
Opozita akuzon kryeministri Albin Kurti se po dëmton pozicionin e Kosovës përballë aleatëve me veprimet e tij për situatën në veri të Kosovës.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Vlora Çitaku ka thënë se është marrëzi e turp që Kurti ka refuzuar të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Si është e mundur që Kryeministri Kurti refuzon takimin me Kryeministrin e Shqipërisë?!! Si është e mundur?!
Kjo është marrëzi. Turp. Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte. Kryeministër, Kosova nuk është lodër.
Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Kryeministri Kurti, ka thënë se nuk do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, në një takim që është jashtë mbledhjes se Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Znj.Vlora keni shume te drejte! Po Bin Laden Kurti nuk detyrohet me logjike dhe me mend .Ai e do ne Lule te Ballit .Si e lejoni kete Pis Burrec Te tallet me Fatet e Kosoves ???