Kurti refuzoi takimin me kryeministin në Kosovë, Rama: Flasim nesër

5 Korrik 2023, 13:20Politika TEMA

Kurti refuzoi takimin me kryeministin në Kosovë, Rama: Flasim

Kryeministri Edi Rama u pyet edhe për refuzimin e  kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për ta takuar nesër nëse nuk zhvillohet mbledhja e dy qeverive.

Rama refuzoi të përgjigjej lidhur me këtë pyetje duke thënë se do  të flasë kur të jetë koha.

“Nuk kam lidhje me këtë, jam këtu për këtë vendim. Do të flas kur të jetë koha për të folur që është nesër në Prishtinë.

Ju mund të mendoni se janë shumë të rëndësishme. Por unë jam këtu për të folur për studentët e mjekësisë.”- tha Rama.

Lini një Përgjigje