Loja e rrezikshme e “Peshkaqenëve” me SPAK

7 Gusht 2022, 16:51Politika Ylli Pata

Loja e rrezikshme e “Peshkaqenëve” me SPAK

Nga selitë e partisë së Sali Berishës dhe asaj të Ilir Metës, ka një sjellje të çuditshme ndaj institucionit, që të dy palët nuk e kanë dashur të konfiguruar në këtë mënyrë.

Jo më kot, shpesh si vetë protagonistët në vetë të parë, por edhe enturazhi i tyre, e quajnë Prokurorinë Speciale ndaj Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, si një organ i drejtuar nga Edi Rama.

Në fakt deri tani, SPAK, lëvizjet më të mëdha në drejtim të hetimeve të politikës së lartë, i ka bërë pasi është njoftuar nga Monika Kryemadhi. Bëhet fjalë për një material, që një vit më parë, ish-kryetarja e LSI-së dërgoi në SPAK, ku akuzonte ish-ministrin e Mjedisit të LSI Lefter Kokën dhe ish-zyrtarin tjetër të LSI-së Alqi Bllako.

Lëvizja e LSI-së erdhi pasi si Koka ashtu dhe Bllako u larguan në LSI dhe u zgjodhën deputetë të Partisë Socialiste më 21 prill 2021.

Kreu i SPAK, ka deklaruar gjatë një interviste te Zëri i Amerikës, se për çështjen e inceneratorëve hetimi po zhvillohet i plotë.

Në përgjithësi, ndërsa në rastin e krimit të organizuar, posaçërisht narkotrafikut, SPAK ka lëvizur sipas një skeme tipike force, duke përfituar natyrisht nga ndërlidhja perfekte me DIA-n italiane, apo edhe agjencitë e tjera të njohura si DEA në SHBA apo edhe në vende të tjera të Europës, në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të lartë, ka pasur një linjë që nuk ndiqet prej  sensibilitetit politik.

Në vitin 1992, skuadra “Mani Pulito” e Milanos goditi fort kupolën e sistemit të rryshfeteve, si baza e funksionimit të korrupsionit politik të instaluar në vend. E kjo ishte edhe ajo që publiku e kërkonte. Të niste hetimin me politikanët e lartë që janë pasuruar ndër vite nga sistemi i rryshfeteve.

Në Shqipëri, SPAK, ende nuk ka nisur goditjen e madhe që pret publiku i gjerë, i cili ka përkrahur në masë reformën në drejtësi. Si një instrument për t’i dhënë goditje të fortë pandëshkueshmërisë, e për të pasur për herë të parë një hetim për “pezzo novantat” që jo vetëm nuk janë hetuar asnjëherë, por edhe kur ka pasur hetime, ato janë penguar dhe bllokuar.

E si pasojë e këtyre lëvizjeve nga ana e prokurorisë special ka nisur që të tirret një teori konspiracioni se do të ketë “goditje të balancuara”, “hetime nga të gjitha palët” etj.

Në këtë rast, SPAK nuk mund të funksionojë si një balancë e humoreve politike të kupolave, por si një institucion që godet korrupsionin e lartë pa parë se ku po hyn, e sa do të preket pala tjetër.

Nga ana e partisë së Berishës dhe të Metës, SPAK po akuzohet fort këto ditë se nuk po ndërmerr hapa të mëtejshëm për ato hetime që kërkojnë ato. Ndërkohë që edhe mazhoranca ka bërë kërkesat e saj, e kritikat e saj ndaj prokurorisë Speciale.

Porn ë këtë rast, SPAK nuk mund të funksionojë si emisioni “Një këngë për ty” e Top Albania Radios, ku transmetohet muzikë sipas kërkesave të dëgjuesve.

SPAK, natyrisht që duhet të jetë e ndjeshme ndaj kërkesave të publikut. E nëse shikohet posta elektronike, apo edhe ajo fizike e Prokurorisë Speciale, do të shikohet një masë e madhe, madje shumë e madhe denoncimesh që i vijnë prokurorëve nga njerëzit, për zyrtarë e ish-zyrtarë të ndryshëm.

Në kushtet e një kufizimi administrative apo burimesh njerëzore e financiare, natyrisht që hapja e hetimeve për çdo denoncim sipas gjasave do të ishte e pamundur. Po përse atëherë nisen me prioritet çështjet e dërguara nga politikanët dhe jo nga njerëzit? Natyrisht ktë çështje e shpjegojnë më mirë drejtuesit e institucionit, por njerëzit presin që të paktën të nisin nga “Peshkaqenët e Korrupsionit”. Ose të paktën të fillojë një zbardhje e pasurisë së krerëve të politikës, ku jetojnë, sa para kanë, pasuri të tundshme e të patundshme. Është ndoshta e vështirë, por pa nisur kjo, nuk duket se është kuptuar arsyeja e ngritjes së prokurorisë Speciale. Nëse nuk fillohet me kampionet e pandëshkueshmërisë, edhe efekti do të jetë jo ai që në fakt përbën edhe thelbin e një hetimi apo një vendimi gjyqësor. Ndikimi që një vepër penale e tillë të mos ndodhë në të ardhmen. “Peshkaqenët e korrupsionit” nuk janë pre e lehtë për asnjë “gjuetar gjitarësh diabolikë”. E ka provuar Antionio di Pietro, apo edhe shumica e prokurorëve e punonjësve të “Mani Pulite”, shumica e të cilëve jeta u trazua dhe komlikua fort. Laura Korvesi, homologia e Arben Kajës në Rumani, provoi mbi vete shkarkimin, hetimin e sulmin nga njeriu që SHBA e ndëshkoi me “Non Grata”, por në fund e shpërbleu pikërisht vendosmëria për të mos u ndalur. Sot është Kryeprokurore antikorrupsion e Bashkimit Europian. SPAK, askush nuk e ka menduar se do të jetë një adriatikllallë 2.0 apo një KLSH me më shumë kompetenca…

TemA  

34 Komente

  1. F
    Franci

    E lexova me vemendje botimin , duket fare qarte qe organet e sapo krijuara kane mungese vullneti .....nuk perben problem , rendesi ka qe ka hapsire nderhrje....por nuk ka vullnet , do gjendet vullneti nga persona te tjere qe duan te punojne ....asnje ska bere kontrate me drejtorin e SPAK per gjithe jeten ...as me Kryeprokurorin ....kane afat skadence .....shpejt ose vone do ingranohen ne nderhyrje dhe organet e sapokrijuara , e rendesishme shte platforma e ligjit......ju kujtohet kur Kryemadhi hidhte cizme ne parlament kur pikerisht atehere shtrohej per votim ligji ???? E pikerisht atehere ishte fillimi i nje fundi te paevitushem ......eshte ceshtje kohe ......shpejt ose vone do shkojne ne hetim dhe te fuqishmit e atehershem .... Kurse per sa i perket fotos se botimit flet qarte gjuha e trupit , ajo nuk tradhton kurre ...shokoeni me vemendje , duket fare qarte qe nuk kane guxim .......

    1. M
      Martin

      Perbindeshin e Vicidolit, Doktor Sali Mortjen, Kampionin e Shpifjeve dhe Denigrimeve Personale e Familjare te Prokuroreve te Ndershem nuk ka Burre Nene dhe Bir Kurve qe ta mposhte, nese nuk ve duart CIA dhe FBI-a Amerikane.

      1. M
        Mese e sakte ..

        Sakte ,,sidomos shprehja e gjuhes te trupit... Njehere je ..

      2. H
        Haka Tekizoti

        "Do hetojë në mënyrë të balancuar..." (!!!) Spakasit që shprehen kështu dëshmojnë një nivel shumë të ulët në raport me detyrat qê kanë, por edhe me formimin profesional. Me balancë punojnë shitësit për t'i dhë blerësit peshën për të cilën paguan. Si mund të pëdoret balanca në drejtësi dhe cilët janë blerësit përballë tregtarëve të tillë? Nuk dinë as ta fshehin nivelin e ulët..

        1. H
          Himarioti

          Përparësia e hetimi i krimit bëhet mbi principin e rrzikshmërisë dhe, jo të balancimit. Ky Kraja duket se është "Kali i Trojës" në SPAK. Askush nuk duhet të shpresojë tek ai.

          1. L
            Loku Maloku

            Sa të jetë maloku në krye të SPAK-ut, asnjë gjë e mirë s'do bëhet.

            1. H
              Hila

              Kraja mesa kam informacion une nuk eshte puro shqiptar, por sllav, gjyshi e gjyshja nuk kane dite te flasin shqip, e che dy fjale qe ka fol gjyshi i ka fol me theks sllav. Kaq besoj mjafton per te kuptu ku i jemi me spakun.

            2. k
              k

              Spaku ligjor nuk ka asnjë shans perballe korrupsionit mafjoz te shtetit shqiptar. Duhet vetem te presim SPAKUN e zotit po na bëri ndonjë punë. Shoqëria e korruptuar shqiptare eshte mburoja ndaj ligjit dhe pandëshkushmërisë.

              1. F
                Fevzo qime deri

                Aspaku me A Krajen te hane m.... se ka frike nga mamuthet e korupsionit qe ja moren frymen ketij vendi.Ky lideri i aspakut te na tregoje ku i gjeti parate e viles qe ka bere ne gjirin e lalzit me mamuthet e hajduterise .Ky duhet hequr dhe te shkoje ne burge per mosveprimet e aspakut .

                1. L
                  Luli

                  Artikull koti. Llafe, llafe, llafe. Gazetar qe flet njesoj si politikanet. Kjo eshte kultura jone e liftes kunder korrupsionit, thashethemet. Nderkohe qe, Akuza eshte nje leter e shkruar, drejtuar organeve te drejtesise, per nje ceshtje konkrete, me te dhena antiligjore, te kryera nga nje person konkret.

                  1. E
                    Eni

                    Shqiperine e shpetojne prokurore te huaj....pike. Nuk eshte cudi te jete kusht per negociata e minimumi 5000 zyrtare e ish zyrtare brenda....ministra,drejtore,ish, doganiere tatimore.....me letrat qe kane e pasurite e pajustifikuara qe u dalin thjesht fare. Kam 30 vjet pune ne shtet e nuk bej dot 1 jave pushim se ajo rroge 60 mije leke nuk del per asgje.. .

                    1. A
                      Ardi

                      Ne fakt Rama duhet te ishte ne burg sot bashke me berishen dhe meten. Kish thote qe duhet te ishte berisha dhe meta dhe rama burre i mire eshte thjeshte legen ordiner

                      1. k
                        kthhh

                        Ja edhe nje idiot qe paska internet.Na trego ketu me fakte pse Rama duhet te ishte ne burg.

                        1. B
                          Baaah

                          Nuk i shikon vjedhjet qe po i dalin perdite o krap? Apo edhe kto 9 vjet “ fajin e ka Saliu”

                        2. D
                          Dakord

                          Nuk te ecen helmi "jane te gjithe njelloj" o Ardi. Ti je nje legen ordiner qe nuk kupton qe ne burg duhet te shkoje berisha me te birin dhe metaj me te shoqen. Pastaj me qetesi ish prokurore, ish gjyqtare, kryetare gjykatash qe ja mbathen nga vetting-u. Ish ministra qe ju dihen bemat etj etj dhe nese Rama eshte si keta me siper atehere burgu e pret.

                        3. T
                          Tersi

                          ..çojeni e lajeni kët z.kraja se ky e ka bër n'brek pa nis akoma lufta!.....njëlloj si ata fëndot e ppsh....servil leshi.

                          1. P
                            Per kamikazët E Temës

                            Kallzimi eshte kallzim...ai nuk eshte krim... Hetimi eshte hetim...ai nuk eshte krim... Gjykimi eshte gjykim dhe duhet bazuar ne prova te pa kontestueshme shkencore qe kallzimi te provohet ne krim. Ketu nuk ka plane si ne kohen e dulles, as ngjyra, as majtas dhe as djathtas as poshte dhe as lartë etc... Kush ka ba krim por qe arrihet te provohet do te denohet kushdo qoftë ai. Kush ka bere krim por qe nuk arrihet te provohet, i rrofshi loqet. Kaq

                            1. S
                              Sotiri

                              Nga fotoja del ky kuptim: “Ku me gjeten mua? Po tani?” Ky karri tjeter nuk as mish as peshk! Te dy te dhjere, te dy burracak dhe te dy fajtor perpara drejtesise per Se edhe Dhalla e Ilir Floririt, per mos veprim ia futen! Cfare duhet bere: Nje qytetar cfardo, t’u drejtohet publikisht me ne leter me te cilen te kerkoje prej tyre perse nuk veprojne ndaj denoncimeve per Saleh Vdekjen dhe Ilir Mutin!

                              1. P
                                Petrit Cara

                                Punojne nuk punojne, rrogen e marrin ne fund muajit, dhe jo pak 4 deri 5 milione leke, dhe si: pa bere pune as nje koker leku! Dhe thone se shqiptaret jane te varfer! Ky i spakut keahasohet me Adriatik Llallen, me vila, me toka, me para shume etj.

                                1. Q
                                  Qafa e Llogarase

                                  Ku i gjejne keto fytyra ore aman qe duken qe pertej qe jane arapash pa yndyre .. plot te rinj te afte e te marin gjak ne vetull e keta vene ca uritha .. o zot do vdesim duke pritur te kthej patkonjt nga dielli Saliu qe i ka qire te tere me radhe.

                                  1. a
                                    alphade

                                    Pse m’a shove komentin zoteri apo keni filluar te vendosni CENSURE si dikur Thanasi me “Qicon” ……! I mbetet hatri SPAK-ut qe 95 % e Shqiptareve nuk e durojne me kete insti- tucion krejtesisht I vene ne kthetrat e binomit Berisha- Meta Dhe mos u cudisni per kete ! Kraja e ka fqinje Vicidolasin ne Gjirin e Lalezit dhe keto NATE VERE te Shekspirit, KRAJA merr udhezime nga Padrinoja I tij packa se te nesermen ne Parlament se RAMA me tralalate e tij akuzohet se ka akapa- ruar tere pushtetin e mediat kur dihet fare mire kush e ka median dhe gjyqesorin deri tani ! Ato qe bertet Saliu e Iliri ne Parlament jane vetem teater e brockulla per te mashtruar shqiptaret …. !

                                    1. M
                                      Milton

                                      Po keta te dy, jane duke dhjere, apo jo? Ose jane duje dhjere aty ku jane ulur, ose hane te dhjere!

                                      1. S
                                        Sa kom qesh

                                        Mireserdhe ne klubin FRROKU NGJELA zoti PATA!!!

                                        1. R
                                          Realpolitika

                                          Arben Kraja duket se rshte nen ndikimin e Berishe Gerdecit dhe Like floriri Krrabes. Ose ka frik ose ben sikur ka frikr dhe punon nen rrogos . Mjere Shqiperia , Drejtesine e ka ne dore akoma Saliu e I.M spiuni i ish.sigurimit Shtetit e Gazidedrs se saliut.

                                          1. J
                                            Jari

                                            Ore po jini mirë, Komandanti i SPAK e ka Vilën ngjitur me Like Floriri, Sali Non Grada e Mul Noka, ky do hetoi, jo ore jooo, ky as të q,, e as të lëshon, janë dy Peshkaqenët e mëdhenj ( Sala Like ) , që komandojnë këtu, kot lodheni.

                                            1. Q
                                              Qytetari

                                              Me rroga sa pesefishin e me te paguarve, me mbrojtje per vete e familjaret e tyre, cfare dreqin duhet tu jepet e tu garantihet prokuroreve te SPAKUT , qe te trimerohen e te fillojne ndeshkimin sipas dosjeve ts Gerdecit, 21 Janarit e te Cez e te Cez e Cez Dias, te kopsitura si jo me mire.?. Ndiqeni shembujt e Kroacisd e te Rumaniss dhe do hyni ne histori o prokuror , qe pritem kaqe shume nga ju.

                                              1. Z
                                                Zeni nga Momli

                                                Arapash pa yndyre, eshte shprehja me e goditur ne keto komente. As Ismail Kadare nuk do ta kishte gjetur dot! Ka shume mundesi te kem ngrene arapash, por me yndyre, jo si keta loqet ketu ne foto! Po a ka turp me te madh per keta te dy, qe kane dale si te dhjere ne kete foto! Vetem kjo foto tregon se cfare njerez jane dhe cfare perfaqesojne: Njeri Sali Berishen (Kryetari i spakut) dhe tjetri (Ilir Meten). Jane ne hall te madh te shkretet: Te rrosh, apo te mos rrosh!

                                                1. B
                                                  Balo

                                                  Këtë artikull e kishe për Italinë apo Shqipërinë o Z. Pata?

                                                  1. a
                                                    american22al

                                                    Coment sh i mire Franc, fotografija ne fillim te tregon gjithcka se kush jane " Musketeers" e SPAK , ata jane bere pishman qe jane futur ne kete profesion , me mire prokuror ne nje qytet se merr para pa esap se sa Krye prokuror qe do by..e dhe jo llafe. Me e ndershme eshte qe te dorehiqesh per aresye "shendeti" se sa te jesh lolo..

                                                    1. S
                                                      Sali e Ilir loku

                                                      Ku ka lokër malokër, ka vetëm epokë akullnajash!

                                                      1. T
                                                        Titi

                                                        Me Arben Krajen?ha ha ha, ai dhe kur flet flet sikur ka qull ne goje, tjeter ky ka sherby ne kohe te Enverit dhe dihet ja ka dosjen Sali Berisha dhe pikerisht te tre e zgjodhen ne krye,ska asnje arestim kapin kalamajt me drog dhe i denojnr nga 7vjet.Arestojne per inat te Ilirit e monikes, ska nevoj per shume mend.Mjer ky popull, krimet dhe vjedhjet qe jane bere nuk kane per tu denuar kurre Shkuan per djer Ismsili, Hoxha, kara, Prifti, ,belegu, dhe gjith mileti qe ka shpres.Ilir meta mos ta kerkoj pse largohen njerezit nga vendi, ja pra per pandueshkudhmerine ndaj tyre largohen. Demokracia deshtoi.

                                                        1. m
                                                          malo

                                                          Pamje nga filmi serial: "Dy te dhjeret!" Filmi paraqet punen e dhjere te ketyre dy te dhjereve! Tani, shikoni keta dy burra dhe mendoni se ne dore te kujtr ka rene drejtresia shqiptare dhe REFORMA ne drejtesi! Ne doren e dy dhjeramaneve! Turp per Shqiperine dhe shqiptaret!

                                                          1. X
                                                            Xheladini

                                                            Mos prisni punë nga i infiltruari dhe shoku e miku i Llallës, metës dhe berishës shërbëtori Kraja. Kot e kini, koh e humbur për drejtësinë dhe kohë flori për të rimarë veh’ten të korruptuarit. Kraja duhet të largohet, ai vetë me punën ectij, e ka treguar se para metës dhe berishës, ai mbush brekët. Ai kërkon në mënyrë indirekte që për punë të dobët, ta largojnë, kjo për të është kapak floriri, demek të mos analizohet e hetohet si bashkëpuntorë i dy nongradave. Ky, kraja vetë duhet të hetohet për pasurinë e tijë, sepse nuk është asgjë rastësisht, as vila kojshi me Llalla, meta e berisha, manej e plot pasuni tjera. Sa të jetë ky në krye të institucionit, boll mirë thonë qytetarët se i ky, ka me u mar me ordinierë e hajdutë xhepash. Boll, nuk munet ma me ken si drejtues, i kët futeni ke lista e atyne që ky nuk i fut dot për hetim, se asht ntavë me to.

                                                            1. B
                                                              Bashkimi

                                                              Të korruptuarit e SPAK nuk mund të zgjedhin problemet shqiptare prandaj sa më parë të shkarkohen dhe të zgjidhen njerëz të denjë dhe profesional e patriot të vendit. Prokurorinë Speciale ndaj Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me në krye me kryetarin e tyre konsideroj se janë po aq përgjegjës sa edhe vetë NON GRATA-t tjerë. Pa pastërti, ndershmëri e zbatues të ligjeve do të vuajmë shumë të gjithë. Tash ose kurrë sepse do të behet vonë për të dhënë dënimet e merituara atyre që kanë faj dhe kanë zhduk dosjet.

                                                              Lini një Përgjigje