Bardhi uron SHBA për ditën e Pavarësisë me një foto me Yuri Kim: Gëzuar ditëlindjen Amerikë

4 Korrik 2023, 14:14Politika TEMA

Bardhi uron SHBA për ditën e Pavarësisë me një foto me

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka uruar SHBA për ditën e pavarësisë.

Ajo që bie në sy përpos mesazhit që Bardhi ka dhënë, ka qenë fotoja ku ka pozuar me Yuri Kim, si mesazh për retorikën e ashpër që i është bërë nga grupi i Rithemelimit dhe Sali Berisha.

“Dita më e mirë për të falenderuar SHBA që na ka qendruar në krah në kohërat  më të vështira të kombit shqiptar.

Siç thonë njerëzit e mençur, ka të paktën një gjë që është më keq sesa të  luftosh me aleatët dhe kjo është të luftosh pa ta!

Gëzuar ditëlindjen Amerikë!”- thotë Bardhi teksa ndan foton me Kim.

Lini një Përgjigje