Dosja I.M, numri i personave të ndjekur dhe arrestuar nga Sigurimi i Shtetit në vitet 1970-1980

7 Gusht 2022, 17:27Politika TEMA

Dosja I.M, numri i personave të ndjekur dhe arrestuar nga Sigurimi i

Opinioni publik u trazua ditët e fundit nga një shkresë që Autoriteti i Dosjeve i dërgonte Kuvendit të Shqipërisë, ku theksonte se ish-presidenti Ilir Meta figuron në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, duke nënkuptuar se Meta ka qenë bashkëpunëtor i këtij shërbimi të fshehtë komunist.

Sigurisht që shoqëria vazhdon të mbetet shumë e ndjeshme ndaj kësaj tematike. Dhe kjo për të vetmen arsye, se në këto 30 vite tranzicion politik, asnjëherë nuk u bë një transparencë e plotë mbi veprimtarinë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Madje, mund të thuhet se kjo çështje është kthyer në burim spekulimesh, ku hera-herës tentohet të relativizohet roli i Sigurimit të shtetit dhe nga ana tjetër, të fryhet e zmadhohet.

Të dyja fenomenet janë të rrezikshëm historikisht. Nëse njëra palë tenton të ulë e minimizojë rolin e ish-Sigurimit të Shtetit dhe të Partisë-Shtet në jetën e shqiptarëve, pala tjetër vrapon të përfshihet në kategorinë e ish- të përndjekurve nga regjimi komunist.

Në këtë kategori njerëzish, e shndërruar tashmë na laramane, përfshihen brenda saj të përndjekurit e vërtetë politikë që vuajtën burgjeve e internimeve (që dëgjohen e flasim më pak sot, për hir të së vërtetës), ish- të burgosur ordinerë e kriminelë si edhe dhe ish-zyrtarë e njerëz, të cilët kishin në fis ndonjë “armik” që e kishin bërë hasha në atë kohë dhe që sot shiten “më të përvëluar nga sistemi komunist” se të përndjekurit e vërtetë. Pasojat e këtij kaosi i vuan gjithë shoqëria shqiptare, por më së shumti vetë ish-të përndjekurit e vërtetë, të cilët sikurse do të shohim në statistikat e mëposhtme, nuk kanë qenë të paktë.

Ende nuk ka një studim të plotë dhe të besueshëm për numrin e përpunimeve aktive “2A” për agjitacion e propagandë dhe kontingjente për gjithë periudhën 45-vjeçarë të Sigurimit të Shtetit. Po ashtu, një i tillë mungon edhe për arrestimet për krime kundër shtetit.

Dokumentet që po botojmë dot, janë dy tabela statistikore të nxjerra nga statistikat që ndodhen në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitet 1973-1981. Në njërën tabelë janë pasqyruar statistikat e sektorit të Sigurimit në vitet 1973-1981 për përpunimet aktive “2A” për agjitacion e propagandë e kontingjente dhe, në tabelën e dytë, janë pasqyruar arrestimet për krime kundër shtetit, për të njëjtën periudhë.
Që të jemi të qartë, le të shpjegojmë së pari termat “përpunim aktiv 2A” dhe “kontingjente”.
Sigurimi i Shtetit bënte dy lloje përpunimesh: përpunim paraprak dhe përpunim aktiv.

Përpunimi paraprak fillonte atëherë kur Sigurimi merrte të dhëna se një person apo grup personash zhvillonte veprimtari armiqësore. Për të vërtetuar këtë veprimtari, personi merrej në përpunim paraprak, i cili nuk duhej të zgjaste më shumë se 6 muaj. Në rast se gjatë përpunimit paraprak vërtetohej zhvillimi i veprimtarisë armiqësore, atëherë personi kategorizohej në “përpunim aktiv 2A” dhe regjistrohej në kartotekën e dytë. Nëse gjatë përpunimit vërtetohej se të dhënat e mbledhura ishin të rreme, atëherë materiali i mbledhur asgjësohej dhe nuk regjistrohej në kartotekë.

Pra, në “përpunim aktiv 2A” viheshin të gjithë ata persona të cilat aktualisht kryenin veprimtari armiqësore kundër Partisë-shtet. Pra, përpunimi aktiv (2A) mund të ngrihej si rezultat i përpunimit paraprak ose si rezultat i aktivizimit të elementëve të regjistruar në 2B. Në kartotekën 2B regjistroheshin të gjithë personat që në të kaluarën kishin kryer veprimtari armiqësore, por që aktualisht qëndronin inaktivë. Në momentin që shikohej se ata aktivizoheshin, kalonin në përpunim aktiv 2A.

Termi kontingjent nënkuptonte të gjithë personat me të dhëna ose të vërtetuar, për qëndrimet e tyre armiqësore ndaj partisë-shtet.
Arrestimet për krime kundër shtetit kryheshin nga Sigurimi i Shtetit. Për arrestimin e një personi, vendimin e merrte kryetari i degës së punëve të brendshme, me aprovimin e zv./Ministrit për Sigurimin.

***

Nëse shohim statistikat e Sigurimit në vitet 1973-1981 për përpunimet aktive 2A për agjitacion e propagandë, vërejmë se në një hark kohor prej 8 vitesh, numri i tyre është rritur ndjeshëm. Nëse në vitin 1973 ishin 239 persona në përpunim aktiv nga Sigurimi dhe 17.767 kontigjente, në vitin 1981 ishin 683 persona në përpunim aktiv, pra rreth 296% më shumë se në vitin 1973. Ndërkohë, numri i kontingjenteve ishte rritur po ashtu disa herë, nga 17.767 në vitin 1973, në 65.383 në vitin 1981.

Ajo që bie në sy është rritja në vazhdimësi e numrave për të dyja kategoritë. Ky fenomen shpjegohet me arrestimet dhe dënimet që Enver Hoxha bëri në vitin 1974 me spastrimet e njohura në ushtri, për të kulmuar me vetëvrasjen e Mehmet Shehut. Sigurisht, që në kësi rastesh rritej numri i përpunimeve dhe kontingjenteve. Përpunimet më të mëdha janë bërë në vitin 1980, me 894 persona brenda një viti.

Vetëm nga viti 1973 në 1974, numri i kontingjenteve u rrit me 277.5%. Pra, nëse në vitin 1973 numri i kontingjenteve ishte 17.767, një vit më vonë shkoi në 67.073 persona.
Po kaq me interes dhe i mirëanalizur është edhe numri i arrestimeve për krime shteti të bërë nga Sigurimi i Shtetit në vitet 1973-1981, ku përfshiheshin: spiunazhi, drejtimi antiparti, agjitacion e propagandë, arratisja, tendencë organizimi, tendencë terrori, diversioni, dëmtimi dhe sabotimi.

Në vitet 1973-1981 janë arrestuar 3134 persona me akuzat e mësipërme. Normalisht, për këto vite kaq duhet të jetë edhe numri i të dënuarve politikë, sepse rrallë herë, madje asnjëherë, ndodhte që një i arrestuar për krime kundër shtetit të shpallej i pafajshëm. Gjithsesi, kjo gjë vërtetohet nga regjistrat e dënimeve politike sikurse edhe dosjet hetimore-gjyqësore.

Le tu hedhin një sy shifrave: arrestimet më të mëdha janë bërë në vitin 1979, në të cilin janë arrestuar 466 persona. Prej të cilëve, 69 për spiunazh, 8 për drejtim antiparti, 264 për agjitacion e propagandë, 79 për arratisje, 18 për tendencë organizimi, 2 për tendencë terrori, 2 për diversion, 17 për dëmtim dhe 7 për sabotim.

