Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë, Berisha nis fushatën krah Ervin Salianjit

4 Korrik 2023, 18:49Politika TEMA

Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë, Berisha nis

Pas caktimit të datës 23 korrik për përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Demokratike në këtë bashki, të cilëve iu ka kërkuar të punojnë fort gjatë këtyre 3 javëve për të mbrojtur fitoren.

Ai përsëriti qëndrimin se përballë opozitës është makineria shtetërore që tjetërson vullnetin e qytetarëve, teksa në krahun e tij ishte ulur dhe deputeti Ervin Salianji.

“Në Bashkinë e Rrogozhinës zgjedhjet do të përsëriten pas manipulimit që regjimi bëri me kutinë e votave në burgun e Rrogozhinës.

Institucionet e administrimit të votave pasi konstatuan parregullsinë e kësaj kutie nuk e nxorën atë të pavlefshme, por shpallën përsëritje të zgjedhjeve në të gjithë Bashkinë.

Berisha shprehu mirënjohje për të gjithë ata që votuan për ndryshimin në Rrogozhinë në zgjedhjet e 14 majit si dhe për kandidatin Shkëlqim Hoxha.

Berisha u shpreh se përballë qytetarëve dhe opozitës është makineria e një shteti e cila bën gjithçka për tjetërsimin e votës, ndaj kërkohet shumëfishim i përpjekjeve për të mbrojtur fitoren.

Berisha kërkoi një punë serioze me të gjithë votuesit për t’i afruar ata në kutinë e votimit”, thuhet në njoftimin e PD.

5 Komente

  1. S
    Sherifi

    Nje pyetje: po cfare interesi do kene keta votuesit e kesai Bashkie nese votoin per kte personin qe e mbeshtet Berisha, kur qeverrine e ka krahu tjeter dhe munde te behet me mire per kte komunitet

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrogozhina

      Sali ervin hajdarin do tu japim.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komunist me Rolex

        Ik doktor se nuk të voton njeri thjesht nuk paguan dot sa rilindja e ps ata hedhin miliona dhe ta marrin ti dhe likja jeni të mbaruar Ca bashki pa asnje peshe ju a la vetë i gjati se nuk i hyn ne pune vetëm sa i rëndojnë buxhetin

        Përgjigjjuni
        1. R
          Referendum per arrestimin e koleres sali

          do ta marim rrokozhinen gjenerel sali salianji dhe do hapim fabriken e sapunit per cecenet

          Përgjigjjuni
          1. q
            qivaci

            Une jam i mendimit qe te fillojme dhe nje here me prodhimin rrakise se dellenjes se zese pasi behet shume ne katunin e mamit te Salinjit

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje