Ndërtimi i rrjetit modern të gazifikimit në Shqipëri, Begaj niset drejt Azerbajxhanit

6 Korrik 2023, 10:10Politika TEMA

Ndërtimi i rrjetit modern të gazifikimit në Shqipëri, Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është nisur ditën e sotme drejt Republikës së Azerbajxhanit, ku pritet të zhvillojë një vizitë shtetërore me ftesë të homologut të tij, Ilham Aliyev.

Më 7 korrik, Presidenti Begaj do të pritet në një ceremoni shtetërore nga Presidenti Aliyev, ndërsa në fokus të takimeve që do të zhvillohen, do të jetë bashkëpunimi dypalësh, si dhe interesi i ndërsjellë në ndërtimin e një rrjeti modern të gazifikimit në Shqipëri.

Gjithashtu, vend të rëndësishëm në diskutime do të këtë edhe zbatimi i projekteve për shpërndarjen e gazit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera të rajonit.


Në përfundim të takimeve dy krerët e shteteve do të mbajnë deklaratat reciproke për media.

2 Komente

  1. a
    ai qe la dhite dhe u be zabit

    Ky cop mish i djallezuar dhe i formezuar i teri,nga afeksioni i marrosur,ndaj pushtimit denatyrues te Anadollit,shkon dhe kapercen Europen,per ti kthyer viziten diktatorit te eger islamist aziatik,atij Azerbajxhanas. Tani presidenca shqiptare,funksionon si nje rezidence,ne funksion xhamije te shteteve diktatoriale islamike aziatike,Pak me tej i ben karshillek rezidenca e kryevezirit,qe i beri peshqesh ketij vendi,Baromin e vogel qe e beri te madh.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Oh sa kom qesh

      Kush behet President dhe kryeminister shkon tek bankmati ne Ajzerbaxhan, aty i pret nje diktator hunderr qe nuk mbahet mend kur ka ardhur ne pushtet, por per interesa te gazit eshte bere Demokrat Nderkombetar, nga BE dhe Amerika.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje