
Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me takimet e tij në kuadër të fushatës elektorale, ndërsa ndalesa e radhës ka qenë në Njësinë Administrative nr.11 në Tiranë.
Sipas Bashës, hapja, modernizimi, fuqizimi i rinisë dhe qarkullimi i elitave brenda Partisë Demokratike do jenë pjesë e përditshme e përpjekjeve për të rritur besimin dhe inkurajuar angazhimin e të rinjve në politikë.
"Hapja, modernizimi, fuqizimi i rinisë dhe qarkullimi i elitave brenda Partisë Demokratike do jenë pjesë e përditshme e përpjekjeve tona për të rritur besimin dhe inkurajuar angazhimin e të rinjve në politikë.
Ndryshimi që shumica e heshtur kërkon do të nisë nga familja jonë politike për t’u shtrirë më pas në të gjitha institucionet vendimmarrëse të vendit.
Ne do t’i bashkojmë forcat dhe energjitë tona me të gjithë shqiptarët që duan të kenë në duart e tyre pushtetin, për të zgjedhur dhe ndikuar në qeverisjen e vendit.
Aleanca Qytetare për Demokracinë është mjeti në shërbim të këtij bashkimi, pavarësisht bindjeve politike, por të qartë se ndryshimet kushtetuese dhe ligjore për të cilat vendi ka nevojë janë kushti paraprak për të çliruar potencialin e jashtëzakonshëm politik dhe ekonomik që vendi ynë ka.
Me listat e hapura, vetting-un e politikanëve, kufizimin e mandateve, votën e diasporës, zgjedhjen e Presidentit nga populli, duke i dhënë kopetenca kontrolli mbi vendimet e Parlamentit dhe qeverisë, ne çelim siparin e një debati të madh kombëtar, e me forcën e bashkimit do t’i bëjmë realitet.
Duhet t’i japim fund pushtetit pakufi, vendimmarrjes që bazohet në vullnetin e një individi, duke i dhënë peshë votës së qytetarëve dhe rritur mekanizmat e kontrollit nga Parlamenti", shkruan Basha.
Ja futi keq Luli vocerr Sale "azganit". Po lun me te njejta metoda si Sala. Bravo Luli, nuk thon kot qe nxansi bohet ma i mir se profesori.
Demagogjia e këtij nuk ngjit fare, është shumë e shplarë ngaqë është e stërpërdorur sepse s'ka kurrfarë aftësie për ta paraqitur si diçka të re.
Medet per Shqiptaret nje njeri si Luli te nxjerre mallin e Pitkinit turp turp per shwiotaret dhe nderkombetaret qe e mbeshtesi kete ksrkar fil. Ndoshta se ngjan shume me shokun Enver.@
Medet per Shqiptaret nje njeri si Luli te nxjerre mallin e Pitkinit turp turp per shwiotaret dhe nderkombetaret qe e mbeshtesi kete ksrkar fil. Ndoshta se ngjan shume me shokun Enver.@
Ore Agim Basha na e fut neve jo Berishes. Berisha e hengri te veten dhe e hengri si mos me mire. Po ne duhet te shohim situaten drejt e me realizem. Me mire te kishim sistemin e para 90 - es ku se paku kishte plane e seriozitet sesa me keto te shpelaret sot qe po ne monizem na lene. Basha eshte kancer demokracie po ju e keni me Berishen dhe ku ska lidhje.