Prokurori shqiptaro-amerikan: Erion Veliaj, një shembull për t’u admiruar, la mundësitë e SHBA-së për Tiranën!

5 Korrik 2023, 10:00Politika TEMA

Prokurori shqiptaro-amerikan: Erion Veliaj, një shembull për t’u

“Erion Veliaj, një shembull për t’u admiruar, la mundësitë e SHBA-së për të kontribuar në Tiranë!” Kështu tha Renis Nushaj, i cili është prokuror në Amerikë dhe i përfshirë në strukturat e Partisë Demokratike Amerikane. 

Ja fjala e plotë e Renis Nushajt!

“Ata që kthehen, tregojnë një forcë të madhe shpirtërore, mendore. Sepse sakrifikojnë shumë, lënë shumë gjëra mbrapa, në mënyrë që të kthehen e të kontribuojnë në Atdhe. Ata janë për t’u admiruar. Shembull për t’u admiruar, është Erion Veliaj. Unë e njoh Erion Veliajn sepse kemi jetuar në një lagje te Mihal Grameno. Kur unë bëja master, ai çonte gjeneratorët te Kryeministria. Donte sakrificë ajo që bëri ai djalë, që unë nuk e bëra. 

Ai e bëri Tiranën që baltën e gjeta vetem te kjo studio në dekor. Për mua ai është shembull. Realiteti është që ai sakrifikoi, la shkollën, mundësitë që të jep SHBA-ja, që janë të pafundme dhe të thjeshta. Erion Veliaj, që la gjithçka mbrapa për të ardhur në Shqipëri, ky akt është për t’u admiruar. Nuk arrihet kollaj. 

Ne që jemi atje, me gjithë dëshirat tona nuk e kemi bërë atë sakrificë, e vlerësojmë atë që ka bërë Erion Veliaj, por edhe shumë shqiptarë të tjerë. Kush jeton në Amerikë, ka aftësinë që me punë të ecë përpara. Të gjithë kemi ecur përpara në profesionet tona, në bizneset tona, sepse veç punë kërkonim. 

Atje po punove, po iu përkushtove profesionit apo biznesit do arrish diçka. Kjo është e paevitueshme. Erion Veliaj u kthye dhe punën e tij e sheh gjithë vendi. Nuk di të them shumë për Shqipërinë, por di të them për Tiranën. Ndryshe e lashë dhe ndryshe e gjeta. Ndryshe ishte në 2005-ën kur u riktheva dhe më ndryshe është sot. Në 2005-ën Tirana ishte baltë në çdo qoshe, sot realiteti është shumë ndryshe. 

Tirana është zhvilluar në çdo cep. Në këtë lagje kur keni studion ju sot, unë dilja me gjyshin tim, merrnim rrugën për te Botanika dhe gjyshi im mblidhte lule për gjyshen sepse ishte vetëm fushë. Ndërsa sot, është qytet më vete, sa që edhe unë humba rrugën, nuk gjeta as shtëpinë që kam patur. Në çdo qoshe është asfaltuar dhe rregulluar. 

Duken gjëra të vogla, por për një vend me 3 milionë njerëz, që ka ekonomi të vogël, janë arritje të mëdha. Për ata që jetojnë në Tiranë duken gjëra të vogla sepse të dallon syri problemet, por kur rri jashtë për shumë kohë, shikon vetëm përmirësimet. Një shembull: Erion Veliaj mund të ishte avokat në SHBA dhe unë kryebashkiak i Tiranës. Sakrificat që ai bëri i japin këtë lloj rezultati. Sakrificat e mia janë të limituara në bazë të jetës që kam atje. 

Unë jetoj shumë mirë, mbase më mirë se Erion Veliaj, por produkti i punës së tij është më i dallueshëm se produkti i punës sime. Për mendimin tim, puna që bën Erion Veliaj dhe të gjithë ata që janë kthyer, është një vlerë e madhe për të gjithë vendin, jo vetëm për vetveten dhe familjen.