Ajo që bie në sy është që numri më i madh i të arrestuarve në të gjithë vitet i përkasin kategorive agjitacion e propagandë dhe arratisje.(Vox News)

Për më shumë, shikojmë dokumentet e mëposhtme:

 

11 Komente

  1. T
    Tomi

    Shkurt shtet me ligje e rregulla, kur nuk vertetoheshin gjerat asgjesoheshin e nuk i binin kujt ne qafe.

    1. s
      sabrima_ehhhh

      tani qe rregulla ka pasur as qe diskutohet, po qe te thuash se nuk i binin ne qafe askujt eshte perralle. Jo vetem qe i kane rene por i kan q. farefisin Jo per gje po njoh plot personalisht, qe femije vuanin per veprimet e prinderve apo kusherinjve

    2. W
      WTF was that?

      Ilir Meta pavaresisht se eshte kellire ne vitet 70 ka qene ne klase te katert fillore .edhe nese mund te jete shkruar spiun ne fund te viteve 80 kur ishte 20 vjec e komunizmi ishte dobesuar e ne prag te renies nuk eshte se ka bere ndonje dem .Pse nuk fokusoheni ne cfare ka bere si kryeminister e minister?

      1. B
        Bureto

        WTF was that? Do te thote qe duke goditur në kete pike mjaft sensitive, siç eshte bashkepunimi me Sigurimin e Shtetit, eshte gjetur rruga me e shkurter per ta nxjerre Ilir Meten nga politika. Rruga tjeter, ajo e perballjes me drejtesine per aferat e tij korruptive etj, nuk do te mungoje ne te ardhmen, as per ate dhe as per Sali Berishen, per te cilin si rruge me e shkurter u gjet ajo e "non grata"-s. Dhe mendoj se, nese do t'i arrihet ketij qellimi imediat do te ishte pa tjeter nje sukses i madh, i cili do te shenonte dhe fundin e tranzicionit problematik. Uroj qe pas shtatorit, ashtu sic edhe eshte propaganduar e premtuar, te kete nga parlamenti, inisiativa dhe miratim ligjesh per kete qellim.

        1. M
          Mal Cori

          Bravo. Këtu qëndron thelbi i problemit. Kur të gjithë po e kuptonin se komunizmit po i vinte fundi, Likja luftonte ti zgjaste jetën.... Pra bindja e tij për ti shërbyer komunizmit deri në vdekje.......

          1. H
            Hajro Lula

            Komunizmi qe i dobesuar ne vitet 80 ???? Ekonomikisht po ,por te rasnin brenda per gjene me te vogel ...mos haro se dhe kasta e Kadri Azbiut ne vitet 80 u godit .....per te mos shkuar me tej se ckrime jane bere ne kufi , pikerisht nga kjo ide qe ju zoteri thoni , kujtonin qytetaret qe shteti qe i dobet dhe mundoheshin te aratiseshin ...... atje i priste nje suprize e madhe ....smeret vesh sa kane humbur jeten ......kurse per fundin e komentit ke plotesisht te drejte ..tung

          2. k
            k

            E keqja banon në zemrën e shqiptarit,si dje ashtu edhe sot.

            1. M
              Malo

              Mos beni pjese te lojes tuaj per pushtet Publikun e gjete e aqe me teper klasen e persekutura se nuk na rruhet fare per luften tuaj te ndyre per karrige,si ju qe jeni e ata qe do vijne jeni nje Mute.

              1. F
                Fjala ime

                Dihet kush ka bashkepunuar me sigurimin e shtetit dhe mire ka bere sepse ne fund te fundit i kane sherbyer shtetit te tyre e jo si qeverite e sotme qe ne "sigurimin e shtetit" fusin dhe kontrabandiste, kriminele nderkombtar etj si psh: Damir Fazlliç. ....., por per mua ata s'kane asnje rendesi fare, rendesi ka: kush shkaterroi shqiperine, kush e vodhi dhe kushi e tradhetoi, kush e kriminalizoi per keto te 32 vjet. Ketu s'ka nevoje as per dokumenta dhe as per prova sepse beni bilancin ekonomik te shkaterrimit te prones 45 vjeçare, vjedhjen e saj, beni bilancin e te vrareve dhe te vjedhurve per 32 vjet dhe kush vazhdon ta kriminalizoje akoma edhe sot. Ju merreni me pulat e ngordhura qe te livadhisin keta, por edhe nje gje duhet te sqarojme dhe gjejme: kush jane pulat e ngordhura, kush jane "keta" dhe kush jane "ju". Pulat e ngordhura jane ata para vitet 1990, te keni siguri nga une se perveç kryehetusit kriminel Lame, te tjeret jane te vdekur e nuk ngjallen, ata qe jane gjalle sot i keni para sysh dhe po u puthni bythen.Keta jane fillo me Sali Berishe e dil tek Ilir Meta, te tjeret rrine e presin çdo ndodhe dhe s'ndihen, ndonje qe ka preshin brenda, nga halli e kruan. Kush jeni JU edhe kjo dihet, eshte populli qe s'duhet te flase por te veproje qe te zgjidhen hallet e jetes tij nepermjet sistemit qe u zgjodh gjoja demokratik. Ky popull pse vazhdon apatine per jeten e tij por nuk shkon ne dyerte e shtetit ligjor dhe ti nxjerre perjashta me prokuror e gjykates, me avokate qafederra e me noter mafiza, tu mbyll dyerte e zyrave dhe ti klere brenda deri sa te ulurijne e premtojne se do ta mbrojne shtetin ligjor , tu mbyll me hekura dyerte e shtepive dhe mos ti lere te dalin perjashta familjaret e tyre qe gezojne privilegjet dhe pine gjakun e ketij populli. Une deri me sot s'kam pare ndonje protest ne dyer te prokurorise apo gjykatave, por kerkone lemosh per tu zvarritur si krimba ashtu si deri me sot dhe ata majmen dhe mbrojne njeri tjetrin. E pate dhe degjuat Arben Krajen qe si foli ne Amerike? Ndryshe e pyesnin e ndryshe pergjigje.Pa shkoni e i bllokon shtepine ne Lalez, pa shkoni e i bllokoni deren e prokurorise, pa lereni aty pa buke e uje , te beje shurren ne poture, bashkepuntori krimit qe per faqeson edhe reformen qe reklamuan maskarenjte. BDhe e fundit eshte gjithmone armiku i popullit, i familjes shfrytezon parimin dhe veron: perçaj e sundo. Sa shqiptare perkrahin kryekriminelin qe na ka vrare e vjedhur?! Krim se i jnohe dhe me emran bastardet. Prandaj menjanon edhe keta njerez duke i braktisur nga bashkesi, pa shoqeria ka vdekur me kohe. Krimi luftohet me polic dhe gjykates, lufta fitohet me lufte , por keshtu si veprohet "qello dhe nje here pa shohesh" kemi per te shkuar ne varr duke lene prapa krimin qe s'ka nevoje per dokumenta se po na mbyt.

                1. Çapi

                  Merua sikur e paska zbut i çike gjuhen me “spiunin” Meta ?!!! Mos doli llogje kavaje edhe kjo mesele?

                  1. X
                    Xha Temja

                    Lërini statistikat, ato janë të vlefshme vetëm për studiuesit. Për popullin e rëndësishme është të dalin listat e plota të spiunëve të afishuara si listat zgjedhore. Natyrisht, kjo të bëhet me përgjegjësi ligjore të plotë, duke mbajtur plotësisht larg politikën nga kjo ndërmarje kaq e rëndësishme për purifikimin tonë shoqëror. Ligji të parashikojë ndalimin e pjesmarrjes së tyre të plotë dhe përfundimtar nga politika. Po ashtu, të ndalohet edhe pjesëmarrja e fëmijve të tyre për një periudhë jo më pak se 12 vjeçare, ose tre legjislatura zgjedhore.

                    Lini një Përgjigje