
Kryeministri Edi Rama i ka dhuruar ish presidentit amerikan Bill Clinton “Yllin e Mirënjohjes” në fund të ceremonisë së pritjes zyrtare të mbajtur mbrëmjen e sotme përballë kryeministrisë.
Rama u shpreh se ky është çmimi më i lartë që i jepet dikujt nga zyra e kryeministrit në vendin tonë.
“Keni qenë me ne gjatë gjithë kohës me fjalët dhe veprat tuaja. Sot jeni mes nesh për të rikonfirmuar angazhimin e Amerikës ndaj paqes sonë.
Nuk ka fjalë për të shprehur mjaftueshëm për urtësinë e thellë që ndjej tashmë, Ju kërkoj të pranojnë medaljen e Yllit të Mirënjohjes. Është çmimi më i lartë nga zyra e kryeministrit që i jepet dikujt”, deklaroi Rama.
Ish-Presidenti Bill Klinton duhej te dekorohej me "Urdhrin e Skenderbeut" nga Presidenti i Shqiperise.
Urdhri nuk dhurohet por akordohet. Ne gazetari keto quhen mufka te injoranteve.