Letër e hapur/ Ilir Beqaj: Pse dështuan raportimet vjetore të institucioneve të “pavarura” të drejtësisë në Kuvendin e Shqipërisë?

19 Tetor 2025, 09:42Politika TEMA
Letër e hapur/ Ilir Beqaj: Pse dështuan raportimet vjetore të

 

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,

Prej muajsh jam në një regjim të kufizuar. Kjo më ka dhënë më shumë kohë të lirë se zakonisht dhe televizori është bërë dritarja ime e vetme me botën e lirë. Për të dytin vit rresht, kam ndjekur me vëmendje transmetimet live të raportimeve vjetore në Kuvendin e Shqipërisë të institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Kur kam qenë vetë në atë sallë, nuk i kam kushtuar ndonjë interes të veçantë këtyre raportimeve. Më shumë më kanë tërhequr ato të ERRE, AKEP, ERRU, Bankës së Shqipërisë apo Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Por sot, me distancë dhe përvojë konkrete me sistemin e drejtësisë, më është bërë e qartë se Kuvendi i Shqipërisë ka dështuar për dy vite rresht me raportimet e institucioneve të pavarura si KLGJ, KLP, ILD, etj.

Drejtuesit e këtyre institucioneve iu shmangën përgjigjeve për pyetjet konkrete, sepse janë të pavarur. Dhe, në një farë mënyre, kanë të drejtë. Aq më tepër kur vetë ata që u kanë dhënë me votë pavarësinë, nuk mund të jenë ata që ua cenojnë.

Ka edhe deputetë që fshihen pas të njëjtit justifikim: “janë institucione të pavarura, nuk duhen ngacmuar.”

Por pavarësia nuk do të thotë mungesë llogaridhënieje. Nëse ligji ua ka dhënë këtë pavarësi, Kuvendi ka detyrimin ligjor dhe moral të verifikojë si po ushtrohet ajo pavarësi.

Nuk jam jurist, por përvoja në jetën publike dhe përballja e viteve të fundit me drejtësinë më kanë ndihmuar të përpiloj një listë pyetjesh joshteruese, por thelbësore, që Kuvendi dështoi t’i bëjë.

I. Pyetje të përgjithshme dhe institucionale

                  1.             Si është e mundur që nuk u trajtua fare çështja e përgjimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese? A u hetua kush e urdhëroi, si u krye dhe a u respektuan garancitë ligjore? Pavarësia e gjyqtarëve kushtetues nuk mbron vetëm disa individë, por mbron baraspeshën e gjithë sistemit.
                  2.             Si është e mundur që Apeli i GJKKO-së nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Kur Kushtetuta thotë se vendimet e saj janë “të detyrueshme për zbatim të menjëhershëm”, kush mban përgjegjësi për moszbatimin e tyre?
                  3.             Si është e mundur që prej gjashtë vitesh KLGJ nuk ka emëruar asnjë kryetar gjykate, por të gjitha janë me drejtues të komanduar? Komandimi i përhershëm është kontradiktë. Pa drejtues të qëndrueshëm, s’ka as vizion, as llogaridhënie.
                  4.             Si është e mundur që kolegje të ndryshme penale të Gjykatës së Lartë japin vendime të kundërta për të njëjtën çështje juridike dhe Gjykata nuk nxiton të nxjerrë vendim njësues? Kur praktika përçahet, drejtësia bëhet lotari.
                  5.             Si është e mundur që pas gjashtë vitesh funksionimi, Prokuroria e Posaçme ende nuk ka kuptuar qartë kush është “funksionar i lartë” sipas Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale? Sa vendime të Gjykatës së Posaçme janë rrëzuar pikërisht sepse akuzat janë ngritur ndaj personash që nuk hynin në kategorinë e funksionarëve të lartë? Pavarësisht kompetencës materiale, kompetenca personale nuk mund të shpiket për raportim statistikor.
                  6.             Si është e mundur që pragu financiar për të kualifikuar një vepër penale si “me pasoja të rënda” ende mbështetet në një vendim njësues të Gjykatës së Lartë të vitit 2003? Në një vend ku çmimet, kostot dhe pagat janë rritur disa herë, drejtësia vazhdon të gjykojë me “vlerën e parasë” së para 22 viteve. Sa është rritur ndërkohë paga vjetore e vetë prokurorëve që zbatojnë ende atë prag? Nëse ligji nuk ecën me kohën, drejtësia ngelet në muze.
                  7.             Sipas nenit 222 të Kodit të Procedurës Penale, përgjimet lejohen me vendim gjykate për një periudhë 15-ditore dhe mund të zgjaten vetëm me një vendim tjetër, po aq të arsyetuar. Por kur pas disa 15-ditësh radhazi përgjimet nuk evidentojnë asgjë të dyshimtë, pse gjykata miraton këmbënguljen e verbër të prokurorisë për t’i vazhduar? Ligji kërkon “arsyetim të posaçëm”, jo “miratim rutinë”. Përndryshe, kontrolli gjyqësor humbet kuptimin dhe përjashtimi kthehet në normë.
                  8.             Pse është shndërruar përjashtimi i nenit 223/3 të K.Pr.P. (shtyrja e depozitimit të proceseve të përgjimit) në rregull të përgjithshëm? Në çdo kërkesë të parë kërkohet që procesverbalet të mos depozitohen për pesë ditë, por “deri në fund të hetimeve”. Përjashtimi nuk është më përjashtim, por është kthyer në praktikë të qëndrueshme, duke hequr çdo kontroll real të gjykatës.
                  9.             Si është e mundur që afati 15-ditor i përcaktuar në nenin 110 të Kodit të Procedurës Penale për t’u shprehur me vendim mbi kërkesat e mbrojtjes shkelet haptazi nga prokuroritë, pa asnjë pasojë? Kur vetë organi që kërkon zbatimin rigoroz të ligjit e shkel atë me heshtje procedurale, çdo garanci bëhet formale. Ligji nuk është “orientues”. Është detyrim.
                  10.          Si është e mundur që tarifa për një faqe fotokopje në Prokurorinë e Posaçme të jetë 6.6 lekë për qytetarin, ndërsa vetëm 2.2 lekë për gjykatën? Në një sistem drejtësie që predikon barazi para ligjit, si justifikohet që vetë shteti paguan tri herë më pak se pala që mbron veten? Tarifa me përkufizim duhet të mbulojë kostot. Pak rëndësi ka kush e kërkon shërbimin.

II. Pyetje teknike dhe procedurale

                  11.          Si është e mundur që prokuroritë anashkalojnë jurisprudencën e detyrueshme për provat digjitale? Po përmend disa prej tyre: Vendimi njësues i Gjykatës së Lartë nr. 147, datë 23.12.2021, “Lapsi.al”; Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 21, datë 24.04.2025, “E.Q.”; Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, korrik 2025, “O.Y.”. Këto nuk janë opinione, por standarde të detyrueshme.
                  12.          Si është e mundur që prokuroritë i kërkojnë të dhëna personale kompanive celulare pa vendim gjykate, në kundërshtim me nenet 208/a dhe 209 të Kodit të Procedurës Penale? Privatësia nuk mund të shkelet me “letër kërkese”.
                  13.          Si është e mundur që kërkohen të dhëna për korrespondencën postare pa vendim gjykate, në kundërshtim me nenin 209 të K.Pr.P.? Posta nuk është kuti e hapur për çdo prokuror të zellshëm.
                  14.          Si është e mundur që prokuroritë kërkojnë të dhëna për korrespondencën elektronike nga AKSHI pa vendim gjykate (nenet 208/a dhe 209 K.Pr.P.)? Shteti nuk mund t’i kërkojë një institucioni shtetëror të shkelë të njëjtin ligj që duhet të zbatojë.
                  15.          Si është e mundur që kërkesat për sekuestrim sendesh formulohen në mënyrë të përgjithshme: “pajisje elektronike si kompjuterë, laptopë, hard disqe, USB, servera, aparate telefoni, pavarësisht kujt i përkasin”, dhe gjykatat i miratojnë pa asnjë kufizim? Këto janë “cartabianca” që bien ndesh me nenin 207 të K.Pr.P., i cili kërkon përcaktim konkret të sendeve që mund të sekuestrohen.
                  16.          Kur do të ndalojnë prokuroritë dhe gjykatat së shkeluri haptazi Konventën e Budapestit, të ratifikuar me ligjin nr. 8888/2002? Standardet ekzistojnë, thjesht mungon vullneti për t’i zbatuar.
                  17.          Kur do të pajisen laboratorët e kriminalistikës me standardet ISO që kërkojnë udhëzuesit e Këshillit të Evropës dhe të GJEDNJ-së për provat elektronike? Të paktën ISO/IEC 27037 dhe ISO/IEC 27042 janë parakusht për çdo hetim të besueshëm digjital.
                  18.          Kur do të ndalojnë laboratorët së përdoruri algoritme hash të papranueshme si SHA-1 apo MD5? Mjafton një kërkim i thjeshtë në “Google” për të mësuar se janë të cenueshme. Integriteti i provës digjitale nuk mund të mbrohet me teknologji të viteve 2000. Minimalisht, standardizohet SHA-256/SHA-3, me zinxhir të plotë ruajtjeje.
                  19.          Kur do të akreditohen laboratorët tanë të kriminalistikës? Pa akreditim sipas ISO/IEC 17025, çdo raport ekspertize mbetet i diskutueshëm dhe drejtësia s’ka dot siguri mbi provat që përdor.

Kjo listë, sigurisht, nuk është e plotë. Por edhe kaq mjafton për të treguar se Kuvendi nuk mund të mjaftohet me dëgjime formale. Duhet të thërrasë jo vetëm KLGJ, KLP e ILD, por edhe Dhomën e Avokatisë si palë të interesuar. Të kërkojë përgjigje konkrete, afate dhe masa korrigjuese dhe pastaj të kërkojë llogari në raportimin e ardhshëm.

E di se pas këtij shënimi do të më thonë:
“Shih punën tënde e mos na jep mend.”
“Po e thua tani, se ke hallin tënd.”
“Ti ke qenë vetë aty kur u miratuan ligjet e reformës, s’ke pse ankohesh tani.”

Mund të kenë të drejtë në një pjesë. Por rëndësi nuk ka kush i thotë këto gjëra. Rëndësi ka nëse janë të vërteta dhe kushdo mund të përballet nesër me një sistem që sot e mendon të “largët”.

Kuvendi ka dy zgjedhje: të mbulohet me fjalime, ose të zbulojë me pyetje.

Unë, nga ky regjim i kufizuar, kam zgjedhur pyetjet.

JU???

Me respekt,
Ilir Beqaj

51 Komente

  1. x
    xhungel gjithandej

    Drejtesia ka ngordhur, bashke me shtetin dhe politiken ne kete vend.Pak me tej kundermon nje popull i vdekur.Prandaj o duro o vdis, ne kete vend hale.

    Përgjigjjuni
    1. h
      hila

      Xhungel! ky vend nuk eshte hale, por njerez si shume nga kjo drejtesi jane te pa afte, jane interesaxhi, jane te kapun nga mafja e Sali serbit, jane zagar te pares, dhe ato qe jane te afte e te rregullt luftohen e denigrohen dhe kush su del per zot. Gjygjtari nuk u vra aksidentalisht, ai qe terhoqi kamzen e armes ishte i motivum qe me pare nga Sali Serbi e te tjere ne ceten e tij. Sala shan Dumanin e ai nuk ndihet, bajn sikur po zihen por Dumani i sherben per te gjitha sa i lypet Saliut. Pra keto njerez kemi ne drejtesi. Kapin ushtare po nuk kapin komandanta. Komandanti ka pare e dosje sa te duash per to, per te pagu e shantazhu.

      Përgjigjjuni
    2. H
      Haka Tekizoti

      Beqaj duket se ka të drejtë dhe kjo na jep një mësim të vlefshëm: që deputetët bashkë me gjyqtarët dhe prokurorët duhen futur në burg dhe të trajtohen siç është trajtuar Beqaj e të tjerë, sepse kjo qenka mënyra më efekase për të mësuar ligjet dhe respektimin e saktë të tyre.

