Rama: Së shpejti takim informal në Tiranë me miqtë e BE, kanë nevojë për ne siç kemi ne nevojë për ta

6 Korrik 2023, 13:19Politika TEMA

Rama: Së shpejti takim informal në Tiranë me miqtë e BE,

Në 16 tetor Shqipëria do të mikpresë samitin e Berlinit dhe kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovacevski tha se po punohet që ky samit të shënojë rezultate konkrete

“Po punojmë me karcelarinë në Berlin e po diskutojmë me Komisionin Europian në Bruksel”, tha Rama. Gjithashtu ai foli për një takim informal në Tiranë ku pritet të kenë prezentë dhe miq të BE-së

"Së shpejti do të kemi një tjetër takim informal ku do të jenë prezentë miq të BE-së për të diskutuar konkretisht planin. Na duhet ky plan na duhet mbështetja dhe e meritojmë.

Që të mos shihemi thjesht si ata që i bëjnë detyrat vetëm por dhe kontribuojnë. Sot më shumë se kurrë është e qartë se BE ka nevojë për ne siç kemi ne nevojë për ta”, shtoi Rama.

2 Komente

  1. B
    Buda

    Shume shpejt Shqiperia do te quhet vendlindja e nje burri te madh shteti europian!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shakaxhiu

      Hahahahaha ???? ???? ????

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje