Largimet në PS, Spahiu: Pas vendimit të Ramës është SPAK dhe listat për “non grata”

27 Korrik 2023, 09:15Politika TEMA

Largimet në PS, Spahiu: Pas vendimit të Ramës është

Jursiti Kreshnik Spahiu ka komentuar rreth mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste.

Duke komentuar largimin e Damian Gjiknurit nga posti i sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste dhe emërimin në vend të tij Blendi Klosit, Spahiu tha se ka dy arsye në largimet që bën kryeministri Rama.

Sipas tij arsyet janë hetimet nga SPAK dhe paralajmërimi se zyrtarë të PS do shpallen “non grata” në Britaninë e Madhe dhe SHBA.

“Arsyet janë dy, e para është faktori amerikan, që lidhet drejtpërdrejt me një investigim për  në tender në unazën e Tiranës dhe e dyta përfshirja në disa dosje hetimore të Tiranës. Tashmë është krijuar praktika se kur Rama të largon, SPAK-u bëhet gati dhe të kafshon. Se deri ku do arrijë kafshimi i SPAK për Gjiknurin dhe për njerëz të tjerë që pritet të ndryshojnë në qeveri deri në shtator.

Nuk është mirë të spekulojmë por një gjë dihet, ambasadori i Britanisë së Madhe ka thënë se do ketë persona të tjerë që do të shpallen “non grata” nga Britania e Madhe dhe këta nuk do jenë nga opozita.

Gjithashtu shtetet e bashkuara të Amerikës kanë përfshirë në listën e zezë të shpalljes “non grata” edhe zyrtarë të tjerë nga Shqipëria”,-tha Kreshnik Spahiu në “Now me Erla Mëhillin” . 

3 Komente

  1. S
    Sali Rrumpalla dhe ushtria e tij idiote

    Nje gjë është e vërtetë, nuk mund te shkosh të pastrosh shtepine e tjetrit, kur ke shtepine tënde pis. Rama duket se po bën "piazza pulita" ne Qeveri dhe pushtet, kështu qe kur te kthehet SPAK nga opozita, nuk do kete njeri goje të flasë. Po bëri Rama këtë, do mbetet ne histori si baba i kombit, i treti mbas Ismail Qemalit. E ka thënë Nikolle Lesi - "me sa e njoh unë, Rama e ka qellimin të mbetet ne histori". Budall, budall, po nganjehere e gjen llafin. Po nuk e beri, dhe e la vendin me plehrat politike qe kemi, atehere Rama do jetë perseri numuri tre, por mbas Saliut dhe Ilir Metes, si ndyresirat qe historia dihet t'i harroje. Koha do ta tregoje se shpejti se nga çfare brumi është gatuar Edi Rama. Dhe mos bëni komente me partishmeri proletare demokratiko-socialiste, duke share mbarë e mbrapsht pa logjike. Ne qofte se unë e kam gabim, dhe Rama del vetem qelbesira e radhes, të gjithë humbasim, dhe edhe ju që keni lidhur zorret me Saliun, të humbur jeni. Por po qe se del parashikimi im, është e gjithe Shqiperia që fiton. E ç'rendesi ka se Edi Rama është me Partine Socialiste po ta bëjë këtë gjë të madhe per Shqipërinë? Levte jetë edhe me Partine Moderniste po të doje. Rendesi ka vepra, jo Partia. Është tjeter gjë të mos besosh të kjo qe thashë unë. Jam shumë dakord we nje komentues mund të thotë: "Ja je fut kot o byrazer, secnuk e bën dot Rama ate gje. Ti mire e kë po të ndodhë, por unë nuk kam besim fare." Por ne fakt dalin fanatikët e Saliut, dhe gjoja të persekutuarit, dhe fillojne shajnë: "O Ramist, o patronazhist, sa lekë ke marre per komentin". Kështu i ka mesuar xhaxhi Enveri me Saliun. O demokrat, o armik. Kështu si ka vajtur puna, shpresat jane vetem që Rama të bëjë ate qe ka premtuar. Ose ne dreq edhe Rama, dhe të dale e vërtetë propaganda serbë, qe "shqipetarët nuk bejne dot shtet". Por rrumpallistet kane tjeter parrulle "nuk duam as shtet, as Europe. Vetem Rama të ikë."

    Përgjigjjuni
    1. L
      LORA

      Edi Rama ka bere perhere me shume nga sa ka premtuar,,,,qysh kur ka hyre ne politiken vendim-marrese.Tung.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kreshnik gjithollogu

      Vendi zhvillohet me pune nuk zhvillohet me parazit mediash nuk te jep zhvillim nongrata me tre konferenca ne dite as spahiu si i pa pune ne Gjermani pa harruar Genci Burimin qe prek assistence RMI ( revenu minimum indemnité ) ne France ne as Fevziu as Lubonja por puna rruget resortet ndertohen.me pune jo me fantazi studiosh ku keta te semure mediatik enderojne si ka mundesi nje si Spahiu , Burimi ,Lubonja qe nuk jetojne ne Shqiperi nuk jane aktive i jetes politike Shqiptare dhe intervistohen per situaten politique haaaa tragjikomike. Te nderuat te shume ditur largohuni gjeni veten ne nje pune mos u beni qesharak mos hyni ne sherbim te kapterit te ushtrise se enverit sot pronar mediash . Vleresoni ata qe ndertojne qe punojnd qe ngrihen herret ne mengjez dilni ne terren merni ajer se u muket ne studiot e qelbura te krimit

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje