Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, thotë se procesi i rinumërimit të votave, provoi një proces zgjedhor tërësisht të dështuar.
Ndoka deklaroi se ne patëm një proces tërësisht të dështuar dhe se futja e duarve në kutitë e votimit, treni bullgar, janë prova alarmante që këtë proces e bëjnë nul.
Sipas tij, Partia Demokratike po e çon deri në fund njollosjen e këtij procesi, me provat dhe faktet që po dalin.
"Rinumërimi është një goditje përfundimtare ndaj procesit, qeverisjes dhe sistemit. Një faj të konsiderueshëm ka dhe opozita, pasi opozita është institucion që garanton procesin, kontrollon 100% të kutive të votimit, por asnjëherë nuk e merr kurajon.
Është momenti ta themi që komisionerët partiakë kanë dështuar, disa e kanë shitur shpirtin, pasi komisionerët e PD kanë të drejtën e firmës, sy dhe mendje për të kontrolluar procesin.
Ajo që bie në sy, është se kemi një sistem zgjedhor tërësisht të dështuar dhe problematik, që dy partitë kryesore e kanë bërë mes tyre në mënyrë bipolare, për të mos lejuar futjen e forcave të reja politike.
Vetëm nga ky sistem, dy qarqet staliniste Fieri dhe Vlora i kanë dhënë mazhorancës 13 mandate, që këtu je me një sistem të pabarabartë. Është krim zgjedhor. Kemi disa goditje që kjo mazhorancë ka bërë.
E para kemi një vendim antikushtetues të kësaj qeverie që iu jep pensionistëve dy pagesa për zgjedhje, kemi faljen e gjobave, kemi ndërhyrjen e grupeve kriminale, administratën zgjedhore. E kemi të gjithë tablonë e madhe se çfarë është bërë para kutive.
Ka shumë rëndësi kur një votë e qytetarëve është devijuar. Partia Demokratike po e çon deri në fund njollosjen e këtij procesi, me provat dhe faktet që po dalin.
Nuk ka rëndësi nëse ndryshon rezultati apo jo, por iu tregon qytetarëve shqiptarë dhe opinionit ndërkombëtar se me këtë qeveri dhe me këtë sistem nuk bëhen zgjedhjen.
Këta kanë blerë edhe komisionerët e opozitës. Duhet të jetë një proces që të zbulohen me emra."
Perla e Ndokes:Po u rinumeruan fletet e votimit do te thote qe rezultati eshte i njejte.
O Nard hunderro po ato pensionistet demokrate qe kishin marre sipas teje pensionin nga Edi Rama kush i detyroi tek kutia qe te mos votojne vampirin me 7 koke o hunderr i neveritur. Nuk i ha populli perrallat tuaja o monster e foltores.
O ministri i shendetesis po ty nuk te ka blere Berisha po ti je dhe ke qene idjot mercenar kurrrrrrrrrrr te fitoj nocin Salushi ti je ministri i haleve suksese me vallizimin.
Po jep mende TORNITORI NARD,po ku ke qene deri tani dhe na tregon trena e vagona dhe flete per proces zgjellor dhe ligjishmeri politikani Nard pa shkolle dhe injorant,trego nje here sa vota mori partia jote ne zgjedhje pastaj jep mend o Nard LESHI.
Cari nard ju shpjegon
"Kur bie shi, toka laget..". Profesor, doktor, shkencëtar, filozof Ndok Nardi. Nëse do të kuptosh nivelin e një populli, midis të tjerave shiko edhe politikanët që ka në krye dhe veçanërisht opozitën, sepse është opozita që kërkon ndryshimin, që përpiqet të paraqitet më lart sesa qeveria, që ofron alternativa të reja, projekte, plane, programe, etj. Dhe shikoni çfarë ka në opozitën shqiptare, Ndok Nardi, Nul Moka, Vokshi, Paloqja e company. Ja pra ça populli jemi, lejojmë në politikë fundërrina të tilla. Kështu që mos prisni rotacion, Rama do kalbet në pushtet..