Kë të besojmë? Endri Shabani: Dash Sula nuk do jetë në listat tona

14 Mars 2025, 19:40Politika TEMA
Kë të besojmë? Endri Shabani: Dash Sula nuk do jetë në

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se deputeti i PD-së, Dashnor Sula, nuk do të jetë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë të koalicionit të drejtuar nga Adriatik Lapaj.

Shabani tha se arsyeja që emri i tij ka qarkulluar në lista, ka qenë për shkak të një diskutimi paraprak që është zhvilluar, pasi Sula u tërhoq nga listat e PD-së.

Ai shtoi se pavarësisht mos-arritjes së një dakordësie, ruan një respekt të veçantë për disa deputetë të PD-së, përfshi edhe Dash Sulën, si dhe për kreun e LZHK-së, zotin Dashamir Shehi.

“Ne duam të konsolidojmë drejtësinë. Çdo njeri që mbështet SPAK është i mirëpritur. Çdo njeri që mbështet garën në shoqërinë shqiptare, është i mirëpritur të bashkohet.

Çdo njeri që nuk ka qenë pjesë e çetës që ka vjedhur Shqipërinë, është i mirëpritur të bashkohet. Dashnor Sula nuk do jetë pjesë e listave tona.

Emrin nuk e ka, ka pasur një diskutim paraprak dhe për këtë arsye ka figuruar emri i tij në lista. Personalisht kam vlerësuar punën e zotit Dash Sula, që është nga të vetmit që ka folur për fermerët, që ka folur pro SPAK.

Kur ka treguar gatishmëri për të bashkëpunuar, e ka pasur derën e hapur”, tha Endri Shabani për gazetaren Loneta Progni.

Vetë Dash Sula u shpreh pasi nuk u kandidua nga PD, se ka arritur marrëveshje për të kandiduar për koalicionin e drejtuar nga Adriatik Lapaj.

Tani nuk dimë kë të besojmë.

3 Komente

  1. P
    Patrioti

    Ke hall se te zbut ne dajak maloku endrush?

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ashtu sic la lulin e vocerr

      Hahaaaa,nuk e besojne dot Dashin, iken prap me Salushin

      Përgjigjjuni
      1. l
        lavdosh

        po listat jane ne KQZ, informacion publik. Merr nje minute kohe per ta verifikuar o pseudo gazetar

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje