“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, zyrtari i PS shpjegon kërkesën e deputetëve

12 Shkurt 2026, 22:25Politika TEMA
“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, zyrtari i PS


Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, tha në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN se mazhoranca do të shprehet brenda afatit ligjor në lidhje me kërkesën për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres së pezulluar Belinda Balluku. Klosi vuri në dukje se Kushtetuta dhe Kodi Procedurial parashikon një afat tre mujor për t’u shprehur për çështjen.  

“Nga një diskutim për një mandate deputeti u fut në një diskutim shumë të rëndësishëm kushtetues, a mundet që organet e drejtësisë të pezullojnë nga detyra një organ tjetër kushtetues siç është organi i ministrit, zv.kryeministrit, apo Presidenti.

S’ka pasur asnjë rast kur janë përzier këto dy diskutime. Ato që kërkoi grupi parlamentar i PS ishte që të kishim një diskutim të parë në Gjykatën Kushtetuese sa i përket pezullimit të mandatit të një organi kushtetues, ky pezullim ra, dhe ministri i Transportit dhe zv.kryeministri është i pezulluar tani nga detyra dhe në këto kushte futemi te diskutimi i mandatit.

Në kushtet që kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe pse ai vendim nuk është një vendim, brenda afatit tre mujor që na jep Kushtetuta dhe Kodi Procedurial ne do të shprehemi për kërkesën e organeve të drejtësisë. Tan pse një grup kolegësh të opozitës, apo grup kolegësh në media, analist apo gazetar, kanë problem orarin, ne s’kemi problem orarin, ne kemi problem zbatimin e ligjit”, tha Klosi në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN. 

4 Komente

  1. B
    Ben

    Dmth ju do ta zgjasni 3 muaj se jeni te zene shume me pune? Ju jeni te gjithe per tu hedhur ne det!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Sipas llogjikes tende te mefshket o Beni , ne qoftese keta te PS duhet te hidhen ne det ata te pd duket te hidhen ne gropat e zeza te mutit o filozof berishist .

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        Po perse ju duket çudi qe po mbrojnë nje ministre te tyren.Te jeni te bindur qe jane keta prokurore dhe shoket e tyre,qe kur KLSH ju dergoi denoncimin,per Lulzim Bashën ne Rrugen e Kombit per 220 milione dollaret,Keta heshte dhe per procedurë,sot askush nuk eshte kapur per ate korrupsion.Nderkohe Balluku deri tani akuzohet vetem per nderhyrje ne tendera e jo per korrupsion dhe te duket çudi kembengulja e Spakut per t'a arrestuar vetem me biseda telefonike.A thua se ja ka vene normë SHBA dhe BE se sa njerez duhet te arrestojne,qe i ka disa qe kane kaluar vitin pa formuluar akuzen dhe pa gjetur asnje prove materiale per secilin qe te pakten t'i thone dikujt çfarë gjeten per sekuestrim,por vetem gjyqe televizive qe deshtojne brenda muajit nga genjeshtrat e disa gazetarëve,qe nuk meritojnë t'u thuash gazetare

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tefta

          A pika opozites. Kerkojne te marin pushtet duke u futur njerezit ne burg. A keni turp ore plehra, ngelen neper studjo tv duke thene qe SPAK po e ndihmon shume opoziten por keto nuk po munden ta rrezojne qeverine. Po kush ju voton ju o plehra qe doni pushtet nga burgimi, Mendoni qe eshte viti 1994-1995. O zoterinj jemi ne 2026, nuk ju beson njeri juve t’ju jape pushtet, qetesohuni

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje