Përplasja e parë mes Ramës dhe presidentit? Zbardhet arsyeja e takimit mes Begajt dhe Ballukut

4 Korrik 2023, 21:01Politika TEMA

Përplasja e parë mes Ramës dhe presidentit? Zbardhet arsyeja e

Përplasjet e Ilir Metës kur ishte president me shumicën socialiste i detyroi ata të artikulonin për herë të parë “disiplinimin” e Metës përmes një ligji organik për institucionin e presidencës.

Ilir Meta ia la vendin Bajram Begajt, i propozuar dhe i zgjedhur nga socialistët.

Në të tilla kushte kur Bajram Begaj u zgjodh për të qenë një president normal e ndryshe nga Ilir Meta, nevoja për një ligj të tillë duhet të arkivohej.

Por socialistët kanë një qasje tjetër.

“Ligji për institucionin e presidentit është një domosdoshmëri. Në shtator duhet t’i rikthehemi. Kompetencat janë në kushtetutë për presidentin e republikës. Ajo që duhet dhe la një domosdoshmëri sot është një ligj për institucionin e presidentit është për mënyrën e funksionimit të institucionit”, tha Taulant Balla.

Ky deklarim i Taulant Ballës të hënën nga jashtë sallës së kuvendit të Shqipërisë, ka aktivizuar sirenat e alarmit brenda Presidencës, në kufijtë e asaj që mund të jetë përplasja e parë mes presidentit Bajram Begaj me shumicën e Edi Ramës.

Zv.Kryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar këtë të martë një takim me presidentin Bajram Begaj.

Numri dy i qeverisë shqiptare është parë të hyjë në Presidencë rreth orës 13:15 dhe ka dalw prej aty pas rreth 45 minutash.

Nuk ka ende ndonjë njoftim zyrtar lidhur me tematikën e takimit, por burime konfidenciale kanë bërë me dije se janë diskutuar çështje të rëndësishme të lidhura me dy institucionet.

Projekt-ligji për institucionin e presidencës, mendohet të jetë një nga çështjet e nxehta mes palëve, duke marr shkas dhe nga informacionet e siguruara nga burimet parlamentare.

TCH

5 Komente

  1. K
    Komplotisti

    Presidenti duhet te mbledhe mendjen dhe forcat qe te beje detyren si president dhe jo si DREJTOR PRESIDENCE. Perndryshe le te jape doreheqje sa me pare e te shkoje nje zonje si Spiropali aty

    Përgjigjjuni
    1. k
      kirurg

      Mirë bëjnë. Nëse jemi republikë parlamentare (jo presidenciale), duhen sqaruar gjërat dhe vënë pikat mbi "i". Qeveritë s'mund të merren gjithë kohën duke plotësuar tekat e njërit e tjetrit. Ligjet nuk ndërrohen çdo katër vjet.

      Përgjigjjuni
      1. L
        LIGJI

        Pse nuk botoni komentet?

        Përgjigjjuni
        1. d
          dardan

          Veprimi i presidentit eshte skandaloz, kaprico feminore por kur vihet ne kete post nje kapter ushtrie keshtu do te ndodhi. Faji sigurisht eshte i Rames qe beri kete zgjedhje sikur Shqiperia nuk ka intelektuale te tjere.

          Përgjigjjuni
          1. O
            Ok

            Hajde President Leshi,Hajde.Or Fshatar Rrogozhine,te vuri Rama aty,ha ate cope buke dhe mos bej numra.Shit dhe ti Pashaporta sic bente Likja,jep nenshtetesi me keke sic bente Likja,por mos kerko Pare plus nga Shteti se do te shesesh pordhe neper Bote.Presidenti ne Shqipni eshte figure Koti,pa asnje pergjegjesi,mos beheshe NQS do qe te jesh i pari shtetit.Fshatar Rrogozhine,President,vetem ne Shqipni ndodhin keto gjera.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje