INTERVISTA/ Mero Baze: Nga pesë shtete të Ballkanit, Ramën nuk do ta presë vetëm një kryeministër shqiptar 

5 Korrik 2023, 19:29Politika TEMA

Albin Kurti  që deri dje fliste për Bashkim Kombëtar sot flet  kundër bashkëpunimit kombëtar 

 

INTERVISTA/ Mero Baze: Nga pesë shtete të Ballkanit, Ramën nuk do

Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, thotë ne nje interviste per ABC News me gazetaren Juli Kristafi, se refuzimi i Albin Kurtit për të takuar Edi Ramën në Prishtinë buron nga fakti se Albin Kurti nuk e duron dot Edi Ramën si përcjellës të mesazhit të Perëndimit. Ai e pranon Edi Ramën vetëm  si ushtar kundër Perëndimit.

Baze thotë se Albin Kurti nga ithtar i Bashkimit Kombëtar, është katandisur në një idhtar të mosbashkëpunimit kombëtar. Ai thotë se Kurti gjithë urrejtjen me Shqipërinë e ka vetëm pse nuk e kanë votuar, por e kanë turpëruar duke i dhënë 300 vota me 2021, kur me delirin e udhëheqësit mbarëkombëtar erdhi të pushtonte Shqipërinë.

Lidhur me “Ballkanin e Hapur”, Baze thotë se ai është një proces tërësisht perëndimor dhe parimet e tij reflektohen tek Procesi i Berlinit. Mos vazhdimi i tij nga Shqipëria ka të bëjë me faktin se një prej aktorëve kryesorë të atij procesi, Aleksandër Vuçiq, i ka shkelur ato parime në Veri të Kosovës, ku bashkë me Albin Kurtin po përshkallëzojnë situatën drejt luftës.

Për këtë arsye Procesi i Berlinit është më imponues dhe më autoritar, por jo i ndryshëm nga “Ballkani i Hapur”.

Në komentin e tij për refuzimin e Albin Kurtit për të takuar Edi Ramën Baze tha:

“Kur Edi Rama e ftonte të takohej për Ballkanin e Hapur ai thoshte jo, mund të takohemi vetëm në kuadrin e Procesit të Berlinit, tani që e fton për Procesin e Berlinit thotë jo mund të takohemi vetëm në mbledhje të përbashkëta qeverie, që janë në fakt mekanizëm i Ballkanit të Hapur, pasi mbledhje qeverie Rama ka bërë dhe me Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Pra thjesht Albin Kurti nuk e duron dot Edi Ramën si përcjellës të mesazhit të Perëndimit. Ai e pranon Edi Ramën vetëm si ushtar kundër Perëndimit. Natyrisht nuk ka për ta pasur.

Edi Rama pas kësaj mund të shkojë në Kosovë, mund të takohet me presidenten Osmani, kryetarin e Kuvendit apo partitë politike. Por nuk është fundi i botës që nuk takon Albin Kurtin. Edhe ashtu nuk kanë ndonjë gjë për të sqaruar. Janë të qartë secili në punën e vet. Njëri me Perëndimin e tjetri kundër tij. 

Ai do të shkojë në pesë shtete të rajonit. Do të takojë katër kryetar shtetesh sllavë. I vetmi kryeministër që ka refuzar ta presë është Albin Kurti.

Në raport me Shqipërinë ai po ashtu ka bërë një evoluim rrënjësor, që dëshmon imazhin e gënjeshtërt te tij.

Ai hyri në politikë si  ithtar i Bashkimit Kombëtar, ndërsa tani është partizan i mos bashkëpunimit kombëtar. 

Dhe gjithë urrejtjen me Shqipërinë e ka vetëm pse nuk e kanë votuar, por e kanë turpëruar duke i dhënë 300 vota me 2021, kur me delirin e udhëheqësit mbarëkombëtar erdhi të pushtonte Shqipërinë. Prej asaj dite Shqipëria për të është një vend më i urryer se Serbia. Shqipëria për të ka bërë krim që nuk ka pranuar për udhëheqës Albin Kurtin.

Nëse Kosova e lidh fatin e saj me Albin Kurtin dhe jo me Perëndimin, është vendim i saj. Ndonjëherë askënd nuk e shpëton dot nga vetvetja. Aq sa mund te shpëtosh një kamikaze”.

Në pyetjen se a pritet që Albin Kurti t’i japë fund kësaj politike, Baze tha:

“Problemi që ka Albin Kurti nuk është paqartësia , por qartësia për të përdorur konfliktin me Perëndimin për t’u bërë popullor si nacionalist në Kosovë. Ai në finale do t’i firmosë të gjitha me një çmim të rëndë për Kosovën, por kur të shkojë tek kutia  e votimit do që t’u thotë shqiptarëve jam viktimë e SHBA dhe BE. Kaq është gjithë marrëzia e tij. Është një populist egocentrist, nga ata që është gati të djegë Kosovën për karrigen e tij”.

Në fund Baze komentoi dhe rreth procesit të Ballkanit të Hapur. Ai tha se “parimet e Ballkanit të Hapur janë universale dhe nuk janë thjesht një destinacion ku mbërrin. Ai eshte një proces që vazhdon. Katër parimet e Ballkanit të Hapur, lëvizja e lirë, tregu i punës, tregu i përbashkët ekonomik, dhe digjitalizimi janë po ashtu katër parimet bazë të Procesit Berlinit. 

Ballkani i Hapur eksploroi mundësitë që ekzistonin në Ballkan me njeri- tjetrin për ta bërë më të lehtë Procesin e Berlinit. Nga ky eksplorim u kostatua se dy shtete nuk ishin gati, Kosova dhe Bosnja, dhe kuptohet problemet që ato kanë. 

Ndryshimi i vetëm i Ballkanit të Hapur nga Procesi i Berlinit është se Ballkani i Hapur nuk i detyron shtetet të veprojnë të gjitha njësoj. Dikush që dëshiron e bën, dikush jo. Procesi i Berlinit është detyrues për të gjithë”.

Po a ishte Kosova dhe mungesa e saj në të, që i dha fund Ballkanit të Hapur?

“Jo, nuk i dha fund Kosova. Kosova nuk hyri fare në atë proces. Mendoj se Ballkani i Hapur u bë i padobishëm kur Serbia hyri në konflikt me Kosovën dhe nuk mund të vazhdohej më, që një prej pjesëtarëve të Ballkanit të Hapur t’i luteshe të respektonte parimet e Ballkanit të Hapur.

Por Ballkani i Hapur është një mekanizëm vetrregullimi, që në çdo kohë mund t’i rikthehesh si një rruge, që nuk të çon në luftë. Procesi i Berlinit e përfshin atë brenda vetes, por me një diktat evropian. Siç e duan ballkanasit.

Mendoj që kur Procesi i Berlinit të përfundojë, nëse përfundon, ne do të gjendemi në objektivat e Ballkanit të Hapur, do të mund të jemi më komunikues me njëri- tjetrin, më bashkëpunues dhe në një treg më të unifikuar. Natyrisht nëse Serbia e Vuciqit dhe Kosova e Albinit nuk na kthejnë 20 vjet mbrapa në luftë. 

Ndaj është nevoja që tani e tutje këtë proces ta drejtojë Berlini. Ai ka më shumë autoritet dhe më shumë fuqi për të ndalur luftën e re në Ballkan dhe për të na çuar tek një qeveri më evropiane në Kosovë dhe Serbi”.

ABC NEWS

 
 

28 Komente

  1. B
    Buletini I.

    Albin Kurci, në gjene, nuk është Shqipëtar, është nga Crna Gora ( Monte Negro) , një Sllav që flet shqip.

    Përgjigjjuni
    1. c
      crno gorac

      Pergjigje per Bole-tinin , sa per dijeni ore palle Malazezet jane ne rrenje Iliret e lashte dhe i bie qe te jene me "shqipetar" se sa pretendon te jesh ti Bole-tini . Nuk e bej kete koment per Kurtin se nuk jam simpatizant i tij por per ty qe ta dish mire qe Malazezet jane ata autoktonasit qe pretendohet se ekzistojne ne Ballkan . Ndersa ju ne Kosovo nuk dihet siguo se nga vini !!!

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sorry

      I nderuar Z. Mero. Une jam adhuruesi j'uaj dhe I gazetes t'uaj prej vitesh... Z. Rama me Kosoven dhe sidomos, me Kurtin, eshte treguar dhe vazhdon tè tregohet mè altruist se duhet... Mark Twain ka nje thenie per ketè "...mos u mundo t'è mèsosh derrin si t'è kendojè, sepse humbet kohen dhe e terbon ate(derrin). Kurti eshte si Luli yne. Hyrnekè si keta tè dy, njehere ne 1000vjet dalin...

      Përgjigjjuni
      1. Roberto

        Po nuk ka rendesi se nga eshte Albin Kurti. Ai eshte nje Car i lindur dhe Cari ngado qe te jete i tille mbetet. Keta tipa "ngrene" krye ne fillim pastaj mbeten si muter rrugeve.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mire ia ben

          I vetmi kryeminister me palle (topa) ne pellgun Ballkanas

          Përgjigjjuni
          1. f
            fran

            Kurti qeveria e tij dhe ata qe e perkrahin jane shpellare njolloj si shpellaret qe i shkojne mbrapa Sali NON GRATES.

            Përgjigjjuni
            1. N
              N.VJOSA

              Fat i zi per Kosoven qe ka per Kryeminister nje Urjah Hipp....nje karierist, ambizioz dhe primitiv...!Vellezrit tane te Kosoves , po nuk e larguan nga politika kete tip, i pret nje fat i zi...Largimi nga politika euroatllantike per Kosoven eshte nje kapitullim dhe rruge qorre...!

              Përgjigjjuni
              1. R
                Raimond vlonjati

                Hahahaha I qani hallin Kosoves ju o hajvane, qe paguani cmimin me t elarte per karburant cdo dite, dhe po ikni si arixhinjte neper Europe, per shkak te Rama hajdutit qe po ju vjedh po ju baterdis

                Përgjigjjuni
              2. I
                Ilirjan

                Bravo Mero,i ke thene te gjitha kryesoret.Popullit te Kosoves shpresojme ti hapen syte e te zgjohet.Kosova Ka nevoje URGJENTISHT per Thacin Haradinajn Krasniqin ...shpresojme ti lirojne e populli ti votoje!

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emigranti

                  Mire e ke, Ramen e presin kryeministrat e ballkanit. Por e presin si klloun asnje s'ia merr seriozisht ato qe thote.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    E verteta

                    O letyre e VV, Rama eshte lider i nivelit europian dhe liliputi Kurti eshte nje cope M.. qe qelbe ere gjithe shqiptarine

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Arjan

                      I NIVELIT TE LESHIT

                      Përgjigjjuni
                    2. R
                      Rorirota

                      I shkreti ti emigrant që të ka errësuar sytë urrejtja për Ramën dhe thua gjëra që në fakt i meriton Albin gomari. Mos të hyftë vetja në qejf, thonë shkodranët. E Albini sheh ëndrra se është dikushi. Turp për të që gënjen ditën për diell. Shumë po ja zgjat Edi Rama. Vazhdo puno për Shqipërinë o Edi, se një Shqipëri e fortë, bën edhe pa Kosovën, por Kosova nuk bën dot pa Shqipërinë.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Ashburn_USA

                        Juve si emigrant qendroni atje ku jeni dhe mbyllni syte ndaj zhvillimit qe ka si ne aspektin e brendshem dhe te jashtem. Ne ketej nga matan oceanic shohim tjeter gje dhe respespektojme shumicen qe e ka zgjedhur.

                        Përgjigjjuni
                      2. M
                        Mero me kravate te kuqe

                        Heheheeee ja dhe kripto komunisti Baze. Retushojani pak foton ketij se na trembi

                        Përgjigjjuni
                        1. f
                          fatkeqesi e vendit, dobesi e shoqerise

                          Mero, te faleminderit per qendrimin konsekuent dhe parimor, por dhe kombtar. Albin Kurti=Sali Berisha, por Albini eshte i tredhur nga nje grua e huaj dhe Saliu po ashtu. Ate qe ta ben gruaja, s'ta ben as perendia. Te Lumte Mero Baze!

                          Përgjigjjuni
                          1. l
                            loni

                            o Mero na plasi trapi per keto lloj teme pa bereqet

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Trotski

                              O Komentuesi emigrant .Je nje lloj Naziskini i VV.I Hengsh Mune Z.Rama.Ai per shqiptaret eshte Shtetari me i suksesshem ne arenen Nderkombetare.Harruat si ia perplasi Vuçiçit ne mes te Beogradit per Kosoven !!!Ejani ne Din se Bin Laden Kurti po e gremis Kosoven me Politiken e Tij anti-perendimore dhe anti-Amerikane.Ku ju shpie Mushka O Derdimene ???

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Visi

                                Normalisht që nuk e pret,prej se filloi lufta në Ukrainë ngado që shkonte lobonte që Serbia mos të dënohej për qëndrimin dhe mosbënien e sanksioneve kundër Rusisë ,ndërsa Kosovës i pari i vuri sanksione.

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  astrit

                                  Mero qeni leh atu ju i japin per te ngrene

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Ardit

                                    Ik o Mero, o stërllapsh! Si mundet te jesh kaq dukshem ulluk-lepires dhe i njeanshem ?! Bravo pz, qe e hani pafytyrsine dhe turpin me buke! Do hash shum shpejt dhe gjera te tjera

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Noci

                                      Visku paske shkuar dem per minister te jashtem me kete njohje qe paske ti duhet te shkosh me lart aq lart sa e kupton vete ku

                                      Përgjigjjuni
                                      1. V
                                        Visi

                                        Hë mo "Ushtari Partisë" ,e vërteta po të dhemb a?

                                        Përgjigjjuni
                                      2. s
                                        sazan

                                        Sa shume gomere ka kombi shqipetar ne Shqiperi shpellaret perkrahin Sali NON GRATEN dhe ne Kosove shpellaret perkrahin anti SHBA dhe anti BE gomarin Kurti dhe qeverine e tije percarese te kombit. Edi Rama eshte ne nje linje me SHBA dhe BE tani keta koqevar thone qe fajin e ka Rama, perse se eshte ne nje linje me ata qe i dhane lirine Kosoves. Kurti po e shkateron Kosoven se cdo gje ka nje durim dhe ne qofte se largohet KFORI nga Kosova Serbia per 24 ore e pushton.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Eni

                                          Rama nuk shkon dot ne USA. Kjo eshte konfirmuar. Por sa te jete kr minister jane re det te bashkepunojne. Do shkoje ne okb me status ekstra territorial e do thote vajta...por ne okb shkonte dhe Gadafi e Enveri po te donte.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            DRENICA E KUQE

                                            Nese nuk e keni pare UDBen e Prishtines, keni kohe ende t’ia shihni turinjte dhe tureçkat “shqiptare”... Kush tjeter pos UDB i ve kushte Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, apo kujtdoqofte tjeter ne Tirane?!... Kjo behet me direktiva te “baballareve te kombit kosovar”, keshilltare te Kurtoviçit!... DRENICA E KUQE

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              DRENICA E KUQE

                                              Nese nuk e keni pare UDBen e Prishtines, keni kohe ende t’ia shihni turinjte dhe tureçkat “shqiptare”... Kush tjeter pos UDB i ve kushte Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, apo kujtdoqofte tjeter ne Tirane?!... Kjo behet me direktiva te “baballareve te kombit kosovar”, keshilltare te Kurtoviçit!... DRENICA E KUQE

                                              Përgjigjjuni
                                              1. R
                                                Real

                                                Pse nuk i botoni komentet more hajna te ripjelljes

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje