene e "rastesishme", je profesionist dhe bem mire qe nuk tregon menyrat e pergjimit, te cilat sot jane me te sofistikuara por edhe me te pergjuara me teknologjine e sotme, me burim "Silicon Valley".

                            1. O
                              Oh sa kom qesh

                              E qarte shoku Klosi edhe Ambasadori Foresti ne Shqiperi na del agjent i sherbimit sekret italian. Mos vazhdo me tej shoku se do te ikesh per lesh c.....

                              1. N
                                Na myten

                                Me 1992 Meta ishte nje morr karrierist te cilin Berisha e beri sherbetor.

                                1. O
                                  Olsi

                                  Nje njeri pa vlere , ti ke ngrene tek cdo parti , dhe nje gje kloso kurva , ilirit i mbaje iso, tani do te dalesh i palagur o fato kurva, epo doemos tani te jep psiqiku cekun te llomotitesh per ilirin dhe doktorin , fisqire ti je i pari qe amerikanet duhet te conin te mali me gropa pithmotre spiun, i regjur.

                                  1. Çup frroku

                                    O fatos klosi o burr legen ka fryn era shkon po burrni a ke ndojfije se per pak fetyr jetojn njerzit se me qene kishim qene kafshe po duket ti hyn te kategorija kafsheve turp te kesh se ke militu te lsi po paske qene burracak i flliqur turpi nuk hahet me asgje njeri i shpifur ke mu kujtu vec per keq edhe kur te ikesh nga kjo bote po ske me lane respekt As te femijt e nipat tuaj taman mosmirnjohes turp i madh

                                    1. C
                                      Cup frroku b

                                      Mero baze ke mbaruar komplet stka mbet me gazetar taman qe me shkru me frrok e me pata e me ngjela kur te duash mbylle si gazet se esht turp cfar thuhet e shkruhet ke rene shum poshte si te kan rene floket te ka rene dhe fytyra

                                      1. S
                                        Sulo

                                        Se ca lidhje kishe ti me SHIK-un i zot e merr vesh…. E ndrite kur ishe e te ka ngel te na japesh keshilla e te na tregosh perralla pas 15 vjetesh

                                        1. R
                                          Roberto

                                          Fatos Klosi ka qene shefi i sherbimit inteligjent dhe i di me mire se kushdo tjeter bemat e te gjithe klases politike te kohes dhe jo vetem. Ne raste te tille duhet te jesh korrekt me detyren dhe duhet te zbatosh rregullat e lojes pavarsisht se kujt partie i perket. Ka qene me LSI dhe nuk e di pse u largua,nuk me kujtohet. Rendesi ka qe thote disa te verteta qe mund te thuhen hapur pa hyre ne detaje. te tjereat i ka shpjeguar prej kohesh atje ku duhet por akoma ka mbetje si ne SHIK ashtu dhe ne organet e drejtesise pa harruar policine qe i sherbejne personave problematike te cilet nuk eshte nevoja qe ti themi me emra pasi ja u shohim fytyrat e tyre te ndyra qe arrijne deri aty sa te "luajne"me vdekjen tragjike te nje femije. Zoti i ndershkofte keta plehra qe kerkojne vetem destabilitet por qe do hane qafen e pates shume shpejt.

                                          Lini një Përgjigje