Kina sjell në shqip botimin e veprës së dytë të "shokut Xi Jinping". Botuesi: Do sjellim libra të tjerë

10 Mars 2024, 21:30Politika TEMA

Kina sjell në shqip botimin e veprës së dytë të

Botimet kineze nisën të merrnin më shumë vëmendje gjatë kohës së pandemisë, por jo pak edhe tani që konfliktet politike e rendisin mes vendeve të fuqishme që krizat botërore i ka menaxhuar mirë.

Vëllimi i dytë i veprës së presidentit “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës” rrëfen pak më shumë mbi pikëpamjen bashkëkohore të Kinës për zhvillimin dhe marrëdhëniet me shtetet mike.

Në këtë vepër, lexuesit shqiptarë mund të kuptojnë vërtet se modernizimi i stilit kinez është një modernizim që merr pritshmëritë e njerëzve si forcën e tij të brendshme lëvizëse, një modernizim që fokusohet gjithmonë në interesat e një numri më të madh njerëzish dhe një modernizim që ndjek zhvillimin gjithëpërfshirës te njerëzit.

Ambasadorja e Kinës në këtë takim ka vlerësuar edhe punën e përkthyesve për këto dy vëllime të para të veprës. Që nga publikimi i tij në 2017, versioni shqip i librit ka marrë vëmendje duke ofruar një “dritare mendimi” për të lexuar dhe kuptuar Kinën. Libri është një dëshmi e gjallë e shkëmbimeve kulturore Kinë-Shqipëri dhe të mirëkuptimit të ndërsjelltë të qytetërimeve.

Në vitet 1960 dhe 1970, njerëzit e të dy vendeve shkruajtën një histori të bukur miqësie. Pavarësisht se situata ndërkombëtare ka pasur ndryshime, sot në shekullin e ri, marrëdhëniet kino-shqiptare ruajnë një prirje të shëndetshme dhe të qëndrueshme, liderët e të dy vendeve mbajnë komunikime te mira, bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar vazhdon të thellohet.

Në vitin 2023, vëllimi tregtar Kinë-Shqipëri kaloi 1 miliard dollarë amerikanë dhe Kina është bërë partneri i dytë tregtar i Shqipërisë. Të dy vendet nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në turizëm dhe marrëveshjen për heqjen e vizave, duke lehtësuar shkëmbimin e njerëzve midis dy vendeve.

Ky vit shënon 75 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me miqtë tanë shqiptarë për të organizuar një sërë aktivitetesh për të ngushtuar distancën mes dy popujve.

Nga ana tjetër botuesi Hida siguron se botimi i vëllimeve të tjera do të plotësojë panoramën e një kulture dhe politike të vendit mik. Dy vëllimet janë preanztuar nga ambasada kineze si një ndër motivet e para të eventeve kulturore që do të mbahen gjatë këtij viti në tiranë, për të festuar 75 vjet miqësi mes dy vendeve.

4 Komente

  1. M
    Mhalla

    Botursi HIDA: ...vendi mik?!?!? Botuesi është ministria e jashtme shqiptare???? Apo botuesi e ka emrin Dung Cend Çu?

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgo

      Falminderit shoku Hida.... sapo ta blej do ta vendos siper veprave te Maos dhe ne krah te vepres se Sh. Dulle "Shenime per Kinen"

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loro

        Sado moderne te behen Kinezet,,,ne Shqiperi jane e vetmja koloni qe kishim Dikur ,edhe Filma ju dergonim ….kopjacer dhe Pisa ..komb Zhuls ,,,produktet kineze edhe ne komunizem nga halli i kishim por cilesia zero….Shoku XI te kam Dhi…punonte nje Shkodran dikur 3 kinez ne Vau Dejes ,,nje e Kishte Emrin Qi dy te tjeret Dhim ,,,nje dite e thret Drejtori se pse nuk Po realizohet Pllani i dites ,,,,dhe Shkodrani i thote Drejtorit se me nji te Qim e Dy te Dhim nuk ka si me e realizu pllanin….

        Përgjigjjuni
        1. B
          Ben

          Kush i ben keto botime ne Shqiperi? Cfare u duhet kjo Shqiptareve apo te mesojne perseri komunizmin?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje