Komisionerja e BE-së, Marta Kos sot në Tiranë! Takim me Ramën dhe përfaqësues të drejtësisë

13 Mars 2025, 10:02Politika TEMA
Komisionerja e BE-së, Marta Kos sot në Tiranë! Takim me

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos do të vizitojë sot Shqipërinë për herë të parë ku priten disktutime me autoritetet shqiptare mbi procesin e anëtarësimit, realizimin e kërkesave për reformat dhe projektet e financuara nga BE. 

Komisionerja ka mbërritur në Kryeministri në orën 09.30 ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama, kryenegociatoren Majlinda Dhuka, kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali si dhe përfaqësues të opozitës.

Më pas në rreth orës 10.40 së bashku do të kenë një konferencë për mediat.

Takime komisionerja do të zhvillojë edhe me drejtuesit e institucioneve të pavarura të drejtësisë si dhe me ato nga organizatat e shoqërisë civile dhe studentët e Kolegjit të Evropës dhe Universitetit të Tiranës.

 

1 Komente

  1. V
    Veri

    Marta Kos kur te lere shqiperine do jete bere Marta Dhalle.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje