Ish-deputeti Fatbardh Kadilli i quan teatër Primaret e Sali Berishës në Partinë Demokratike. Një falsitet që sipas tij nuk e ndryshon realitetin e sondazheve, humbjen e qartë të opozitës në gjendjen që është aktualisht, në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Por duke folur për Report TV, në “Studio Live”, ai parashikon se edhe pse do humbasë, Berisha nuk do e lëshojë PD-në. Kurse për partitë e reja politike të sapokrijuara, kujton se kanë një problem madhor, “delirin e madhështisë së kryetarëve të tyre”, që tani “zihen për mikrofonin dhe radhën e të folurit”.
“Këto Primare nuk përcaktojnë se kush do jetë deputet, por janë falsitet për të legjitimuar pjesëmarrjen në zgjedhje, nga e cila zoti Berisha do bëjë listën përfundimtare. Është gënjeshtër kush thotë se janë Primare, nuk janë. Protestat janë pozitive dhe unë i mbështes dhe i kam mbështetur. Por nuk duhet fokusuar vetëm te protesta. Primaret janë teatër i Berishës dhe ai do bëjë listën që do.
Por protestat bëhen vetëm për një qëllim, për të krijuar entuziazëm fals dhe mbuluar të vërtetën. PD ka dalë nga misioni i opozitës. Denoncimin e bën dhe media dhe opozita nuk duhet të mjaftohet vetëm aty. Nuk duhet të mjaftohet vetëm te premtimet, por edhe te alternativa. Apo opozita që zihet me njëra-tjetrën, partitë e vogla që zihen për mikrofonin”, thotë Kadilli.
Ish-deputeti mendon se Berisha tashmë e ka mbaruar misionin e tij, ka dështuar dhe se do i humbasë zgjedhjet, por e parashikon se edhe pse do humbasë më 11 Maj nuk do e lëshojë PD-në.
“Nuk sjellin asgjë të re, as me protestë dhe as me zgjedhjet në parti. Berisha ka dështuar me protestat, pjesëmarrja e ulët dhe vijon e ulet më tej. Ia la partinë Bashës si ato rrapat e vjetra, që dikur lihej fëmija aty dhe pastaj vinte e merrte babai. Këto janë mashtrime të rënda dhe dështim. Duket që te sllogani, “është radha jonë”. Çfarë do të thotë kjo? Pasi e vodhën socialistët, tani e kanë radhën për të vjedhur demokratët? Berisha tradhtoi opozitarizmin. Berisha do i humbasë zgjedhjet dhe do mbetet kryetar i PD”, thotë ai.
Më tej apelon vetëm për bashkim nëpërmjet ndryshimit të lidershipit. Vetëm bashkimi i të gjithë opozitës, përfshi edhe partitë e vogla, mund të krijojë një realitet të ri.
“Besimi se duke mos ndryshuar opozitën do rrëzoni Ramën, është falsitet. Ndaj them që të ndryshojë opozita, një opozitë e bashkuar. Nga Arlind Qori dhe deri te lidershipi i PD. Por realiteti është se ka tre realitete opozitare: PD, partitë e vogla të vjetra opozitare dhe mozaiku i partive të vogla e të reja, kopjo e të keqes, kryetarë partie që zihen për mikrofonin dhe dalin e debatojnë me njëri-tjetrin, kur debatin e kanë me Ramën. Por egoja, deliri i ka mbytur, edhe vetëkënaqësia, sëmundje e vjetër politike.
Por këta e dinë se s’janë në lojë dhe shpresojnë se do hyjnë, thonë hajde ta provojmë, ambicie për karrierën e tyre. Ndaj e quaj tradhti të misionit opozitar. PD është e braktisur, më larg se kurrë qytetarëve, më larg se kurrë opozitarëve. Gjithmonë e kam thënë dhe e them për të mirën e PD dhe opozitës, duhet bashkim, madje edhe Basha e Berisha të bashkoheshin kohë më parë, por po shohim se Basha po bën parti, e bëri edhe me zotin Alibeaj”, analizon ai në Report TV.
Edhe pse është pesimist, Kadilli beson se po të bashkohen, ka kohë për të ndryshuar gjendjen, vetëm nëpërmjet bashkimit të faksioneve.
“Ka mbetur fare pak kohë, por përsëri ka mundësi për bashkim. Bashkimi nuk bëhet duke iu nënshtruar Berishës, por me modelim të ri. Unë jam për një bashkim të këtyre fraksioneve opozitare në një, të heqin nga vetja për të mirën e opozitës. Të ndryshojmë vendin dhe të mos e lëmë në dorë të Edi Ramës”, përfundon ish-deputeti.
O Kadill hund pinok, bashkohu me baxhanakun Kreshnik Spahiu dhe Enkeled Alibehajn dhe bëni një parti. Edhe ti për USAID-in ke punuar
Opozita e percare do humbase ne 2025, do bisedoje mes vedit ne 2029 dhe do bashkohet ne 2033 per te ardhur ne pushtet.
O Kadill goditjen dhe humbjen e sigurte te Saliut vetem qorrat qe i bejne fresk nuk duan ta shohin . Nuk e kuptojne ae Saliu ka pjerdhur jo vetem se nongrada nuk i hiqet po edhe sepse nva do qe shkon i mbush breket me mut e mban ere 3 km larg sado qe rri me pampersa . Cudia eshte me ca qorra e memeca qe akoma besojne tek primaret e Saliut kujtojne qe me kalimin e moshes ka ndryshuar .
Cdo gje ne jeten e vampirit te veremosur eshte teater, per mbrojtjen me cdo kusht te gjese se vjedhur. Keshtu jane edhe artikujt qe shkruan ne shtypin amerikankan ku perpiqet ta paraqes veten si engjell. Keshtu ka qene gjithnje dhe kjo ju ngarkon me pergjegjesi ju sylesheve qe I mbajtet xhaketen per 3 dhjetvjecare. Madje ca vemje akoma vazhdojne te shpresojne tek ai. Djalli ju marte pjella vampiresh!
Flitet qe ne Gjermani ka shkuar per te blere nje vile diku afer viles qe i ka dhuruar mbeses 16 vjecare ne gjermani per ta patur gati.pas humbjes apokaliptike qe do.pesoje ne 11 maj 2025 qe u pa qarte dhe ne sondazhin e fundit Zaloshnja. Pas 11 majit 2025 kur sovrani do flase per here te 9 gjate 12 viteve per perbindeshin e vicidolit kesaj radhe per here te fundit dihet se ai.do dale perfundimisht nga politika dhe do ti bashkohet shoqates se pensionisteve te Londres qe i bene dhe nje vizite ditet e fundit nen kujdesin e laraskes se Zhulalit me turinjte si te kalit qe kaloi ne orgazem gjate takimit shume te perzemert te disa 80 vjecareve ne foltoren e vicidolit.
Mos u lodh kot o Kadill. Ka halle te tjera Rama tani e ska terezi te te paguaje edhe ty, a se shikon qe po nderpriten fondet gjitandej ? Besoj se nuk je aq budalla sa te mos e kuptosh se nuk behet fjale per fitoren apo humbjen e Berishes por per mbijetesen e popullit opozitar ne Shqiperi.Nuk beso se populli opozitar do te pranoje te lere atedheun e te pareve e te dale refugjat sepse dikujt i pelqen te vjedhe apo te bleje zgjedhjet, pasi dihet se nqs KM merr perseri pushtetn atehere popullit opozitar nuk i mbetet rruge tjeter vec emeigrimit masiv.
Cfare flisni ore,Kadillit t'i lepini ju prapanicen Kadilli s'ka nevoje as per deputet e as per rroge deputeti e per beneficet qe jep kjo karrige. Baskeshortja e Kadillit ,nje grua shume e afte ,shume e zgjuar ,e shume e ditur( Shqiperia nuk e di e nuk mburret me te)eshte zyrtare shume e larte,po shume e larte ,e nje organizate te madhe te OKB.kjo e ka bere ate akoma me te pavarur nga plehrat e politikes . Prandaj kur flet Kadilli ,degjojeni