      Përgjigjjuni
      1. P
        PO , PO

        Kesaj here duket se fole sakte z. Haka tek i zoti .

        Përgjigjjuni
      2. S
        Socialisti 92shit

        Analiza me e kthjellet qe kam lexuar ndonjehere per masakren qe po u behet njerezve nga arroganca e “drejtesise se re”. Sme intereson fare autori, por argumentet qendrojne dhe shurdhesia e ish shokeve te tij nuk e nderon partin socialiste.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edi

          Uniteti eshte I rendesishem per shoket e partise. Ky eshte kokra e hajdutit sic jane te gjithe ata ne qeveri. Te kane vjedh ty , Mua dhe te gjithe ne. Por shpresoj te mos jesh militant, ordiner dhe qor dhe te mos perpiqesh te mbulosh zullumet e kesaj bande hajdutesh.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kritiku

            Ku e pe ti qe Ilir Beqaj eshte hajdut? Sipas llogjikes tende edhe ti qe shkruan si i pashkolle duhet te denohesh sipas opinionit itm. Te duket e drejte ty qe opinioni im per ty te te denoje me burg apo me ndonje gjobe te majme? Drejtesia ne Shqiperi eshte shkaterruar me qellim nga shpellari Berisha dhe tani kemi nje ushtri me idiote qe punojne per kete "Drejtesi". E bja e Shpellarit nxjerr akoma ushtare te bindur nga shkolla e "Drejtesise shpellare".

            Përgjigjjuni
            1. E
              Edi

              Ka 13 vjet ne pushtet Rama o Hajvan . Hajdut , sa vidhte dhe faturat e restorantit. Te denohesh se je i pa shkolle ---- te qifsha krahasimin dhe mendjen , o kusuri i bukes , o patronazhist sufllaqes. Beje pushim te dielen o debil, se nuk paguesh nga shefi

              Përgjigjjuni
            2. A
              Aspaku dhjet gjak nga saliu

              Ka vjedh,por familjes saliut nuk ja ka kaluar,muli me vile e shtepija,vokshi burr i shemtuar ka miliona nga nafta e tritani me familjene e azemit spiun i sigurimit dhe hero sipas saliut e sa hajdute te tjere te partis dhime qe aspaku i saliut nuk i heton por i mbron,dhe saliu ben sikur i shan

              Përgjigjjuni
              1. E
                Edi

                Po futini ne burg dhe ata se na keni care karin me Salen , Noken dhe me ate bucen tjeter .... nje Mut Jane , hajduta deri ne krye. Ky plehra I gjate pervec se hajdut , trafikant , mallist , pa familje , imoral , kurve , plehre njeri eshte intrigant dhe I pacipe. Mjere ju dhe Shqiperia qe ka Shembull nje njeri te tille.

                Përgjigjjuni
          2. k
            kasem gahinji

            KE shume te drejte z. BEQAJper problemet qe ushtron. Thelb I I Tyre eshte qe deshtim I I Drejtesise dhe reformave te Saj eshte veper e politike shqiptare, OSE e nje pjese te Saj. Zhurma qe behej ne kuvend eshte pjese e LOJES se atyre qe mbeshtesin deformimin e Drejtesise per interest e tyre, per ta vene gjithenje e me shume drejtesine nen kontrollin e Argitadrejtesi se. Ndaj gjerave u bihet shkurt :-kalojme Ne votim". Keshtu si sistemi gjyqesore si prokuroria, si Duman Olsi prokuroria dalin te paster dhe me suksese ne saje te "Duman punes". Standartet e Drejtesise Jane ne minimum, ne taban, pa themele. Drejtesi E deshtuar nga paaftesia e personnel it si dhe nga politizimi I Drejtesise.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hajduteria qe po kerkon te mbetet Sekret

              Hajni Beqo eshte Hajduti qe ka te sinkronizuar gjatesine e shtatit me lartesine e vjedhjeve. Ne vetem 4-5 koncesione mafioze (perfshi Sterilizimin) ka arritur gadi gjysem - miliard Euro vjedhje neto qe natyrisht nuk i ka derguar te shtepia, por tek Partia. Dhe Partia ja shperblen duke e akuzuar vetem per nja 200 mije Euro fonde te vjedhura te BE (Monedha te shkoqura per hajnin Beqja)

