Kush janë 6 kandidatët për Avokatin e Popullit?

2 Dhjetor 2025, 19:21Politika TEMA
Kush janë 6 kandidatët për Avokatin e Popullit?

Është zbardhur lista e plotë e kandidatëve për Avokatin e Popullit. Ata kanë dorëzuar firmat në Kuvend për të kaluar më pas në seancë plenare për votim.

Lista është:

Aranita Brahaj,

Besim Ndregjonaj,

Jola Hysaj,

Tartar Bazaj,

Adriana Kalaja,

Endri Shabani.

Sot ishte afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave.

Socialistët kanë vendosur të respektojnë traditën parlamentare dhe të mbështesin kandidaturat e propozuara nga opozita, pa vendosur asnjë kusht për t’u dhënë votat në këmbim.

“Ne nuk do mbështesim një kandidat, por do të vlerësojmë kandidaturat, që janë mbështetur me firma nga ana e opozitës”, tha sot kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Konkretisht, për zgjedhjen e Avokatit të Popullit paraqitet një formulë konkrete, sipas të cilës opozita propozon deri në gjashtë kandidatë të përzgjedhur prej saj nga lista e aplikantëve, dhe shumica zgjedh tre kandidatë që i gjykon të pranueshëm.

Sipas kësaj formule, nga këta tre kandidatë opozita vendos një prej tyre për ta votuar në seancë me konsensus.

4 Komente

  1. T
    Tedi

    O Endri Shabani u dekonspirua edhe prejardhja jonr.. nga nëna PD.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Martin

      Dy te fundit jane lemeri!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Saranda

        Po ky vëllai Meros Bazaj çkërkon aty

        Përgjigjjuni
        1. B
          BKH SPAK KENETAA

          Njeri me m#t se tjetri. Nuk ka kjo opozite nje kandidature te hajrit???? Çudi e madhe, loja me steken shume te ulet nga Berrishi eshte e rrezikshme per demokracine ne vend... kandidati duhet te jete nje shpellk@r qe ti pelqej vete lezhendes se këmosur dhe te pakallur SaHALE

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje