Majlinda Bregu: Nuk dua të kthehem në politikë në këtë gjendje që është. Opozita nuk shihet si alternativë për të ardhur në pushtet

4 Korrik 2023, 09:27Politika TEMA

Majlinda Bregu: Nuk dua të kthehem në politikë në

Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së Majlinda Bregu në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, nuk e mohon që përçarja dhe konfliktet e kanë zvogëluar edhe peshën e PD në rrethet e BE apo EPP-së.

“Problemi kryesor qëndron se opozita nuk shihet si alternativë për të ardhur në pushtet. Loja e kungulleshkave, ndarja e partisë në disa pjesë i ka vënë ata (EPP) në pozitë. 

Besoj që shqetësimi më i madh sot është pamundësia për t’u rikthyer fuqishëm ose shenjat që mund të rikthehet fuqishëm, që dialogu dhe jo konflikti të zërë vend”,- tha Bregu.

Por a do të donte Majlinda Bregu të rikthehej në jetën politike shqiptare? Përgjigja është befasuese.

“Në formën që ka parlamenti sot, jo, nuk dua të kthehem. Përsa kohë ne të mos kthejmë respektin për njëri-tjetrin, pavarësisht kahut politik, do të vazhdojmë të endemi rrokopujë në pjesën e nivelit të demokracisë. 

Do të proklamojmë gjithmonë që do të jemi ithtarë të demokracisë, por gjithçka nis nga respekti i ndërsjellë për njëri-tjetrin, për oponentin kryesisht. Se çfarë sjellë e nesërmja, do ta shohim, ka kohë”- u shpreh Bregu.

5 Komente

  1. f
    fatkeqesi e vendit, dobesi e shoqerise

    Se kur ishe ti nuk fshije bythen e Saliut me Prudinjon ne Vlore qe u bere pasanike. JU te politikes vjeter te saliut jeni te gjitha kurva se dhe saliu eshte dobiç i sheqeres.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje