
Analisti Frrok Çupi ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili refuzoi që të takohet me kryeministrin Edi Rama, i cili ka parashikuar që ditën e enjte të shkojë në Prishtinë.
Çupi në fjalën e tij ka theksuar se me këtë refuzim, Kurti ka dhënë një lajm të keq për superfuqitë ku thekson faktin se shqiptarët nuk merren vesh në Ballkan.
“Zoti Kurti në mënyrë alegorike ka dhënë një lajm të keq për shqiptarët sot. Ka dhënë një lajm se shqiptarët janë konfliktual dhe nuk merren vesh në Ballkan, ai ka një mazhorancë, ndaj nuk duhet që ta harrojmë këtë.
Këto 3 dekadat e fundit kanë funksionuar për shqiptarët, kemi fituar të drejtën e lëvizjes, njohjen e shqiptarëve, pasi kemi qenë një gropë e zezë, kemi fituar Kosovën, dhe në një moment krizë vjen ky lajm për superfuqitë se pse shqiptarët nuk merren vesh me njëri tjetrin”, ka thënë Çupi në “Tirana Live”.
Ndër të tjera analisti ka deklaruar se vizita e Ramës është e pamundur që të pezullohet pasi ai nuk po shkon privatisht dhe me menje të tij në Prishtinë, por po shkon me një mision të dhënë për të dhënë mesazhet e perëndimit në lidhje me situatën në veri.
“Është e pamundur që Rama të ndërpresë udhëtimin pasi nuk shkon për një çështje private, as për Ballkanin e Hapur, dhe Albin Kurti e di këtë, por Rama po shkon me një mesazh të fuqive të perëndimit që nuk jepet në rrugë të ftohta, por në rrugë konfidenciale”, ka thënë ndër të tjera analisti.
Ky Cupi e ndot ekranin
Ky edhe emrin e ka si lepirse Çupa çups. More lepires. Po ke kaq vjet qe ben gam gam lart e poshte , qe ambasadori i ameriqise eshte perfaqsuesi i presidentit ne 1 vend. Tani na del qe ose ameriqia nuk ka ambasador ne kosove, ose ti ke genjyer kaq vjet dhe ambasadoret nuk i pjerdh njeri, ose vetem ti rama ,tak ngjela dhe kreshnik spahiu keni folur me bide n , dhe ju ka besuar juve gjithe ballkanin po edhe 1 pjese te mire te euroazise. Po ik o gojore ik, gjej nai safet te besh ndonje lek më me dinjitet.
EDvin Rama nxenes dhe ndjekes i SS-Serbit Sali bashke me tere kreret e xhihadit ne krye te antishtetit-kalifatit duhet te gjykohen ne gjykaten e hages per krime kunder njerezim,it e qe i kane lene shqiptaret 30 vjet pa shtet me keshillat e perendimit e pastaj te meren me ushkuret e UDB-ash Albin Kainit!