Babai i Çlirim Gjatës së PD-së dënoi me vdekje priftin Hil Gjoni se shau partinë! Berisha e bëri ‘xhelatin’ deputet dhe e vuri në krye të drejtësisë

10 Gusht 2022, 19:00Politika TEMA

Babai i Çlirim Gjatës së PD-së dënoi me vdekje

Për 32 vite me radhë, si askush tjetër, Sali Berisha ka përdorur kartën e anti-komunizmit, në funksion dhe për llogari të pushtetit, duke shantazhuar dhe bashkëpunuar me bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit, bijtë e xhelatëve dhe figurave të regjimit komunist, të cilët kanë dhënë dënime kapitale për motive politike. Ndërsa ditën, për tre dekada, ka sulmuar regjimin komunist dhe ish Sigurimin e Shtetit, Sali Berisha kundërshtoi ligjin për hapjen e dosjeve që në vitin 1992, deformoi më pas çdo ligj për hapjen e dosjeve, i konsideroi në ’91 të përndjekurit politikë si llumi i shoqërisë dhe ish të përndjekurit politikë u vetëdogjën të gjallë dhe hynë në greva urie vetëm gjatë dy pushteteve të tij. 

Sot Berisha kujtoi poetin Havzi Nela, i ekzekutua me varje 34 vite më parë në qendër të Kukësit, duke shënuar një nga krimet e fundit të regjimit komunist në shkërmoqje e sipër. Berisha tha se Havzi Nela u vra për fjalën e lirë, duke akuzuar se ekzekutimi i tij është firmosur nga Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babai i Edi Ramës, për të cilin tha se duhet të kërkojë falje. Pse Sali Berisha, dy herë non grata, përdor herë pas here edhe poetin e ndjerë për politikë?! 

Në vitet 2019-2021, Çlirim Gjata ka qenë Sekretar i për Çështjet Zgjedhore të Partisë Demokratike. Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, Gjata ishte kandidat për deputet i PD-së, ku mori vetëm 449 vota në Tiranë. Pas ndarjes Basha-Berisha, Çlirim Gjata u rreshtua në krahun e Sali Berishës dhe Foltores. Gjata sot është një nga ‘avokatët’ më të flaktë të Berishës dhe kundër vendimeve të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe për shpalljen e Berishës non grata. 

Çlirim Gjata është i biri i Rustem Gjatës, ish gjyqtar famëkeq i regjistrimit komunist. Përpos të tjerëve, siç edhe konfirmon ky dokument, Rustem Gjata, në 4 shtator të vitit 1973, ka dënuar me vdekje priftin shkodran Hil Gjergj Gjoni, me akuzën e agjitacionit dhe propagandës. Sipas Rustem Gjatës, prifti Hil Gjoni kishte sharë udhëheqësit e partisë, urrente regjimin, kryente rite fetare dhe donte Papën e Vatikanit. Ky, sipas Rustem Gjatës, ishte një krim i rëndë që duhej të dënohej me vdekje. 

Në vendimin e dënimit kapital të Hil Gjonit, firmosur nga Rustem Gjata, thuhet se Gjoni ‘ka kryer veprime të ndryshme me karakter fetar si mesha, pagëzime, rrëfime etj., duke marrë në çdo rast shpërblime të ndryshme në të holla ose në sende të luajtshme... Ai ka agjituar dhe propaganduar për një kohë të gjatë kundër pushtetit popullor, të cilin ai e ka urryer vazhdimisht. Ka sharë udhëheqësit tanë dhe ka shprehur dëshirën se, për të kishte mundësi, do t’i vriste të gjithë... Personaliteti i tij është shumë i keq, armik i vendosur, që e quan veten fajtor vetëm se nuk ka bërë më shumë kundër pushtetit popullor, si gjatë hetimit paraprak të çështjes dhe gjatë gjykimit ka mbajtur një qëndrim shumë të keq...

Ai ka pranuar të tradhtojë atdheun vetëm e vetëm t’i shërbyer Papës në Vatikan si ‘përfaqësues i Zotit në tokë  dhe si i vetmi persona që kujdeset për çlirimin e popujve dhe t’u dhënë atyre çdo të mirë’... Kjo është arsyeja që gjykata, duke marrë parasysh pasojat e rënda që kanë sjellë veprat e kryesja prej tij, si edhe personalitetin e tij shumë të keq, e ka dënuar këtë me vdekje...”. 

Berisha e bëri Rustem Gjatën deputet dhe anëtar të Kushtetueses 

‘Xhelati’ i diktaturës që kishte dënuar njerëz me vdekje vetëm se kishin sharë dhe urrenin partinë, u shpërblye nga Sali Berisha, fillimisht si deputet i Partisë Demokratike, më pas anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe më pas kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Sali Berishës nuk i interesonte shumë nëse ishe spiun apo xhelat i regjimit, mjafton t’i shërbejë atij dhe pushtetit të tij, madje sigurimsat dhe xhelatët ishin më të dobishëm për Berishën, pasi i mbante më lehtësisht në rresht, për shkak se mund t’i shantazhonte. 

Pasi kishte çuar priftin në botën tjetër, Rustem Gjata u shfaq në Kuvendin e pararë pluralist në vitin 1992, si deputet i Partisë Demokratike, madje mjaft aktiv. Në pesë maj 1992, Partia Demokratike e propozoi Rusten Gjatën si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Më pas Rustem Gjata do të zgjidhej kryetar i Gjykatës Kushtetuese për një periudhë 3-vjeçare. 

Kur u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata ishte deputet i Partisë Demokratike si dhe ishte angazhuar në hartimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese, si anëtar i Komisionit të Ligjeve. Tashmë Sali Berisha do të vendoste në krye të drejtësisë njeriun që kishte dënuan me vdekje priftin Hil Gjergj Gjoni, ndërkohë që nëpër podiume hidhte akuza ndaj xhelatëve të diktaturës për llogari të pushtetit. Sot, i biri i Rustem Gjatës, Çlirim Gjata, si për ironi akuzon Britaninë e Madhe dhe SHBA-të se janë blerë për të shpallur non grata Sali Berishën!(Shqiptarja.com)

46 Komente

  1. S
    Sigurim Kalemi

    Kush e kujton komisionin Bezhani.Ky i fundit deklaroi se Rustemi kishte nje dosje si bashkpuntor i sigurimit te shtetit por edhe nje dosje formulare ku ndiqej si agjent ne sherbim te zbulimit serb.Shkodranet ne fakt u cuditen qe Berisha e vendosi kandidaturen e tij per deputet dhe me vone kryatar i gjykates kushtetuese.Shkodranet kujtonin gjyqtarin Gjata me denimet shume te ashpra.Nese nje i pandehur mund te denohej me 5 vjet heqje lirie Rustemi i jepte 15 vjet.Po cila dosje e Rustem Gjates ishte e vertete?Ajo e agjentit ne sherbimit te serbit apo ajo ne sherbim te sigurimit te shtetit?Sigurimi famemadh i shtetit perdorte nje variant te bukur.Rustemi mbahej formalisht si bashkpunor i sigurimit por ne fakt ndiqej si agjent ne sherbim te serbit.Mbajtja ne lidhje formale si bashkpuntor i sigurimit behej per ti ulur vigjilencen Rustemit.Po perse kjo perkrahje e Berishes per Rustem Gjaten?Ka gjasa qe Berishes ne sherbim te serbit tja kete ofruar Rustem Gjaten vete zbulimi serb.Germoni ne shenimet e kryetarit te komisionit per hapjen e dosjeve zotit Nafiz Bezhani,kurse te birin e Rustemit lereni te beje kariere ne politike dhe ne majat e drejtesise shqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pensionisti i Porcelanit

      UDB!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Milica

        Okalem,idiot i lindur dhe i pasherueshëm. je prototip i atyre qe me idiotizmin e tyre bejnë autogol... pash zotin, si e ke pasur pseudonimin? Uuuuuut plehra te prodhuara nga fabrika 30 vjeçare e demokapisë.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dani

        O zotri i dashtur të gjith Derrat një turi kane Komunistat, hajduta dhe islimiket nuka kane, Fe, Bes, Atdhe, Morale, kulture, rrespeket, as nuke njohin ligj. Të gjith politikanet që na kane drejtue keto 80 vitetet e fundit kane qëne ose Komunista ose islamike dhe hajduta që të dyja bashke ose veq hajdute. Edi Rama ështe hajdute dhe islimike Erdoganist, Sali Berisha ështe Komunist, hajdute dhe vrases. ilir (Meta) ështe hajdute dhe spiun i sugurimit. Tani ti më thuaje se Kush nga këta 3 të duket më i mire? Unë besoje se të gjith jane një muttttee.. Edhe njerzit që kane afer vetit shumicen e tyre i kane si veten. Ky fare Çlerim Gjata del dhe na flet edhe për rreformen në drejtesise se si e Kane shkatrrue Amerkanet dhe Evropjanet. Kjase i thone hajduti bertet kapeni hajdutin Mose jave vini veshin se të gjith jane njerze të ligje hajdute spiun, Komunista dhe islimiket.

        Përgjigjjuni
        1. P
          PadËrhomua

          Dan , o mi gjirizesh, o plehrë e mesjetës, o kryq i zi si terr ikthinave te kishave, i rofsh bolet komunistave. E ke edukatën nga pedofilia kristiane prandaj mbjell helm dhe perçarrje por të ka shkuar koha qe kur u varoset si spiune e bashkepunëtor te pushtuesve hitlerian O menxurrë e mantelzi, ke vet êm një vend, gjirizin nga ku lindëtllloj si dhe pa të cilin nuk jetoni dot, tpuuu qelb i ketyre 30 vjetëve.Paderhomua

          Përgjigjjuni
          1. P
            PadËrhomua

            Dan , o mi gjirizesh, o plehrë e mesjetës, o kryq i zi si terr ikthinave te kishave, i rofsh bolet komunistave. E ke edukatën nga pedofilia kristiane prandaj mbjell helm dhe perçarrje por të ka shkuar koha qe kur u varoset si spiune e bashkepunëtor te pushtuesve hitlerian O menxurrë e mantelzi, ke vet êm një vend, gjirizin nga ku lindëtllloj si dhe pa të cilin nuk jetoni dot, tpuuu qelb i ketyre 30 vjetëve.Paderhomua

            Përgjigjjuni
          2. k
            kosovari

            Rustem Gjata, kur te hapen dosjet (nëse), do te rezultoje edhe agjent i dyfishte Sigurim-UDB-a. Duke qene kosovar (gjakovar), keta tipa, sidomos kur tregonin devotshmeri te madhe ndaj diktatures dhe ideologjise se saj, ishte me e lehte t'i rekrutoje.

            Përgjigjjuni
            1. Y
              Yxyxyx.

              Shumë mirë. Prandaj Shkodra gjatë 32-viteve pluralizëm voton në shumicë vetëm kandidatët e Sali Berishës. Kush mund japi përgjigjen ?

              Përgjigjjuni
              1. L
                Loni

                "Simtoma e stokholmit", ne pergjithesi e kemi si shoqeri , nuk e sheh qe ata qe e kane masakruar , degjeneruar me shume kete vend votohen me shume. Fenomeni balla ne 25 prill eshte pergjigja e duhur. Per mos ti hyre me pas historise 45 vjet diktatur edhe 32 tranzicion, se nuk kane fund shembujt.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Askushi

                  Ta jap un pergjigjen voton me bajrat e shkodres ik gris bythen tani.

                  Përgjigjjuni
                2. k
                  k

                  Këta janë ato antikomunistët që sollën demokracinë dhe shembën diktaturën. Me njerëz të degenerar,nuk mund të ndërtohet shtet ligjor.

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jorgo

                    po normal se njesj si saliu ishte spiun i dyfishte edhe i UDB-se

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gruaja e Jorgos

                      Kryeministri eshte klysh xhelati dhe spiuneje. Vetë neomarksit I verber pas parase dhe mut para te forteve.Pederast I liçensuar dhe drogaxhi esnaf.Gruaja e

                      Përgjigjjuni
                    2. H
                      Himarioti

                      Rrustem Gjatën e kam njohur kur ishte në Gjykatën e Lartë. Ka qënë një servil profesionist. Të tillë i duheshin dhe i duhen Berishës. I biri, për nga karakteri, duket komplet si i ati, Rrustemi i Junio.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mal Cori

                        Rustemi dhe Qimi, e kuptuan gabimin dhe u bënë demokratë....... . Po Edvin Kristaq Rama që nuk e kupton gabimin dhe na solli rilindjen.......

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Larg nga shteti spiunët dhe bijtë e tyre.

                          Të vjen për që qarë e për të qeshur, kur thonë se Berisha i ka përdorur spiunët dhe shërbëtorët e diktaturës komuniste. Jo zotrinj, Berisha ndërtoi shtetin e sotëm në bashkëpunim të plotë me spiunët dhe vrastarët e atij regjimi gjakatar. Janë spiunët dhe veglat e urryera të sistemit represiv komunist ata që e duan dhe mbështesin qënien e Berishës në krye të bandës PD. Kjo sepse njohin dhe vlerësojnë dashurinë e tij për këtë kontigjent gjakatar. Po se mos mbanë vetëm Çlirim Gjatën Berisha. Të gjithë njerzit afër tij janë të lidhur me 1000 fije me botën e errët të asaj kohe. Berisha është fytyra e vërtetë e diktatorit Hoxha në kohën që jetojmë. Vetëm se është kohë tjetër dhe tani nuk mund të bëjë ato që bënte Hoxha, por, po ti jepej më e vogla mundësi, do të shihnim se Enver Hoxha do të dukej si Mahatma Gandi përpara tij. Berisha është thjesht një Pol Pot.

                          Përgjigjjuni
                          1. c
                            cuf dabjoni

                            Po per ata qe udhehoqen politikisht e drejtuan ata qe zbatuan detyrat qe Pardhia i vuri Sigurimit te shtetit...si ministra ..deputetë..operativa legalë e ilegalë që ende jane ne politike deri në postet me te larta, per te mos patur demokraci por qe te vazhdojne te sundojne se bashku me oligarket A keni ndonje verejtje apo jane shoke te mire... ai doni emrat tja publikojme ?/

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Larg nga shteti spiunët dhe bijtë e tyre.

                              Cuf, nëse i ke emrat nxirri një nga një, do bëje një vepër zoti. Për këtë duam të dali ligji një orë e më parë, që listat e spiunëve të vareshin nëpër xhama, si listat zgjedhore. Të vdekur e të gjallë, të gjithë të dilnin. Dhe ligji kish për të qënë një mut nëse nuk ndalon edhe fëmijet e tyre për të paktën tre legjislatura nga dalja e tij.

                              Përgjigjjuni
                          2. F
                            Fevzo qime deri

                            Mut i jati mut i biri po me mut ai qe beri te ane kaq per keta te pa vlere.

                            Përgjigjjuni
                            1. Z
                              Zina(Zeqine) Sollaku zhulsja

                              Hale i jati, hale i biri, Saliu beri detyren qe e beri Rustem kriminelin deputet dhe kryetar gjykates lartë, po populli i kulturuar i Shkodres si ja dha votat??? TURP

                              Përgjigjjuni
                              1. Çekiçi

                                Sala te gjithë faqezit i ka mbledhë në parti Por Shqiperia ka numer te vogel faqezijshë Partija e tijë është minorancë në Shqiperi

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Paul Saddy

                                  Duke I vene perpara dosjen si bashkpuntor I UDB. RUSTEMI I Clirim gjates u vu nen urdhrat e Saliut. Kjo ishte dosja e pare e perdorur per kercenim nga shoku Sali.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shqiptari buzholle..faik konica

                                    Ja praaa....vetem 7%jane katoliket(pa Kosove,Maqedoni)...edhe s bezajne...as qe vuajten me shume gjate 5 shekujve roberi nga byrazerat e Byrazerit.Hallall Saliiii....votojeni prape o shkadrAn Sali Sheqeren

                                    Përgjigjjuni
                                    1. x
                                      xhema

                                      Dihet Sali non grata keta kriminel perkrahu dhe i ngriti ne deryre per te mbuluar krimet dhe vjedhjet qe beri.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Çekiçi

                                        O Sali kafsha tregoja popullit firmat tuaja per spiunimet qe i ke bë në monizem Tregoj firmat tua per vrasjet qe i ke bërë pas monizmit Tregoje firmen tende per vrasjen e Azem Hajdarit vrasjen e Remzi Hoxhes per vrasjen e Ilir Konushevcit per vrasjen e familjes Haklaj Kernaja Mulosmani per vrasjen e Hazir Malaj Trrgoj firmat tua per vitin e kobshem 1997 Tregoj firmat per Gerdecin per 21 janarin Ke ne dosjet tua firma te shumta per krime vrasje vjedhje spiunime dhe dhunime REÇI PO TE PRET

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Doni më komunistat?

                                          E çu kënaqëm, ha ha ha ha! Nxirrini të palarat e PD, PS, dhe LSI se i njëjti brum janë, ish komunisto-spiuna.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Loli

                                            Po more Mero plehu, Rustem gjata ishte GJYQTAR dhe ate pune kishte . Por Kristaqi ishte ARTIST dhe si i tille KURRE nuk duhej te firmosze per vdekjen e nje Artisti . Krahasimi nuk qendron fare !!!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Anonim

                                              DHE NE PUSHKATIM KA QEN DAJA I ILIR REXHEP SPIUNIT MESO MIR SE JE DRU ME PRE SI VRAU GJYSHI DHE I JATI SALES PRIFTIN SE PA SHEQEREN DUKE U SHKUAR ME SERBIN E VRAN PAS KRAHEVE . AJDE NE VICIDOL MESO INJORANT.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. D
                                              Drejtësia e vonuar

                                              Edhe ky e ka pas te jatin,me baba serb,dhe po ashtu pyesni Salplehun,pe per inicialet

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Spiuni I Enverit

                                                Dihet qe Rrusta Ka qene bashkepuntor I sigurimit dhe UDBse jugosllave

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Shkodran prej Puke

                                                  Per Havzi Nelen , meqense Berisha kishte marre mbas bithet te githa mediat, jane te lutur te gjejne policin Sahit Ibra, te cilin Havziu e ka gjujte me pistolete, i ka hy plumbi ne goje dhe i i ka dale midis nofulles se poshtme.....dhe per kete e kane denu e jo per poezite e famshme te tij... Po ketu ne vendin tone keta jane Heroj si puna e Shkurte Pal Vates.....

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Arber iliri

                                                    Rustem Gjata eshte e vertete se ishte agjent i Sigurimit dhe njekohesisht ndiqej si agjent i UDBse.Kjo eshte e dokumentuar ti japi pergjigje Saliu pse e promovoi.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. J
                                                      Jeronim Bazo

                                                      Rustem Gjata eshte spiun I UDB , kontrolloni mire ne dosjet e sigurimit se do gjeni cudira nga keta tipat qe sollen DemoNkracine.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. D
                                                        Demo

                                                        Ne jemi një pseudo demokraci Për 32 vjet na drejtojnë komunistët vetëm se me emra të tjerë Është bashkëpunimi i ngushtë me agjenturat e huaja i spiunëve të vjetër Salserbi e ilir Rusi që nuk po na lenë të qetë të bëhemi dhe ne si të gjithë popujt e tjerë që dolën nga komunizmi. Do Zoti dhe mer hak

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. D
                                                          Demokrati

                                                          Hivzi nela një terrotist, spiun, vrau një polic në krye te detyrës dhe plagosi një tjetër me armë pa leje meritonte dënimin maksimal sipas ligjeve të kohës. Në atë kohë po të vrisje një njeri, dihej fundi i vrastarit në gjyq. Këtë fakt e dinte i madh dhe i vogël. Çudia është me mbetjen gjallë të fosilit komunist karikature, salih vampirit, që bën propagandë me kriminelët, i përkrah dhe i quan viktima. Rustem Gjata, i ndjeri, babai i Çlirim Gjatës, ka qenë gjyqtar i asaj kohe dhe ka ndëshkuar me vdekje, ky është një fakt. Çudia vjen prapë tek salehu: i biri i Rustemit, "Çlirimtari" në krahun e djathtë të salehsiqen foltores, një qenbirqeni na bën moral për demokracinë! Pika pse s'të bie, o salehsiqen?! Ty të ka rënë pika dhe damllaja, po nuk ke sy të shikosh. Ec saleh, ec bandit! Po të pret radha 3-karrigia 3!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. L
                                                            Lenci bira

                                                            Djali i gjakatarit te drejtesis Rrustem Gjates hund derri Clirim ,kure salih bin laden e futi ne funksione te PD ne 1991 une si i persekutuar barbarisht nga rregjimi ku babi i tij me dore hekurt denoi me pushkatim shume miq te mi, tani hund derrit Clirim ben moral demokracie perkrah terroristit non grata dhe njeiut me te rrezikshem ne ballkan salih bin ladenit, Pra ne 1991 kure keta kriminel zaptuan PD jam detyruat te perkrah PS ku beri cfare ishte e mundur pet shtresen e persekutuar, FALEMINDERIT EDI RAMA

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. M
                                                              Malo

                                                              Jane artikuj qe na zgjojne kujtesen,do ishte shume mire qe mos te dalin si kundra peshe per te ballancuar denimin e Kritaqit pe Nelen,por te dilni me disa propozime per nje ligje qe hape te gjitha dosjet e Ish sigurimit.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. L
                                                                Lajthia

                                                                Rustem Gjata është agjent i UDB-SË jugosllave dhe ka shumë materiale per të:Ai është arestuar ne mënyrë të fshehtë nga Sigurimi i Shtetit per 14 dite dhe ka pranuar që i shërben UDB-SË : Pranoj bashkpunimin me Sigurinë e Shtetit dhe mbahej në lidhje formale për të zbuluar aktivitetet e tij armiqesor:Ai u be tmeri i klerit katolik në Shkodër duke dhënë denime maksimale për ta deri ne pushkatim

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. G
                                                                  Gopi zina(Zeqine) sallasja

                                                                  Sala e beri detyren, e vuri kandidat, habia eshte me shkodranet qe e votuan kete kriminel dhe spiun??? I biri, Çimi eshte me i lig dhe injorant e bythelepires se i ati. Mut i biri, mut i ati, mut ai qe beri tëanë

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. D
                                                                    Dakord

                                                                    Per te gjithe ata qe shpesh pyesin ç'jane keta te shkolluar qe i vene mbrapa berishes, pergjigjia eshte: JANE TE GJITHE ME DOSJE. Kaq e thjeshte eshte. Duhet kerkuar per baben e belind kellicit se edhe ky cun i kulturuar e ka nje hall qe rri aty

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. K
                                                                      Koli

                                                                      Po kto qe shkojne pas birit te Kristaqit çjane? Apo te gjithe me semundje mendore si kryetrimi??

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                    2. e
                                                                      eshrefzeneli. Com

                                                                      Ky hori se nuk mund te perdoret fjalet e edukates per te ka lindur spiu i UDB dhe i rregjimit te Enver Hoxhes , pas saj te mendoni qe eshte miku me i ngusht i Sali Berishes dhe e kuptoni kush eshte dhe Saluu .

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. D
                                                                        Demokrati me shpresë

                                                                        I biri Kristaq Ramës dallon si dita me natën i krahasuar me këta laro si salehu, meta me bandat e tyre. Copë-copë e mori në dorë qeverisjen Rama më 2013, pa një lek në arkë, pa një rezervë në magazina, i vjedhur dhe i rrënuar shteti nga bandat e salehut dhe të metes së metë, ekonomia në zgrip, energjitika në kolaps, drejësia ishte vetëm për oborrin e salihorrit etj. etj. Ram mundi dhe ia doli. Përballoi situatën mjerane të financave, përballoi tërmetet shkatërrues, arriti të forcojë lidhjet me aleatët, realizoi reformën në drejtësi, përballoi pandemi kolerën dhe vazhdoi investimet në shëndetësi, energjitikë, në elektronikë, në turizëm, në rrugë strategjike dhe ka ndryshuar faqen e Shqipërisë. Opozita dhe mender haldjeja ish president vetëm sabotime, shpifje, mohime, baltosje, sharje dhe një herë të vetme nuk u panë në pozicion normal kombëtar. Më thoni, kush është i denjë nga këta horra, që të zerë vendin e Ramës?! Salipështirosja, nongrata!? I meti meta? Kokëmadhje mona?! Mos është drini kryemadhi? -Asnjëri! Rama ka nevojë për mbështetje, për njerëz me shpirt atdhetar, të sakrificës dhe të bashkëpunimit. Opozita, pa asnjë përjashtim, nuk është aspak bashkëpunuese, përkundrazi është antishqiptare.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. l
                                                                          lilian nikky

                                                                          Emri im është Lilian N. Kjo është një ditë shumë e gëzueshme e jetës sime për shkak të ndihmës që Dr.saguru më ka dhënë duke më ndihmuar të kthej ish-burrin tim me magjinë e tij magjike dhe dashurie. Unë isha e martuar për 6 vjet dhe ishte shumë e tmerrshme sepse burri im me të vërtetë po më tradhtonte dhe po kërkonte një divorc, por kur hasa në emailin e Dr.saguru në internet se si ai ka ndihmuar kaq shumë njerëz të kthejnë ish-in e tyre dhe ndihmoni për të rregulluar marrëdhënien. dhe i bëjnë njerëzit të jenë të lumtur në marrëdhënien e tyre. Unë ia shpjegova situatën time dhe më pas kërkova ndihmën e tij, por për habinë time, ai më tha se do të më ndihmojë në çështjen time dhe ja ku po festoj tani sepse burri im ka ndryshuar totalisht për mirë. Ai dëshiron të jetë gjithmonë pranë meje dhe nuk mund të bëjë asgjë pa dhuratën time. Po e shijoj shumë martesën time, çfarë festë e madhe. Do të vazhdoj të dëshmoj në internet sepse Dr.saguru është me të vërtetë një magjistar i vërtetë. A KE NEVOJË PËR NDIHMË PASTAJ KONTAKTONI TANI MJEKUT SAGURU ME EMAIL: [email protected] Ai është e vetmja përgjigje për problemin tuaj dhe ju bën të ndiheni të lumtur në marrëdhënien tuaj. dhe është gjithashtu perfekt në 1 MAGJI DASHURIA 2 FITO ISH BACK 3 FRUTI I MATrës 4 PROMOVIMI I SHPEJTËSISË 5 MBROJTJA DREJTISTIKË 6 SPELL BIZNESI 7 SPEL PUNË E MIRË 8 DREJTIVAT E LOTARISË dhe GJYQËSORE

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. P
                                                                            Postjeri

                                                                            Cim Gjata spiun I udb

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. P
                                                                              Postjeri

                                                                              Cim Gjata spiun I udb

                                                                              Përgjigjjuni

                                                                              Lini një Përgjigje