
Analisti Dritan Hila dhe Andi Bushati debatuan lidhur me vizitën e ish-presidentit amerikan Bill Clinton në Tiranë.
Bushati u shpreh se vizita e Clinton është sponsorizuar nga Soros, me kërkesë të Ramës, gjë që është kundërshtuar nga Hila.
Ai tha se nuk mund të thotë nëse vizita e tij ka qenë për “t’i tërhequr veshin” Kurtit, por di të thotë se Clinton nuk është naiv në politik pasi ai ka udhëhequr botën.
"Arsyeja se pse është në Tiranë si një lloj kritike ndaj Albin Kurtit, si një lloj tërheqje vëmendje, kjo pak rëndësi ka.
Mund ta komentojmë gjatë gjithë kohës, por unë nuk mendoj se njeriu që veprën më të madhe të veprës së tij, luftën më të çmuar, ka çlirimin e Kosovës, të mund ta shkëmbejë me një qokë për Sorosin apo djalin e Sorosit.
Clinton nuk është naiv, të mos harrojmë se ai ka qenë “mbreti i botës”, – tha Dritan Hila.
“Duket qartë që kjo është një vizitë e ndërmjetësuar nga fondacioni Soros. Po të shihje djalin e Soros, ngjitur me Clinton edhe drejtorin e Soros për Shqipërinë, ndërkohë që mungonte presidenti i vendit, mungonte Ilir Meta, Sali Berisha.
Clinton nuk ka ardhur si ish-president. Ka ardhur si njëri i lobuar, ishin të pranishëm vetëm njerëzit që donte Edi Rama.
Për mua mesazhi më i fortë që dha ish-presidenti Clinton ishte që nga Tirana dhe çlirimtari i Kosovës të goditej Albin Kurti dhe politika që po ndiqet në Kosovë”, tha Bushati.
Ai vijoi duke thënë Clinton në Shqipëri ka ardhur për interesa personale dhe se është paguar ndërsa shtoi se qëllimi ishte të godiste Albin Kurtin.
Bushati tha se kjo nuk do të ishte hera e parë që një ngjarje e tillë ndodh, pasi edhe më herët ka pasur ish-president që kanë ardhur për interesa të veta personale, e solli këtu rastin e presidentit Bush, i cili sipas gazetarit “erdhi të përqafohej me Saliun, me paratë e grekut”.
“Në vitin 1996, ai Saliu na rrahu në ’96 dhe vodhi zgjedhjet në gjithë Shqipërinë. Bill Clinton i tha mbaje pushtetin por përsërit zgjedhjet në 40 zona. 17 tha Saliu dhe kjo nuk bëhet.
Një muaj më vonë të gjitha fjalët që dëgjoj nga Hila sot, i kam dëgjuar nga Salistët atëherë. Se një manjat i madh grek mori jahtin dhe solli këtu Xhorxh Bushin të përqafohej me Saliun.
Ish-president amerikan që i kishte të gjitha këto informacione, e solli leku grek për të mbështetur Saliun që nuk po i bindej.
Bota perëndimore e njeh, është bërë problem dhe diskutohet kudo. Ish-njerëz që mbajnë funksione, nuk bëjnë para, jetojnë me rrogën që u jep shteti, por pasi largohen nga posti i shumëfishojnë paratë dhe luajnë për interesat e tyre private”,-tha Andi Bushati.
ky eshte nje fekale e Sali Bershes
Jo vetem fekale por ku eshte nje superfekale e ketij vendi. Ky Andi Mehdi Bushati,nip i Hysni Kapos dhe i Sali Berishes njekohesisht mendon se Clinton do ngrihet nga Amerika te luftoje nje mut muti dhe nje spurdhjak si Albin Kurti??? Kaq driteshkurter te jete valle ky Andi Bushati?? Keta jane mesuar qe te shpifin lloj lloj historish a thua ti se ky Albini na qenka nje personalitet i jashtezakonshem qe askush nuk e bind pervec presidenteve te Amerikes??? Koke e madhe ky Kurti si koka e Carit tim.
Po pse , ka ndonje karabush qe beson se vizita e Clinton nuk u “lobua dhe sponsorizua nga Sorros fondacion” ?
Ne mos Zar i Sorosit,zar i dikujt tjeter si te gjithe presidentet amerikane.
Kur dëgjoj andi bushati më duket se dëgjoj hysni kapon e enverit ????????????????
SA per dijeni Bill Clinton mbahet si presidenti me I mire I Amerikes
Ah more Andi,te ka ngelur truri te bytha e lopes e te eshte bere si balga e saj. Thuaj si te duahsh,ardhja e Bill Klinton ne shqiperi,eshte merit dhe nder qe i behet shqipetareve dhe vete Edi Rames. Ti,Berisha,Meta dhe budallenjte si ty qe i ngjiten si m... pas kepuces,pullcisni dhe plaçi e u befshi mut.