Unë e analizova Erion Veliajn sepse ishte shembulli më i afërt, është i brezit tim. Logjikoj në mënyrë individuale, analizoj hapat e tij si person. Veliaj mund të kishte të njëjtën karrierë si mua, mund të ishte edhe më i suksesshëm se unë në Amerikë. Kështu që ai bëri një sakrificë të madhe.

Hapat e tij janë pozitivë dhe një sakrificë e tejskajshme, përtej gjithë normaleve. La një jetë komode në Amerikë dhe u kthye në Shqipëri për të ndryshuar Tiranën. Ai meriton të vlerësohet për sakrificë që bëri", u shpreh prokurori për Dritare TV.



34 Komente

  1. K
    Kajo Karafili

    Booo...filluat duke i ber gojore Erjonit?

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vaso Ndoni

      Nuk eshte Prokuror por avokat os Mero Shefqet Musaraj. O gojorja e palare e Mezhgoranit

      Përgjigjjuni
    2. r
      rrobat e mbretit

      Eshte nje krim i vertete per te sotmen dhe te ardhmen e ketij vendi,qe ky njeri pragmatist i zgjuar dhe trim,te mos jete ne krye te ketij vendi,aq me teper,kur ky i sotmi eshte i atrofizuar dhe cfaqet gjithmone dhe me shume si nje figure burleske e nje ´´demokracie blloku´´

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teme

        Mos ja qr fare, ky eahte lajmi me banal qe mund te lexoje nje shqiptar qe jeton ne Shqiperi ose e viziton, dhe thellohet pak ne jeten sociale ekonomike dhe politike. Turp

        Përgjigjjuni
        1. l
          lali FIKU

          Eja pra jeto ne Tirane, o Penis Nushaj i shkrete / te njohesh mire nga afer, kete Erionken e verterte /

          Përgjigjjuni
          1. P
            Poli

            Jane prokuroret e financuar nga rrjeti Sorros...kta jane si templaret...deri sa....

            Përgjigjjuni
            1. c
              ceco

              La mundesite e Amerikes per te punuar per nje rroge te qelbet ne Tirane. Cfare sakrifice! Dhe kete e thote nje prokuror amerikan i angazhuar ne politike. Sigurisht qe do ishte shqiptar

              Përgjigjjuni
              1. F
                Flutura

                Lali e mbylli "misionin" e tij me kete mandat. Te merret me pastrimin e plehrave neper lagje, se na fyen si qytetar qe i dhame voten, (thjesht per simpatine, qe kemi per Edi Ramen). Ato baltrat etj... i hoqi Edi Rama dhe nuk mbeti gje per Lalin, ndersa ai eshte sjelle arrogant. Nuk ka bere asgje, po asgje. Nuk mund t'a shoh me neper TV. Edhe une e lashe Gjermanine per Shqiperine, por nuk e pranova oferten as si Drejtore ne Administrate. E di pse? Sepse desha te zhvillohesha profesionalisht dhe te ndihmoja si qytetare e mire me te gjitha mundesite dhe pengesat...

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Eni

                  Po po te besojme sidomos kur je Pro Rames...nuk ja dole dot andej dhe u ktheve...dhe une per 2 vite desh u ktheva por kurset dhe fati bene qe te kapja veten ne orofesionin tim ...mos kisha prinderit as me pushime nuk vija. Shqiperia eshte vendi me pa konkurence ne Europe ku funksionon miku, telefonisch e leku...ktu ku jam funksionon vetem orari qe vendos administrata per te te takuar per nje sherbim.

                  Përgjigjjuni
                2. R
                  Realiteri

                  Ti me Rudinën dhe me Hilën normal që fresk do i bëni por meqë jeton andej nga kopshti ku parkove? Po pleqtë i pyete ku e kanë doktorin? Po komshinjtë ku i kanë kopshtet dhe çerdhet? Ndonjë trotuar gjetë në rrugë andej nga sgjeje shpine? Apo u përplasë me gjimnazistat kur po hynin të shkolla. Aty cik më lart po këtej nga liqeni i thatë po ndërtohet një pallat në 2023 ku s'la trotuar e as për karrocë për fëmijë e as stola për pleq. T'a ka qarë Rudina vlerësimin për dashnorin e Aleksit. Tung

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    TR

                    Ky Nushaj eshte avokat jo prokuror o gazetar bathorje. Sa avokate ka si puna ketij ne USA.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Denis

                      Erioni ska pasur letra prandja iku nga Amerika. Kjo gje dihet.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Denis

                        Erioni ska pasur letra prandja iku nga Amerika. Kjo gje dihet.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mero kokebytha

                          suckie suckie o Renis. Si e ke hallin? Do ndonje post ne ndonje vend

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Isuf Emini, Detroit

                            Renis Nushaj nuk eshte prokuror. Ai eshte avokat. Punon në nje zyre avokatie ne Troy, Michigan, bashke me nje kolegun e vet. Dy vete jane gjithsej ne ate zyre dhe jane perballe prokuroreve ne sallen e gjyqit. Avokatë .Genjeni ne cdo gje. U duket se po te flase mire per Erion Veline nje prokuror eshte me mire se sa te flase per Erion Veline nje avokat. Se dhe ketu duket qarte qe flet si avokat i Erion Velise https://troylawcenter.com/about-us/

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dok

                              Nuk të them dot " o idiot". Pse flet kot? Renisi është prokuror i zgjedhur i Cllauson po s'e dite mësoje.

                              Përgjigjjuni
                            2. Z
                              Zogu

                              Me kete fytyre pushti ky vetem tremb zogjt.

                              Përgjigjjuni
                              1. k
                                kot po them dicka dhe une

                                Sot njeriu nuk vlersohet nga puna por nga thashethemet . Kurr se kam kuptuar kete : pse ne Shqiperi ndodh ajo qe pershtatet me shprehjen , “ hajde baba te tregoj arat “. Mos ndoshta besojne qe jemi budallenj ?

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Londra

                                  Hahaha…???? Lali Eri la Amerikën për Shqiperinë hahaha cfarë lajmi, çfare shkrimi nga mender me thani…La Amerikën për tu berê kryetar Bashkie në Tiranë thuaj. Në Amerike duhet me punuar me jetuar kurse në Shqipëri bëhesh milioner duke vjedhur. Ketë gjë e dinë dhe Amerikanët por ato hanë s’bashku. Skllevrit ketu punojnē dhe gazetarë si puna e ketij mutit ju japin levdate, pra edhe vjedhin edhe janë burra të mirë, natyrisht në sytë dhe veshët e trushperlarve, të kamikazve injorant.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Për ideal të Partisë..

                                    Jam plotesisht dakort

                                    Përgjigjjuni
                                  2. J
                                    Justice

                                    Really! Are you serious? Prosecutor my ass .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Ana

                                      Yeah po tkishe ass do e vije emrin tamam. You can believe google just search if he is the prosecutor of Clawson

                                      Përgjigjjuni
                                    2. c
                                      ceni, boston

                                      Nga pervoja ime 30 vjecare ne Amerike, ndodh e kunderta per ata te rinj qe ju jepet mundesia te studiojne ne Usa. Zoti prokuror, studentet qe e ndjene vehten te paafte per tu perballur me jeten dhe konkurencen ne Amerike kthehen ne Shqiperi dhe ata jane te pakte. Ata qe jane vertet te pregatitur nqtse ju jepet mundesia qendrojne.Erioni ka bere sikur ka studjuar per Shkenca Politike, nje dege qe ne Amerike perfundon neper zyra dhe ju pergjigjesh telefonave. Dege shume e thjeshte dhe pa ndonje rendesi.Erioni ishte nje i pafte per profesion por i zoti per fjale dhe per genjeshtra keshtu qe nuk mund te qendronte dot ne Amerike, pastaj nuk kishte as mundesi per te bere dokumenta amerikane sepse me ate dege qe studjoi nuk i nevoitej njeriu apo kompanie per te bere dokumenta. Eshte edhe nje teori qe Erioni ishte nje pjelle e Sorosit sepse ai e sponsorizoi keshtu qe mori detyren per te shkuar ne Shqiperi. Mos na trego perralla zoti prokuror.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        BEN

                                        Figura e Erjonit, studimet e sponsorizuar nga Sorrosi qe te kthehet ne shqiperi dhe te punoj per ate dhe te degdis popullin shqiptar. Kjo eshte historia e ketej figuranti qe ja paguajne te gjitha.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Eni

                                          O Rudi eshte avokat zoteria jo prokuror...mgj eshte zoteri I nderuar...sa per saktesim.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Davidi

                                            He mo se te Rudina Berdunglla e ka thene.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Borisi

                                              Gazeta Tema per Ramen e Veliajn, si - Monika Lewinski per Bill Clinton. Ghagagugghug

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Për ideal të Partisë..

                                                E la 20% i gjatë bashkinë dhe ja dorëzoi këtij vemjes tjetër..

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Perlat Spahiu

                                                  Ti qe i ben levdata erdhion fikut nga amerika,se erdhioni e ka zbukuruar tironen,tregon qe ti tironen se ke pare as me dylbi.Tirana eshte nje qytet i qelbur,me trafik te renduar ,pa asnje park se parqet jane betonuar e ndertar .rruga mihal grameno ku ti o merhum ke jetuar eshte rruga me qelbur,ku akoma ndodhet tregu i fruta-perime.sa per jetesen erdhioni ashtu sikurse paraardhesi i tije mban nje thes afer tavolines ne zyre sepse erdhioni ka zyre dhe kush shkon hedh zarfin e grisur ne thes,keshtu qe mos ki merak, per jetesen e kooperativistit erdhion .

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. J
                                                    Jugu

                                                    Po cfare jane keto luspa dhe lepirje more amani. Ky amerikoni te shikoj punen atje se vet thote qe me veshtiresi gjeti rrugen ne Tirane nga betoni, tullat, dhe pallatet. Leke te madhe kane bere dhe lali Eri dhe Rama dhe tani blejne mediat dhe propagandojne cfare ata duan, dhe Mero jua boton se nga ata ushqehet. Ik o amerikon shiko hallin dhe mos ler punen se te ofron Erjoni ndonje post ku mund te firmosesh tendera dhe koncensione.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. M
                                                      Marionetat

                                                      Madje dhe garderoben qe nuk e ka te veten por te punes ja zgjedhin ne varesi te fjalimit dhe vendit ku do ta recitoje ky spokesman I quajtur ndryshe Kryebashkiaku I Tiranes.Here me jeans here me kostun me Papillon here me Adidas,here me bluze me stampe dhe kaskete,here me xhup lekure.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. b
                                                        b gonxhe

                                                        E para fare Erioni este nje social kapitalist Ta urresh eshte pak.Ligji i mashtrimit me vidio konferenca se i ka kaluar pritshmerite dhe Tirana eshte si Telavivi vetem ty mund te te hedhe hi syve,Po pse o njeri ti nuk e kupton se cfare pune dhe sa i suksesshem do te ishte Veliaj ne Amerike.qendro avokat dhe mos u bej avokat i djallit....

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. P
                                                          Pjeter....

                                                          Ti qenke c'na qenke o shqiptaro-amerikan! Ti qenke patronazhist e shkuar patronazhistit! E kush nuk do e linte ameriken per te ardhur e mbushur xhepat duke vjedhur paret e shqiptareve?!....

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. I
                                                            Injorantet nuk kane sy qe Kritikojne..

                                                            Sa Injorance nga ata qe zbriten nga Malet ose nga ata Dembele qe marin ndonje Sufllaqe dhe Kritikojne pa vend z. E..Veliaj.. z. Edi Rama e pastroje nga muterat dhe shurat qe benin Provincialet qe nuk ishin mesuar me Banjot...Dhe pastaj deri em sote duhet Falenderuar puna qe ka betre ne vazhdimesi dhe ben z. E Veliaj...Tirana mbi te gjithe eshte zbukuruar dhe mbi te gjitha eshte gjithmone e paster fale Punes te Organizuar nga Bashkia e Tiranes me ne krye z. E. Veliaj.. Kush eshte kundra le te shkoje ne ato Fshatra qe akoma Bnajot i kane large njeqind metra large Oborit..Flm..

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje