
Në fjalimin hapës të ceremonisë së nderimit të presidentit Bill Klinton, kryeministri Edi Rama ka shprehur dhe admirimin për ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë si politikan.
Kreu i qeverisë, u shpreh se ka ndjekur dhe studiuar të gjitha fjalimet e Klinton dhe madje ka mësuar nga mënyra sesi ai komunikonte me njerëzit, duke e cilësuar presidentin si një ndër oratorët më të mirë të historisë.
“Nuk ka qenë kurrë më e vështirë për mua se të përgatitem të flas këtu, duke e ditur se pas meje do ta marrë fjalën një njeri, të cilit, ia kam parë e lexuar fjalimet për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë.
Ia kam ridëgjuar presidentit Klinton ato që ka thënë për të mësuar prej përmbajtjes dhe artit të pashembullt të komunikimit, duke i nënvizuar hapjet, ndjekur intonacionet dhe admiruar atë që nuk mësohet, empatinë magjepsëse që e bën presidentin Klinton ndër oratarët më të mirë që ka njohur historia”, tha Rama.
NDAJ E NDRITE SHQIPERIN TI ED RAMA SE TE KA FRYMEZU STUDIMI I BILL KLINTONIT HAHAHAHA...EDHE NJE PROVE TJETER QI JE MASHTRUS E HIPOKRIT ED RAMA. PER ATA QE SE DIN BILL KLINTONI KA NJE FEMIJERI E RINI TE VESHTIRE, TE FITUAR ME MUND E BETEJA KURSE TI JE DJAL GJALPI, QUMESHTI, MISHI E ÇOKOLLATASH EDHE NE KOHEN E TALLONIT KOMUNIST KUR SHQIPTARET HAJSHIN BAR 26 DIT MUAJIN. BABA E NENA E BILLIT ISHIN SHTRESE PROLETARIATI, YT ATE KRISTO RAMA DEPUTET, SKLUPTOR E NE PRESIDIUMIN E KEVENDIT KOMUNIST TE ENVER HOXHES. MOMA MBES BYROISTI KOMUNIST. SKE TE KRAHASUM. TI JE SHKATRRUS BILLI NDERTUES. TI I UREN NJEREZIT, BILLI I DON NDAJ DHE DUN. BILLI ESHTE DASHNOR I PAQES, TI I GERVERIT. KA DHE SHUME TE KUNDERTA TJERA PO E LE ME KAQ.