“Keni ende shumë për të parë”, Rama-opozitës: Votoni rezolutën anti-korrupsion e mos e bojkotoni, askush s’e ndal

27 Maj 2024, 13:42Politika TEMA
“Keni ende shumë për të parë”,

Kryeministri Edi Rama ftoi nga foltorja e parlamentit opozitën që të votojë rezolutën anti-korrpsion të paraqitur prej Partisë Socialiste seancën e kësaj të hëne.

Rama në fjalën e tij theksoi se rezoluta bëhet me qëllimin për të ngritur një front të ri të shtetbërjes dhe luftës ndaj korrpsionit që do ta anëtarësojë Shqipërinë në BE në vitin 2030.

Kreu i qeverisë tha se askush nuk mudn ta ndalë që kjo rezolutë të miratohet, ndaj apeloi opozitën të bëhet pjesë e votimit dhe e komisionit të posaçëm që do të ngrihet më pas.

“Unë do ta mbyll me dy nënëvizime kyçe, e para është për shqiptarët. Ne jemi shumë të vetëdijshëm që korrupsioni në Shqipëri është një kancer i trashëguar qysh nga shoqëria otomane dhe deri te kapitalizmi gjysmak i tranzicionit, të cilin qeveria jonë me vizion, reforma dhe me heqjen dorë nga kontrolli politik i drejtësisë ka nisur ta zmbrapsë, por ende nuk e ka mundur dhe prandaj korrupsioni është një fenomen shqetësues.

Ja pse ne dhe jo dikush tjetër vijmë sot në parlalment me këtë nismë, e cila dëshmon qartë se kjo forcë politike në qeveri nuk ka asnjë kënaqësi apo lodhje me pushtetin, por ka një të atillë fuqi për ndryshimin e vendit dhe vetë ndryshimin e vahzdueshme që e bën të jetë e vetmja opozita serioze e vetëvetes.

Të dytën e kam për deputetët jashtë PS, thirrja ime është votojeni sot dhe po nuk e gjetët këtë forcë, mos e botojeni nesër… Sa herë që u kam thënë në këtë sallë kthejuni memories… jo se jam më i zgjuar dhe i zoti se ju, por sepse ju s’keni dashur ta mësoni se vendimmarrjet me shikimin deri te hunda jote, rrugën e shkurtër e bëjnë pafundësisht të gjatë, ndaj ne jemi këtu e ju atje, shëndet me mend në kokë uroj se keni ende shumë për të parë. Flamuri i Shqipërisë do jetë gati të ngulet në oborrin e BE, në Bruksel”, tha Rama mes të tjerash.

3 Komente

  1. T
    Toni

    O mik...vetem Spak eshte shume pak...ne njerezit e thjeshte na duhen vite per seance e pare te gjyqit...gjykata e apelit administrative kam 6 vite pa asnje seance e gjyqtaret thone duhen dhe 6 te tjera...kush e ka provur ne kurriz me kupton

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli

      Jua the po kujt ja the sepse ata jane dru me pre

      Përgjigjjuni
      1. E
        Evisa

        Po ky sillet dhe flet si një monark absolut!! Si mundet që një kryeministër ti drejtohet opozitës me tone kërcënuese dhe e urdhëron të bëjë ato që thotë ai pa diskutimin më të vogël? Ç'është kjo rezolutë dhe pse nuk është botuar paraprakisht si draft, me qëllim që opinioni publik të jetë i njohur me qëllimet e këtij drafti? Ç'të keqe do t'i vinte draftit dhe projekt rezolutës nëse dilte në dritë të diellit para se të votohej për të në parlament? A ka qënë pjesmarrëse opozita në hartimin e saj? Të operosh siç bënë kryeministri, kjo dukshëm është jo vetëm për t'a fyer dhe injoruar opozitën, por si qëllim të vetëm është të përvetsosh suksesin e kësaj reformë dhe t'a paraqesësh opozitën si një organizëm tradicional bllokues, prej së cilës nuk buron kurrë asgjë e mirë. Kjo sjellje kaq provokuese do të tregoj se gjithçka e mirë që bëhet në këtë vënd ka për autorësi qeverinë dhe anasjelltas çdo e keqe buron nga opozita. Në terma realë, kjo është një politikë e egër përjashtuese, një mbrojtje pothuaj gati terroriste e sundimit absolut të PS dhe individit në krye të saj. Rama me fanatizëm do të krijojë bindjen se opozita është bërë aq e panevojshme me qëndrimet që mban, sa duhet injoruar tërësisht. Por harron se kontributi i tij për qëndrimet e skajshme dhe deri në absurditete të opozitës janë frut edhe i përpjekjeve të tij sistematike të qëllimshme, dinake dhe të pashpirta, për t'a fyer, poshtëruar, dhe denigruar atë, qëndrime këto të stilit fashist qeverisës.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje