Begaj në Prishtinë: Mbështesim aspiratën e Kosovës për anëtarësim në NATO

15 Gusht 2022, 12:07Politika TEMA

Begaj në Prishtinë: Mbështesim aspiratën e Kosovës

Presidenti Bajram Begaj ka nisur vizitën e tij zyrtare në Kosovë, me ftesë të homologes Vjosa Osmani. Në konferencën e përbashkët për mediat, Begaj tha se është i lumtur që viziton shtëpinë e Shqiptarisë dhe e vendosi theksin te mbështetja që Shqipëria i jep Kosovës për anëtarësimin në NATO dhe të gjitha organizatat e rëndësishme ndërkombëtare.

“Jam shumë i lumtur për ftesën tuaj. Vij në shtëpi. Në shtëpinë e shqiptarisë. Aty ku shtëpia është e zotit dhe e mikut. Dy dialekte dhe një gjuhë. Dy republika dhe një komb. Kjo është harta jonë patriotike për rrugën drejt Brukselit. Së bashku fituam luftën dhe bashkë do të luftojmë për të ruajtur paqen.

Kjo është motoja në çdo kulm kulle dhe çdo pëllëmbë të kësaj toke që quhet Dardani. Asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun dhe vetëflijim e shqiptarëve në mbrojtje të lirisë dhe identitet kombëtar nuk do arrijë të zbehë përpjekjen. Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha Begaj.

Më tej Kreu i Shtetit deklaroi se Shqipëria qëndron në krah të Kosovës dhe përshëndeti “maturinë e autoriteteve për mënyrën e menaxhimit të situatës së 31 korrikut” në Veri të /Kosovës, ku zbatimi i reciprociteti nga Prishtina zyrtare nxiti zemëratën e serbëve lokalë, që sulmuan me armë policinë e Kosovës.

 

 

 

 

 

3 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Politika botërore pa të arsyeshme një vizitë të tillë ku nuk ishte e nevojshme për vëndin tonë, por ka takime që janë të dobishme për ne dhe ka takime që vlejn për aleatët tanë. Adaptohemi

    1. N
      Njeri i humbur

      Mer nje shami per te mbuluar gruan se nuk lejohet atje pa shami . Po krahinen e kosoves gjete si vizite te pare o merhum njeri i humbur

      1. B
        Bythqiret e Janulles

        Ja pra do mari shembull nga mamaja jote qe qarkullon pa shamije , nuk ve as shami dhe as breke ....per shami kuptohet pse nuk ve mamaja jote , se eshte e emancipuar , qe qarkullon pa brek ....ke gje per te na then ??? Apo te jete ne gadishmeri per cdo rast qe i vjen ......

      Lini një Përgjigje