
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Prishtinë. Në aeroport ai u prit nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Xhemal Minxhozi.
Me rastin e nisjes së turit të tij ballkanik në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit, Rama ka të konfirmuar një takim me Vjosa Osmanin dhe Glauk Konjufcën në Kosovë, ndërsa me Albin Kurtin ende nuk ka një konfirmim.
Në konferencën e përbashkët të zhvilluar po këtë të enjte me me homologun nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, Rama tha se nëse do të takohet apo jo me kryeministrin Kurti përgjigjen do e jepte nga Prishtina.
Megjithatë ai ushpreh se kishte ende shpresë që Kurti nuk e ka harruar Kanunin dhe do e presë kur të shkojë në Kosovë.
Zj. Presidente e Kosovës Vjosa Osmani! Z. Kryetar i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca! Mos i ndotni zyrat e institucioneve të shtetit tuaj duke lejuar Edi Ramën të futet në to! Ndalojani hyrjen në territorin e Kosovës sepse për tokën Dardane ai është në mos më i rrezikshëm po aq i dëmshëm sa vëllai i tij Aleksander Vuçiç! Ai që desh të copëtojë Kosovën për interes të Serbisë! Ai që vuri traun e ju gjobit sa herë shkelni territorin e Shqipërisë! Ai që mbron Vuçiçin në kancelaritë e Europës dhe shan Kosovën sa herë i jepet rasti! Ai që desh të zhbëjë Kosovën përmes Ballkanit të Hapur! Ai që nuk dënoi kidnapimin e tre efektiveve të policisë së Kosovës brenda territorit të saj! Ai që nuk dënoi agresionin e forcave speciale serbe që shkelën marrëveshjen e Kumanovës! Ai që e ofendoi rëndë Kosovën duke gjuajtur gurë ndaj qeverise se dhe kryeministrit të saj përmes ish Presidentit Amerikan. Ai që nuk e ka mbrojtur Kosovën në asnjë rast që ditën që është bere kryeminister i Shqiperise! Ai që demek hoqi dorë nga Ballkani i Hapur por të njëjtat të keqija do ti inkorporoje në procesin e Berlinit! REFUZOJENI!
me budalla se ai nuk ka
me shume ka bere rama se kurti per kosoven
Urojme te takohen dhe gjerat te qetesohen
Albini duhet te dale ta takoje
Ky takime duhet bere me patjeter,se duhen mbajtur me tjeter marredhnie te shkelqyera midis dy vendeve
Ska pse mos te ulen e te bisedojn per te ardhmen e vendeve tona
Albin dit e takoje se po mos te ishte per kete kush e di ku do ishe