
Avokati i njohur Idajet Beqiri ka folur për çështjen më të nxehtë në politikën shqiptare ditët e fundit, nëse ish-presidenti Ilir Meta ka qenë apo jo bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, si edhe raporti mes kreut të Partisë së Lirisë dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhje e cili u ka mbijetuar krisjeve historike. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ai ka zbuluar për herë të parë detaje nga një takim me Ilir Metën nga fundi i vitit 1995.
Beqiri e akuzon ish-presidentin Meta se e ka spiunuar tek Sali Berisha dhe Bashkim Gazidede, ish-kreu i SHIK në atë kohë për planin dhe qëndrimin e tij për ta arrestuar. Beqiri tha se, vetëm për ato deklarata në kafe që diskutoi me Metën, u dënua me 15 vjet burg. Gjithashtu, avokati i ka numëruar krimet e rënda dyshes Meta-Berisha. “Berisha vrau një popull të tërë në vitin 1997.
Berisha ja treguar se për pushtetin e tij, për interesat korruptive të familjes së tij, është vrasës i pashpirt. Vrau në 2 prill 1991, vrau në Gërdec, vrau në 21 janar, vrau atdhetarë të shquar si Remzi Hoxhën, prokurorin Xhevat Hana, Dritan Priftin, Trebickën, Olldashin e dhjetëra të tjerë. Për rrjedhojë nuk ka sesi të "kursej" Ilir Metën”, tha ai ndër të tjera.
-Avokat Beqiri, në Shqipëri është rikthyer debati për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për shkak se Autoriteti i Dosjeve në një letër drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, aludon se ish-Presidenti i Shqipërisë, tanimë kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka qenë spiun i ish-Sigurimit. Sa qëndron ky pretendim sipas jush?
Debati për dosjet e ish Sigurimit të Shtetit ka qenë, është dhe do të mbetet "molla e sherrit" në politikën shqiptare. Kjo përbënë në fakt "Thembrën e Akilit" të pisllëkut politik që u mboll në dhjetorin e vitit 1990 dhe që ka sjellë dhe vazhdon të sjellë në këtë vend konflikte të rënda, mosmarrëveshje, intriga, harxhim energjish kombëtare për gjëra që i sjellin veç dëme Shqipërisë dhe shqiptarëve, destabilitet permanent të vendit, dobësim deri në kufijtë e inegzistencës të disa institucioneve të rëndësishme të shtetit etj. Pluralizmi politik në vitet 90' u vendos dhe u formësua pikërisht prej ish Sigurimit të Shtetit, nën kontrollin rigoroz të ish Presidentit të Republikës Ramiz Alia.
Opozita e atëhershme, domethënë PD-JA dhe dy parti të tjera, u krijuan dhe në krye të tyre u vendosën njerëz me dosje, ose njerëz të besuar të ish Sigurimit të Shtetit. Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit për personat që u përfshin në komisionet nismëtare për krijimin e PD-SË dhe dy partive të tjera "opozitare" të asaj kohe ju dhanë në dorë Sali Berishës, me "garancinë" që dosja e tij dhe e vjehrrës së tij, si agjentë të dyfishtë të UDB-SË së Serbisë dhe të ish Sigurimit të Shtetit të Shqipërisë, të mos hapeshin dhe madje të zhdukeshin sa më shumë gjurmë të tyre në to. E kam njohur Ilir Metën qysh pas grevës së urisë të studentëve. Nuk dallonte në asgjë për të qenë dikushi në Lëvizjen e Dhjetorit 1990! E vetmja "cilësi" e tij ishte besimi që kishte ish Sigurimi i Shtetit tek ai!
Promovimin e Ilir Metës në politik e bëri vetëm Sali Berisha, i cili askënd nuk ka promovuar në politikën me fuqi në vendimmarrje, pa patur në duart e tij për ta dosjen e ish Sigurimit të Shtetit, si bashkëpunëtorë ose si person me shërbime konkrete. Unë i besoi Autoritetit të Dosjeve lidhur me sa ka zbuluar për Ilir Metën, sepse i besoi vetes që di shumë mirë mbi bazën e cilave "merita" Sali Berisha e hodhi Ilir Metën në PS, duke e bërë deputet nga hiçi si dhe duke marr garanci nga Fatos Nano që Ilir Meta të ishte Numri 3, pas Prof. Servet Pëllumbit në PS dhe Numri 2, pas Fatos Nanos në krye të ekzekutivit të Shqipërisë. Kam prova konkrete, kam përjetime personale, kam pohime të Fatos Nanos kur ishim në Burgun e Bënçës në vitin 1996-1997, të cilat tregojnë se Autoriteti i Dosjeve nuk flet pa baza dhe pa e patur përpara dosjen e Ilir Metës me "kontributet" konkrete për ish Sigurimin e Shtetit.
-Dakord, por po flasim për Ilir Metën, njeriun që ka dominuar politikën shqiptare prej më shumë se 30 vjetësh. Kështu që me të drejtë kushdo pyet, si ka mundësi që Meta u ka shpëtuar filtrave të verifikimit të kryera nga institucionet ligjzbatuese në vend?
Ju thash më sipër, pluralizmi dhe demokracia në Shqipëri në vitet 1990 nuk erdhën natyrshëm, si në Poloni, bije fjala. Ne nuk kishim një disidencë të formuar dhe të organizuar për të krijuar opozitën shqiptare. Nuk e la Ramiz Alia këtë disidencë dhe elementët e saj të ngrinin kokën. Ish Sigurimi i Shtetit u kalli atyre datën, duke u futur dyshimin nëse ishte e vërtetë apo ishin në ëndërr për përmbysjen e regjimit komunist! Në këto kushte të ashtuquajturat "filtra" për pastrimin e politikës shqiptare nga ish-bashkëpunëtorët dhe kontributorët e ish-Sigurimit të Shtetit, ishin në duart e të komanduarve nga Ramiz Alia në krye të shtetit dhe të partive politike. Ata, posaçërisht Sali Berisha, kishin ndikim absolutë mbi Komisionin "Mezini" dhe Komisionin "Bezhani". Për rrjedhojë spostuan, duke u hapur dosjet disave "të pavlerë" për t'a, por i fshehën dosjet e veta, të Ilir Metës etj me radhë, të cilët i kishim dhe i kemi me bollëk në Kuvendin e Shqipërisë, në administratën publike, në institucione e borde, në partitë politike.
-Menjëherë pasi plasi kjo "bombë", Meta nxitoi dhe sulmoi Autoritetin e Dosjeve, ndërkohë që këmbëngul se është i pastër dhe se e gjitha është një sajesë politike e ushqyer nga kryeministri Edi Rama. Tani kë duhet të besojmë ne Metën apo Autoritetin e Dosjeve?
Populli thotë "Paguan një dhe hynë në valle, paguan një mijë dhe nuk del dot". Një njeri normal, kudo në botë, i cili ka një karrierë "fatlume", si Ilir Meta, i cili "meritë" të vetme në këtë jetë ka të qënurit kontributor i ish-Sigurimit të Shtetit dhe të qënurit të tij "qen besnik me dosje i Sali Berishës", pasi konsumon edhe postin e lartë të Presidentit të Republikës, nuk i duhet më kryetarllëku i një SHPK-je me emrin LSI, që u bë PL! Zinte një qoshe dhe bënte ndonjë bamirësi me floririn dhe pasuritë kombëtare që u grabiti shqiptarëve. Mirëpo Berisha e do në lojë, ndaj ja tundi edhe një herë dosjen në fytyrë dhe i tha "ec Like, hidhe vallen deri në fund me mua dhe për mua"! Sulmi i Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve është mjeran, i pa bazë dhe mbi të gjitha, i pabesueshëm.
Mjafton fakti që shqiptarët të pyesin veten se për çfarë cilësish, për çfarë të kaluare, për çfarë mençurie apo intelektualiteti u bë Ilir Meta deputet, Kryeministër, Kryetar Kuvendi, President Republike etj, dhe pa e parë fare dosjen e tij dalin në deduksioni e palëkundur se veç të qënurit të tij si ish bashkëpunëtor dhe kontributor i ish Sigurimit të Shtetit, si dhe i të qënurit të tij "këlysh i Berishës", asnjë meritë tjetër nuk ka. E kam thënë edhe një herë tjetër, por jo me detaje, se jam një prej viktimave të Ilirit dhe të kolegut të tij deputet të PS, të cilët më spiunuan te Berisha dhe te ish Shefi famëkeq i SHIK, Bashkim Gazidede. PUK në ato vite ishte Partia e 3-të në vend për nga numri i votave. Ishim pozicionuar shumë fortë si Parti opozitare kundër Berishës dhe pushtetit absolut të tij, në koalicion me PS. Ishte fundi i vitit 1995. Në përbërjen e Qeverisë hije të Nanos, Ministria e Brendshme do t'i jepej Partisë tonë. Ilir Meta dhe Kastriot Islami më thirrën për një kafe një mbasdite, aty ku është "Kalsbergu", pranë Gardës së Republikës.
Ilir Meta më provokoi se çfarë do të bëja unë, si ministër i Brendshëm i mundshëm pas zgjedhjeve të majit 1996, me Sali Berishën, që ishte President i Republikës me mandat 5 vjeçar, domethënë do të ishte 1 vit President në qeverisjen Socialiste. Me Kushtetutë atëherë Presidenti kishte në kompetencë shpërndarjen e Kuvendit dhe Socialistët e kishin këtë frikë, pasi harbutëria dhe papërgjegjshmëria e Berishës ishte e tillë, që brenda mandatit të tij 5 vjeçar, t'i linte Socialistët vetëm një vit në pushtet dhe pastaj të shpërndante Kuvendin dhe të shpallte zgjedhjet e parakohshme. Dihet tashmë përgjigja ime e sinqertë sesi do të veproja për arrestimin e Sali Berishës para se ai të ndërmerrte këtë hap. Qëndrimi im i shkoi menjëherë Gazidedes dhe Berishës, për rrjedhojë para se të zhvilloheshin zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, unë u arrestova dhe u dënova me 15 vjet burg!
-Pse Ilir Meta nuk po e bën transparente dosjen e “Sigurimit”, ndonëse pretendon se është 1 mln për qind i pastër?
Misionarët e së keqes, spiunët në përgjithësi, kusarët dhe të korruptuarit deri në majin e thoit, as skuqen dhe as zverdhen. Ata edhe kur i zë me presh në dorë, siç është zënë Ilir Meta, nuk është preshi im, thonë!
-Kuvendi i udhëhequr nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike (pjesa e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj), ka nisur ndryshimet në ligjin e Dosjeve, Dekriminalizimit dhe Lustracionit, me qëllim, nxjerrjen përfundimisht nga politika të personave që ka qenë spiunë apo bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit. Si ju duket kjo iniciativë dhe a mendoni se do ketë sukses?
Nisma të tilla ka patur shumë, por asnjëherë nuk janë finalizuar me një paketë serioze ligjore. Ka munguar vullneti i të dy palëve për t'i nxjerrë fundin llumit të dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit. Nismat ligjore kanë qenë të tipit "individual", jo parimor. Për rrjedhojë janë prekur vetëm ata individë që nuk u përshtaten të dyja forcave politike, por duke lënë të pa prekur kryebosët me dosje gjëmëbërëse, nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, deri te deputetë dhe drejtues të partive politike etj. Të shohim tashmë draftin që do të përgatitet, a do e pastroj përfundimisht plagën kanceroze, apo përsëri do të bëhet sa për bujë dhe kapital politik.
-Në korridoret e politikës ka zëra se dosjen e Metës e hodhi në "treg", Ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili thuhet se ka pasur akses të plotë mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në vitet e largëta 1992-1997. Ju si mendoni?
Një pjese të kësaj pyetje ju përgjigja më lartë. Në fakt Ilir Meta në raport me Sali Berishën "ka kërcyer prifti nga belaja"! Duke patur në duart e tij dosjen e pistë të Ilir Metës, Berisha shpesh herë i ka bërë shantazhe atij. Në këto kushte Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi e kanë mbajtur me plotë "konsiderata" Saliun, deri me të ashtuquajturën "e kemi pikë të dobët doktorin", ndaj nuk ja kanë prishur edhe nuk ja prishin kur Saliu ka bërë krime të llahtarshme dhe ende vazhdon të bëj... Ilir Meta, i trembur për vdekje nga "non grata" e pritshme, bëri një përpjekje të dëshpëruar për t'u distancuar nga Berisha, sikurse e kemi ndjekur fill pasi dorëzoi me turp Presidencën. Berisha që ka punuar dhe punon vetëm me dosje, hodhi gurin dhe fshehu dorën, duke u munduar të lajë veten me të ashtuquajturin "Ilir Murati"!
-Po nëse e marrim të mirëqenë faktin se dosjen Ilir Metës ja ka nxjerrë ish-kryeministri Berisha, madje një aludim të kësaj natyre e ka ngritur edhe kryeministri Edi Rama, që ka deklaruar pak ditë më parë se: "Saliu hedh gurin dhe fsheh dorën", më lejoni t'ju pyes se çfarë ka dashur dhe çfarë përfiton kreu i "Foltores" nga ky skandal, pasi mos gaboj Meta dhe Berisha janë miq të vjetër me njëri-tjetrin?
Sali Berisha vrau një popull të tërë në vitin 1997. Berisha ja treguar se për pushtetin e tij, për interesat korruptive të familjes së tij, është vrasës i pashpirt. Vrau në 2 prill 1991, vrau në Gërdec, vrau në 21 janar, vrau atdhetarë të shquar si Remzi Hoxhën, prokurorin Xhevat Hana, Dritan Priftin, Trebickën, Olldashin e dhjetra të tjerë. Për rrjedhojë nuk ka sesi të "kursej" Ilir Metën! Ai kërkon të sfumoi "non gratën" e tij, me këtë gjëmë kaq të madhe të ish Presidentit të Republikës, me qëllim që ndërkombëtarët të thonë "të gjithë politikanët shqiptarë njëri me hale se tjetri qenkan"...!
-Ish-presidenti Ilir Meta një ditë pasi u zhvesh nga kostumi i Kreut të Shtetit, "shkriu", Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe krijoi Partinë e Lirisë. Si ju duket kjo lëvizje?
Janë përpjekje të dëshpëruar. Ilir Meta e di fare mirë që koha e tij dhe e Sali Berishës kanë perënduar. Ata janë dy kufoma që nuk bëjnë më hajër në Shqipëri. Një popull i tërë i urren për vdekje. Për t'i bërë qejfin Saliut dhe për t'i shprehur besnikërinë në poshtërsi, meqenëse se Saliut i pëlqen fjala "Liri", e bëri edhe këtë gjest!
-Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë premtuar se do të bashkëpunojnë fort me njëri-tjetrin, me qëllim rrëzimin e qeverisë. A besoni se do të kenë sukses?
Qeveria rrëzohet me votë. Shqiptarët i dhanë mandatin e tretë Socialistëve. Duke qenë në krye të opozitës Saliu dhe Iliri, Socialistët e kanë të garantuar edhe mandatin e katërt. Ndaj është interes i madh kombëtar zhdukja nga faqja e dheut e dyshes keqbërëse dhe komike Berisha-Meta dhe riformatimi i një opozite të re shpresëdhënëse për të qeverisur nesër.
-Po rikthimi i Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, pa folur ende Gjykata, si ju duket?
Një akt banditesk më duket. Një mesjetar në psikologji, një person që nuk ka asnjë haber dhe respekt për shtetin, institucionet dhe ligjet, me metoda dhe me mjete mesjetare cubiste, mbledh bajrakun e tij dhe thotë "unë jam PD, unë jam Kryetari që kam tapinë e PD-së". Besoj dhe shpresoj se Gjykata e Apelit do t'i jap këtij vandali mësimin e radhës...
-Ju zoti Beqiri, ndër vite keni hedhur akuza të forta ndaj binomit Meta-Berisha, të cilët i akuzon se janë përfshirë n? vrasje, zhvatje, afera kriminale, trafiqe, pastrim parash, etj. Mund të na riktheni në vëmendjen e publikut disa prej këtyre akuzave që janë përfshirë ish-kryeministri dhe ish-presidenti?
Krimet e Sali Berishës dhe të Ilir Metës janë të shumta. Të dy kanë bërë korrupsion të lartë shtetëror, kanë vjedhur gjysëm për gjysëm floririn e rezervave në Kërrabë, janë kapur me presh në dorë, të filmuar, në afera korruptive miliona euro, kanë bërë vrasje të shumta për motive korrupsioni, hakmarrje dhe deri krime kundër njerëzimit me furnizimin e makinerisë genocidiste të Sllobodan Millosheviçit me armë e karburante kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Shumë shpejt do jua dëgjojmë të dyve "krismën", duke u vënë në bankën e të akuzuarve për dhjetra e dhjetra krimet e rënda të kryera si bandë, organizatë dhe struktura kriminale. Pa u ndëshkuar krimet e rënda të dyshes famëkeqe Berisha-Meta, i gjithë faktori ndërkombëtar, posaçërisht SHBA dhe BE, të jenë të bindur se shqiptarët nuk do të kenë qetësi, prosperitet, liri dhe demokraci të vërtetë dhe funksionale.
-Pak ditë më parë, Britania e Madhe zbuloi se kishte shpallur ish-kryeministrin Sali Berisha "non grata". Si ju duket ky vendim?
Kur të shpall "Non Grata" SHBA dhe Anglia, quhesh përfundimisht i vdekur politikisht, moralisht dhe ekonomikisht. Janë vendime që pasqyrojnë shpirtin e përvëluar të Shqipërisë dhe të shqiptarëve prej këtij satrapi antishqiptar.
-A ka ardhur koha që institucionet e drejtësisë shqiptare të nisin hetimet për personat e shpallur "non grata" nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe?
Hetimet janë hapur. Procedimet penale kundër Sali Berishës në SPAK janë të shumta. Përpjekjet që bëjnë segmente të caktuara brenda SPAK për të zvarritur marrjen e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij si të pandehur dhe për të dërguar çështjet në gjyq për t'u gjykuar, janë të përkohshme dhe drejt agonisë...
-Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja dhe kryetarja e BKH, Aida Veizaj ndodhen për një vizitë zyrtare në SHBA. Çfarë pritet të sjellë në Shqipëri treshja e lartë e SPAK-ut që ndodhet në Uashington?
Treshja e lartë e SPAK-ut u thirr në SHBA për t'u dhënë ultimatumin e fundit që të mos luajnë më me zjarrin, sepse kanë filluar të djegin veten dhe Shqipërinë. Për rrjedhojë... Zoti na ruajt çfarë dimri po vjen mbrapa...
-Në përfundim dhe duke ju falënderuar, për shkak se si gjithmonë jeni shterues dhe i drejtpërdrejt, më lejoni t'ju pyes se a ka ardhur koha të shkojnë pas hekurave "Peshqit e Mëdhenj" dhe kush janë ata?
Peshqit e Mëdhenj nuk kanë të mbaruar në këto 32 vjet në Shqipëri. Zullumet janë aq të mëdha, sa burgjet e sigurisë së lartë nuk i nxënë dot të gjithë. Por para tyre radhën e kanë dy "Peshkaqenët e Mëdhenj", Berisha-Meta, pa hequr këta "këmbën zvarrë", nuk ka asnjë efekt lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri, nuk do të ketë sukseset e pritshme reforma në drejtësi...
Je shumë i saket në konstatime zoteri Beqiri Iliri dhe Sala janë kriminelet më te mdhenjë qe ka patur ndonjiherë Shqiperija Më veprat e tyre makabre kan bërë rezervimin gjerë sa te jenë gjallë per te jetuar në REÇ
Ore Biqir, mire qe po del po na ben te vuajturin po ku ishe me para ti mor palaco qe ti akuzoje ne kohen e duhur dhe del tani si mi gjirizi dhe ben heroin Mos na hap barkun o qaraman po mblidhi faktet se e quan dhe veten avokat dhe shko dhe depozitoji ne SPAK apo prokurori si e gjithe bota e qyteteruar dhe mjaft me kurvlliqe te tipit enverist me deklasime dhe armik populli. Si puna jote jane mbi 90% e ish-shkerdhatave e bythqireve te sigurimit te shtetit dhe me pas u shendrruat ne demokart... qe akoma dalin verdall pazarit per te blere vota tek ky pis milet ... per mua kurva si puna jote o Biqir duhen cu ne shtepi publike ose kuplara qe i thu ti Dego faktet dhe provat ne SPAK dhe nqs Kraja pa shtyll kurrizore nuk te jep te drejten athere dil dhe uluri sa te dalin mushkrite me te drejte lluku lluku babashtahhhh Biqirrrrr
Je shumë i saket në konstatime zoteri Beqiri Iliri dhe Sala janë kriminelet më te mdhenjë qe ka patur ndonjiherë Shqiperija Më veprat e tyre makabre kan bërë rezervimin gjerë sa te jenë gjallë per te jetuar në REÇ
Doli dhe sot ky gam gami enverist?
KY NUK ESHT ENVERIST PO E KA FUTUR NE BURG AI HITLER SHPELLARI KARAXHICI VICIDOLIT TEND AI B.Q. YT ME KOMPANIN E SHPELLAREVE TE ARDH NGA GOPI SEMES KU ZBRET DHIA ME FRENA DORE .
Said bin Brrisha Para se te jete rrangalle, ishte cope muti, por askush sja merr seriozisht ngerdheshjet. Ka 30 vjet qe turfullon sikur do bej namin, pastaj perfundon qe te ha mutin. Porta Potty-n e Rames ka vendosur te bej, deri sa ti dale shpirti. Ashtu sic votoi i sodomizuar Reformen e Edvinit, poshte kembeve te ambasadore e qe zgerdhiheshin, pasi i kishin perdhunuar drejtesine e tij gjingjoniste. Vetem nje i pafytyre dhe lavire le te perdhunohet politikisht dhe shkelet me kembe deri ne kete pike. Eshte tipiku i orjentalit pordhac, harbut, i korruptuar, histerik, halabak, tribal mesjetar. 30 vjet qe fshihet prapa perdhunuesve dhe horrave tropojane qe mban dhe leshon si zagare. 30 vjet qe fshihet pas partise. 30 vjet qe fshihet pas karriges. 30 vjet si frikacak moterqir, ka sakrifikuar dhe hedhur drejt gremines ushtrine, shtetin, Shqiperine, drejtesine, PDne, per te mos mbajtur kurre si cdo burrshtetas, pergjegjesine e aksjoneve te veta perballe drejtesise. Gjithcka e ben nga grykesia, karakteri halabak dhe frika. I nis gjerat gjoja me terbim dhe Tufan, pastaj perfundon te bej gojoren e Milloshevicit, Janulles, ambasadoreve, shushunjave qe polli, qe i kaleruan dhe qine pushtetin. Shet territore tek greku, voton Bollanon e Agimit te Arte ne Himare, furnizon Milloshevicit me nafte, nga 1 miljon refugjate lute, nuk strehoi nje kosovar te vetem ne shtepi, nje berishist i vetem se shkoi te hedhe nje pushke ne Kosove etj, etj. Prandaj eshte i denuar per se gjalli te shijoje gropen e mutit ku e hodhi ate dhe familjen e tij, historia, Amerika dhe Perendimi, ne pritjen e tmerrshme te gjaksve dhe drejtesise qe pergjojne ti thyhet trau i fundit i kalbur qe e mban Haklajt po rriten , halla i qendron prane
Avokat Beqiri, në këtë artikull ke folur për krime të tradhetarit Sali Berisha dhe zagarit Ilir Meta që të gjithë i dinë, që janë folur dhe perfolur me mijra herë, të cilat, janë krime shumë të tmerrshme, por aq shumë është folur dhe debatuar per keto krime nga të gjitha gazetat keto 20 a 30 vite, që keto krime po kthehen dalngadalë në çeshtje ordinere, dhe kur flitet sot per keto krime, duket sikur po flasim per një aksident rrugor. Ju z. Beqiri duhej dhe duhet të flisni si avokat dhe person i njohur publiko-politik, duke treguar se në çfarë nivel drejtesie aktuale në Shqiperi, apo në diku në botë, është duke u trajtuar dosja e kriminelit Sali Berisha. Si avokat, ju duhet ti spjegoni popullit të thjeshtë dhe dum-baistave të kriminelit dhe tradhetarit Berisha, që krimet e tij nuk kanë perskripcion. Avokat Beqiri, më habitë një gjë në ketë artikull, ku ju, megjithse jeni në dijeni me imtesi, nuk keni folur per urdherin, planin, organizimin e krimit të mbetur në tentativë të tradhetarit Sali Berisha, për të bombarduar Ambasaden Amerikane në Tiranë, krim ky, që në "peshoren" Amerikane peshon njësoj sikur ta kishte bombarduar. Ju z.Beqiri, pse nuk flisni për këtë krim, dhe pse nuk flisni per Izet Haxhinë, që ishte personalisht ai, që nuk e zbatoj urdherin e tradhetarit terrorist Sali Berisha, duke e ndaluar ketë krim....?!!! Pra, populli i thjeshtë pret nga ju disa fjalë të tjera për këtë kriminel, duke treguar ku është rruli i drejtesisë apo i Amerikës, që do shtypi ketë tradhetar të kombit Shqiptar, ketë klysh kurve, ketë spermatozoid Serbi.
E kan kercenuar avokati beri burg nga sala .
Doli edhe ky sigurimsi tjeter.Ta qifsha gruan e gocen mu ne pish ty dhe te gjithe te ngjashmeve te tu
DHE TY KINA KU TI KESH SHPELLAR JUA BENTE MIR XHAXHI SJU LINTE NE TIRAN DERI NE MILOT VINIT SE FELLIQNIT TIRANEN PLEHRAT SI TY DHE SALI GERDALLA U SHOFT RACA E SHPELLAREVE.