Tre gjykatat më të rëndësishme në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Apelit, Gjykata e Lartë dhe së fundi Gjykata Kushtetuese kanë rrëzuar përpjekjet e ish ministrit të Brendshëm, Fatmir Mediu, për t’i shpëtuar procedimit penal nga SPAK për krimin dhe korrupsionin shtetëror në Gërdec, ku humbën jetën 27 njerëz, u plagosën rreth 300 të tjerë si dhe u shkatërruan qindra banesa dhe biznese.
Për 13 vite me radhë, nga viti 2009 deri në vitin 2022, Fatmir Mediu e ka zhvilluar betejën jo për të bindur drejtësinë për pafajësi, por për të mos lejuar gjykimin për rolin e tij si njeriu që bëri letrat e Gërdecit për llogari të Sali dhe Shkëlzen Berishës, të cilët po bënin biznes familjar me punishten e vdekjes.
Beteja e Mediu për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë do të merrte një kthesë me ngritjen e organeve të larta të drejtësisë dhe sidomos SPAK-ut. Në 22 shkurt 2021, familjarë të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, i kërkuan SPAK-ut që të merrte të pandehur Fatmir Mediun, i cili e kishte pushuar çështjen me një manovër procedurale në 14 shtator 2009 në Gjykatën e Lartë. Arsyeja e pretenduar ishte se Mediu e kishte rifituar sërish imunitetin pasi ishte betuar si deputet në shtator 2009.
SPAK iu drejtua Gjykatës së Lartë duke i kërkuar rrëzimin e Gjykatës së Lartë të vitit 2009, me argumentin se Kuvendi e kishte kufizuar vetë me ligj imunitetin e deputetit për ndjekjen penale në vitin 2012, pra Mediu nuk e gëzonte më imunitetin që kishte në shtator 2009. Gjithashtu, sipas SPAK mbyllja e dosjes së Mediu është bërë nga Gjykata e Lartë në fazën e kërkesave parapaka dhe jo pas shqyrtimit të pronave.
Me 1 qershor të vitit 2021, Gjykata e Lartë vendosi deklarimin e moskompetencës lëndore për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për të hapur dosjen e Gërdecit. Gjykata e Lartë vendosi të dërgojë dosjen për kompetencë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO e Shkallës së Parë).
Në 27 korrik të vitit 2021, GJKKO-ja e Shkallës së Parë, me gjyqtar Erjon Çela, vendosi të rrëzonte kërkesën e SPAK për hapjen e dosjes së Gërdecit, me argumentin se prokuroria kishte pasur 10 vite kohë për të ushtruar ndjekjen penale dhe nuk e ka bërë një gjë të tillë, prokuroria nuk i ka kërkuar sërish Kuvendit heqjen e imunitetit të Mediut pas 14 shtatorit 2009 etj. Vendimi i diskutueshëm i gjyqtarit Erjon Çela për ndalimin e SPAK që të nxjerrë para drejtësisë Fatmir Mediun për Gërdecin shënoi zhgënjimin e parë të madh tek drejtësia e re. Por, ky vendim nuk e shpëtoi Fatimir Mediun, siç e shpëtoi gjykata nën influencën e Sali Berishës në vitin 2009. SPAK e ankimoi vendimin në Apel.
Në 14 korrik të vitit 2021, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Erjon Çela, revokimin e vendimit të Gjykatës së Lartë vitit 2009 që shpëtonte Mediun dhe kalimin e dosjes së Mediut për Gërdecin në duart e SPAK-ut. Këtë herë ishte Fatmir Mediu që do të ankimonte vendimin e Apelit në Gjykatën e Lartë.
Në 21 dhjetor të vitit 2021, Gjykata e Lartë la në fuqi si të ligjshëm vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelimit, që i jepte të drejtë SPAK të hapte dosjen e Gërdecit. Gjykata e Lartë rrëzoi të gjitha pretendimet e Fatmir Mediut dhe të avokatëve të tij kundër vendimit të Gjykatës së Apelit.
Mes pretendimeve ishte se SPAK nuk ka regjistruar një çështje të re për Fatmir Mediun, për të mbështetur kërkesën për hapjen e dosjes së Gërdecit. Sipas Mediut dhe përfaqësuese të tij kërkesa për hapjen e dosjes së Gërdecit është përsëritur disa herë gjatë këtyre 12 viteve. Sipas Mediu jemi para një rasti të gjykuar. Gjithashtu sipas tij, vendimi i Gjykatës së Lartë në shtator 2009 për pushimin e çështjes është një vendim themeli dhe jo i një gjyqtari paraprak. Sipas Mediut për Gërdecin nuk kanë dalë prova të reja për të hapur dosjen dhe kërkuar rigjykim. Mediu pretendon se ndjekja penale për veprën penale për të cilën e ka akuzuar prokuroria në 2009 është parashkruar pasi kanë kaluar 12 vite nga koha kur ka ndodhur fakti penal. Në këto kushte, Mediu kërkoi rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Lartë në Gjykatën Kushtetuese.
Me 19 korrik të vitit 2022, Gjykata e Lartë vendosi që të rrëzonte të gjithë pretendimet e Fatmir Mediut kundër vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila linte në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, gjykatë e cila i jepte të drejtë SPAK për të nisur ndjekjen penale ndaj Mediut për Gërdecin.
SPAK tashmë është para dy rrugëve; Dërgimin e dosjes në Gjykatën Speciale të Shkallës së Parë, duke kërkuar dënimin e Fatmir Mediut, me ato akte që u pushua çështja në 2009 nga Gjykata e Lartë. Pra, SPAK, me të njëjtat aktet që kishte Prokuroria e Përgjithshme në vitin 2009, mund të kërkojë në gjykatë nisjen e procesit gjyqësor dhe dënimin e Mediut.
Por, SPAK mund edhe që të thellojë hetimet, për të identifikuar përgjegjës të tjerë, të cilët mund të qëndrojnë pas Fatmir Mediut, në rastin konkret të Sali dhe Shkëlzen Berishës, të cilët në bazë të një grupi provash që janë injoruar nga prokuroria në 2009, janë të përfshirë në prapaskenë.(Shqiptarja.com)
Ne fakt o mero qe duket sikur te paguan greku dhe jo vendi yt, ai pronari ka kerkuar leket qe i takojne pasi klienti eshte shqepur duke ngrene. Reagimi nuk falet aq i dhunshem po edhe keta "klienta" qe te bejne per idiot dhe pasi hane duan te ikin pa paguar jane per tu nxjerre me shkelma jashte. Shko ne restorant jashte dhe provo mos paguash se e shikon qe perfundon ne burg. Kurse ti o legen mero e trajton sikur po i vjedh kuleten pronari i lokali atyre.
O "Dule"! Po sikur shkruhet per tjeter gje ne kete shkrim apo nga uria nuk po lexon "menyne".
Po Dulia mund te jete tape dhe per rrjedhoje ashtu i thote "kafka "se tru duket qe nuk ka e i thote kembes dore e anasjelltas. Problemi nuk eshte se perse Dulja ja ka futur si kau peles ,por se fatkeqesia qendron qe ne kemi shume Dule e per rrjedhoje hajde mbushu mendjen Duleve qe ja kane futur kot ! Se fundemi gazeta "tema" te me lejoje ti shpreh ngushellimet e mia Dules e Duleve qe tranzicioni i ka çuar per lesh e jetojne kot mbi toke ! Ngushellim edhe per familjen e tij qe kane nje te vdekur por te pa kallur.
Fatmir Mediu u rrezua bute-bute nga gjykatat, por nuk do te vritet, thjesh e porosisin te lere politiken dhe te shijoje Farat.
Për sa kohë që këta kriminelët e korruptuar dhe non grata do jenë të lirë, shqiperia nuk mund të quhet shtet.
akoma me hetimet spaku? hahaha vetem nje bomb atomike e pastron ate vend te turqizuare
Kur do te vije ajo dite te denohen ata qe bene ma dashje masakren e Gerdecit!Saliu shfrytezon edhe gjakun e vajzes se vogel dhe ka frike nga gjaku i 26 jete njeresish dhe 4 ne Bulevard! deri kur do te vonoje drejtesia! Apo presin te ndroje jete Saliu! Po Zeni me Argiten?
Sa eshte merzitur Eli Fara
SPAK vetëm thellohet për të marë rroga nga 10 milion lekë në muaj........
Ky debili te mare dhe Zenin me baben mos te haje m.. kot ,se ka 25 vjet qe po pasurohen e vetem vidh nga taksat e popullit si deputet pa elektorat,pizevengu donte dhe dashnoren te ministria e tij se paguhesh nga populli Fatmir bure i ndershemi yyyy race m.. .
Sali krimineli ka ndikuar në gjykata dhe në drejtësi per ta shpetuar vehten djalin dhe vajzen e tijë Ne Gërdecë 27 te vrarë në mesin e tyre edhe femijë dhe 300 te plagosur pa asnji te denuar Më 21 janar 4 te vrarë dhe asnji i denuar Në Tropojë 200 te vrarë pa te denuar Më 1997 mbi 3000 te vrarë dhe dëme kolosale e shkatrrim i shtetit dhe pa te denuar Te gjitha keto rendojnë mbi nji kriminel qe i mbrojti kriminelet e ky është Sali Ram Berisha Sala tan thot nuk ka fakte SHBA dhe ANGLIA qe më shpallen NON GRATA Faktet qe Sala ka qenë dhe është kriminel ka te pa numerta Fakte qe Sala eshtë hajnë ka sa te duash Fakte qe Sala në mënyrë shtetrore ka vra njerz ka plot Fakte qe Sala ka ndiku në drejtesi ka më shumicë Faktet qe Sala ka qenë spiun ekzistojnë SPAK duhet te veproj sa më parë qe Sala te pergjigjet per çdo gjë qe ka bërë
Posi jo , SPAK do vazhdoje drejt Sales , Shkelzenit e Brahimit. Po çhyn Sala aty mor aman ? Edi e kishte kuptuar diten qe ndodhi tragjedia “qe Sala nuk hyn aty” Çka lidhje kryeministri me fabriken e çmontimit te armeve ? Fabrika ka rregulla punesimi , rregulla te sigurimit teknik etj etj . Per ato nuk pergjigjigjet kryeministri. Nese dikush qofte opozita e atehershme , qofte media apo person fizik e kishte njoftuar Kryeministrin qe aty nuk zbatohej rregullorja dhe ligjet , atehere po , kryeministri duhej te dorehiqej per MOSVEPRIM , akt ky gjithsesi POLITIK . Por sado qe te spekullohet me gerdecin , gjykimi asaj qeshtje i eshte bere ne te gjitha shkallet dhe nuk do sjelli asnje nga ato pritshmerite qe shume tifoze te Edit e duan patjeter !
Ou ! SPAKU o e pjeke, o e djege ! Ku te fale SPAK-u !
Hahahaha sa kom qesh…. kush do thelloje hetimet drejt Shkelzenit e Saliut kush Arben Kraja ??? Hahaha.. ata u bo nje vit e nuk kane thirrun akoma Mehdiun. Akoma shpresoni nga minuesi i reformes ne drejtesi Arben Kraja.
SPAK duket se nuk ka qejf, ASPAK që të merret me Mediun dhe Berishën. Kështu do shkojë kjo punë, me dosje derë më derë dhe askund.
THUAJ QË SPAK KA FRIK ....
Mos e trazoni Arben Krujen se deri ne dhjetor eshte dhe don me nejt i qet
spak duket qarte qe ndikohet nga sala se ndrysh do i kishte filluar me kohe hetimet po te ishte vete Mediu por aty eshte Shkelzeni pas saliut e ka fain Kraja pa u marre te dy ne arrest nok zgjidhet gje Saliu nuk pordhi per 26 - plus 4 te tjere mu ne mes te bulevardit dhe tani na i erdhka keq per ate gocen qe ne fond te funditautori eshte arrestuar
Fillimisht te thellohen hetimet duke perfshire maredheniet e Mediut me Sh.Berishen,ka pas zyre ne Ministri Zeni dhe takonte Mediun vazhdimisht.Te ripyetet ai ushtaraku qe jeton ne USA.