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kritiku

                Na mbyten idiotet pashkolle qe te gjitha u duken vjedhje! Ku e pe ti kete gjysem miliardi Euro (as keto fjale nuk di ti shkruash) vjedhje? Beqja u be "i keq" sepse kur ishte ai ne detyre shkriu tere ate zinxhir korrupsioni qe ishte ndertuar ne kohen e Berishes dhe hunbja ishte aq e madhe sa qe iu vune Ilirit per ta shkaterruar dhe denuar per nje gje qe nuk kane asnje prove por vetem genjeshtra dhe detyrojne te disa gjyketese te korruptuar qe ta denojne dhe ta bejne shembull per tere ata qe do te guxojne ti dalin kunder Mafies ne Shendetesi. Shembull i perpjekjeve te atyre qe punojne drejte dhe iu kundervihet Mafies eshte edhe Veliaj. Ai mbahet pa prova akoma ne burg dhe asnjeri nuk guxon tani qe te behet Kryetar Bashkie i Tiranes nga frika qe mund ta pesoje si ky i fundit. Beqja dhe Veliaj mund te denohen nga keto gjykata slandaloze, por ata nje dite do te fitojne te drejten e tyre ne Strasburg dhe milionat e Eurove do te detyrohen qe te paguhen do te jene ne kurriz te Taksapaguesit. Ne fakt duhet qe keto demshperblime te paguhen nga ata qe e shkaktuan kete maskarade(gjytaret dhe ata qe u perfshine ne kete mesele).

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Edi

                  Te gjithe ata qe nuk vjedhin te duken te pashkolle ty . Mjere Familja jote qe ka pjelle nje zvaranik , nje letyre dhe nje servil. Ha mut aty ku sherben qe te marresh sufllaqen o mortje. Ata jane si qeveri per ne burg qe nga i gjati dhe tek ai zdromsi qe eshte ne burg. Se je Debil ti sdo me thene qe te tjeret si dine vilat , pallatet apo hotelet e zdromsit apo te ketyre kermave te tjera. Zdromsi le te behet burre dhe te hapi gojen dhe e shikon ti si Vene ne burge me radhe keta . Po ske faj ti , se je kusuri i bukes . Po do vi Dita qe do tju qihet motra te gjitheve ketyre kurvave , por ti si picke njeri qe je do thuash e sdija gje, spashe gje , sdegjova gje .

                  Përgjigjjuni
              2. E
                Edi

                Kokrra e kurves dhe hajdutit , dhe ri dhe na ben si moralist. Provoje lageshtiret e qe lose mor plehre

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mara emigrante ne Itali

                  Po ti more je me kurve se Iliri ,

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Edi

                    Te qifsha ty dhe moniken ilirit. Kare Femer . Ri aty ku je dhe pastro ndonje shpi.

                    Përgjigjjuni
                2. A
                  Agroni

                  Analizë shumë e qartë dhe e argumentuar me fakte konkrete. Legjislativi dhe institucionet kompetente duhet të ndërhyn në sektori e drejtësisë se abuzimet me pavarsinë janë alarmante.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    TARRAS LALA

                    O shoku Edi po flasim pēr drejtēsin qē ska drejtēsi. Ilir Beqja ēshtė hajdut jam dakort me ty . Por Ilir Beqja sēshtē kriminel si Sali Bajga , e Saliu qē ēshtē kryehajdut dhe kriminel bredh i lir. Si e quan ti ktē "DREJTĒSI" pra Shqipria ska drejtēsi.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Teo

                      Hajdut ordinary...deri faturash restoranti. Po keta jane te pafytyre ....

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Si rrufe ne qiell te hapur

                        kur ishte ne pozite ky hajdut dilte cdo dite lokaleve te bllokut me Meron qe ta shifte mileti , pastaj filloj faturat fallco me ermal mamaqin qe hapi lokalin nen hyqmin e kryebashkiakut afer rruges kosovareve. Ik o mortje pis ordiner

                        Përgjigjjuni
                        1. q
                          qen që lehin

                          Ore maskarenj. beqaj ndofta meriton të varet. Por ke parë ti që të gjitha sa shkruan i ka të vërteta dhe të llogjikshme! Merruni me to jo me Beqen. A keni aq tru sa të kundërshtoni argumentet dhe faktet e tij?! Apo dini vetëm të lehni dhe të ndyni si qenër që jeni.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Ton

                            Te thena nga Beqaj skane vlere....

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              K O R C A

                              Letra eshte ne emer te I. Beqes , por diget qe ai nuk e ka kapacitetin e njohurive kaq te gjera ligjore , ndaj i gjithe materjali eshte produkt i mbrojtesve ligjore te Beqajt , qe duhen marre ne konsiderate pa tjeter nga instancat perkatese te shtetit . Vetem keto qe thuhen ketu , jane te mjaftueshme per ti rene fuqishem kambanave te alarmit . KETE GJE DUHET EKSKLUZIVISHT TA BEJE ME EKZIGJENCE DHOMA E AVOKATEVE , SEPSE GJENDJA ESHTE TEPER E RENDE DHE NUK DURON ASNJE ZVARRITJE .

                              Përgjigjjuni
                        2. E
                          Enver

                          Bravo Beqja. Qendrojne te gjitha. Harron qe setiozitetin e kerkon kur u fute brenda. Me keta deputete qe fallsifikojne Diplomat e te lidhur me krimin e te forte katunesh e krahinash mendon qe ka kush i degjon raportet. Rama do numra ne parlament, nuk kerkon te ditur. Vazhdo bej burgun ndoshta sheh dhe mangesi te tjera ne sistem. Na lajmero.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Aranit Cela

                            Ti kishe dashur hetuesine e xhaxhi Enverit o byrazer qe te ktheje edhe qindarken e fundit dhe pastajte nxirrje mineral gjithe jeten ne Spac e jo te bilbilosje duke i kerkuar llogari Parlamentit.

                            Përgjigjjuni
                            1. H
                              Humoristi

                              Edhe nga burgu i uron nepunesit e drejtesise :” Sukses ne jete!?”

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fpa

                                Pyetjet jane thelbi i ceshtjes se vet I.B. I paska bere mire idolising se ka studjuar ligjet, kodin e pr.penale etj. Por te kerkosh nga parlamenti I kartonave dhe nga opozita e te forteve te rruges eshte e cuditeshmr. Parlamenti me nota 10 ( neper universitete te paakredituar), parlamentare we komunikojne e vleresohen se sa jane prezent neper rrjete sociale( konkurim per foto b.. e s..) parlamentare qe nuk kane lexuar nje roman dhe nuk kuptojne cfare lexojne.!!! Drejtesia ka humbur misionin e saj: E DREJTA SIPAS LIGJIT. Ketu e drejta eshte sipas Maliqit. Kjo eshte drejtesia we I falet Shen Parase

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Ditmir

                                  Ik mor hajdut, suksese ne jete! Dmth ne burg!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dalipi

                                    Me sa duket ky paska TV dhe laptop offline aty ku eshte:)

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Lufteri

                                      Megjitshse u kujtove vone dhe je bashkefajtor, drejt i ke kto qe shkruan. Duhet ta vuash ne lekuren tende qe ta kuptosh. Gjithsesi drejtohu me nje leter tjeter ish kolegve te tu te maxhorances dhe liderit suprem se ai e ka dore, me propozine konkrete per ta rregulluar kte pune.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Shkodrani i Vjeter

                                        A lehet n’burg ky?! Ky nuk po e kupton, jo vetem ka me u ba shembull n’denim, por kan me ja marr edhe paret. Ja dha teposhten Pllumb Sula ktij iher.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Enver

                                          Te gjitha komentet kunder shkrimit te Ilir Beqajt jane te autorizuara nga ( Zh)Ulzi Manja.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Po

                                            Rasti i ketij eshte skandaloz , edhe me keq se Veliaj per nga menyra si eshte trajtuar dhe hetuar nga "drejtesia e re". I eshte ndryshuar akuza akuza ne salle gjyqi nga gjykatesi!! Rast unikal ne bote ku gjykatsi i thot prokurorit e di une qe i akuzuari eshte pjese e grupit kriminal. Edhe ky si gjithe te tjeret do marrin pafajesi ne Evrope dhe parate do ti paguaj pooulli.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Trapajane hesapi

                                              Disa mund te hane... t me fyerjet dhe akuzat si per Beqajn dhe per Veliaj. Por une do tu them hajdut vetem ne fudnd te zinxhirit te gjykimeve, pra, deri ne gjykimin e vendimin e fores se prere dhe deri ne vendimin e Strazburgut. Deri atehere Jan te pafajshem. Kete e verteton edhe ndryshim I vazhdueshem I akuzes. Ligjerisht nese nderrohet akuza, gjukata duhet te jape pafajesi per akuzen e pare. Pasta te marre vendim dhe te ktheje dosjen per hetim me akuzen e dyte. Nese akuza e pare qendron, ligjerisht ajo nuk bije dhe te zevendesohet me nje tjeter, por I bashkengjitet akuza e dyte te pares. Kjo verteton pafajesi e e te pandehurit dhe tendencen per te gjetur nje shkak qe te mbahet ne burg. Ilir Beqja dhe Veliaj duhet te lirohen me njehere. Mbajtja e tyre ne burg eshte e paligjeshme dhe e qellimeshme. Drejtesia ka deshtuar.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. I
                                                Identiniku

                                                I. Beqja ka të drejtë, Ligji në gjykata përdridhet e dridhet si i do qejfi gjyqtarit, vet fjala gjyqtar ka një mori çështjesh të cilat përveç ligjit të shkruar merrin në konsideratë faktore që ndihmojnë në marrjen e një vendimi sa më të drejtë , porls aq shumë shëmbij sa nuk merren me mënd ki gjyqtari vepron jo në mbështetje të një vendimi të drejtë dhe kjo depse dpekullohet me lëshimin azat në "zbatim të pavaresisë" duke hapur portat pa çrlës për spekullome. Kir degjon apo lexon marrezira të shpifura nëpër vendime gjykatash as mish e as peshk.që për një palë krijojnë favore dhe pslën tjeter disfavore të pa merituara dhe kur gjen në letra një qytetar gabime që mpleksin se pari një varg trupash gjykuese ,gjykim në themel apelime të themelitj,një gjykim zjeter në themel gjen si në rreth që e frejta nuk zbardhet urrël[ Kur të tilla "akroballëqe" hasen në kupolën e sistemit vaj me det se ç'bëhet në rastet e shtetasve pa nivel minimal njohurish juridike , këto raste janë sidomos në rastet në fjalë

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Turi

                                                  Tema duhet ti jepni ze dhe ti ktheheni ketyre kerkesave po jan te ligjshme cfare thote Beqaj. Do i vi koha e padrejtesise te gjithve,prandaj duhet te mos kujtohen si Beqaj tani,si Nastradini ne peralle. Hapni syte se po montohet sistem i keq me te gjitha te keqiat e fashizmit dhe komunizmit. Te zgjedhin 1 sistem ta dim si te sillemi. Mjer kujt i ze rrota bishtin tani te drejtesia

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. K
                                                    Keshilltari

                                                    Po ku ka deputet aq te zgjuar sa te mendojne e te bejne pyetje te tilla per funksionimin e drejtesise sipas ligjeve dikush nuk di ca te tjere ulin koken nga padia disave nuk u intereson te tjere jane te lidhur me interesa pastaj eshte miku shoku etj

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. K
                                                      Kur firmosje koncesione kishe mendje tjeter.

                                                      Burgu te paska bere mire.Do ishte mire te fusnim ne burg te gjithe deputetet e vjeter se I kthjelloka burgu.Sikur te kishe keto mend para burgut s do ishe ne burg.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. B
                                                        Boll eshte boll,

                                                        Ilir Katrani qe ke kohe te lire kete e dime te eshte nderprere koha e vjedhjes, e vetmja kohe pune qe ke pasur. O Mero Gelbaza perse more i degjeneruar i le hapesire kokrres se hajdutit Ilir Beqja, qe qytetaret te vazhdojne e te degjojne kete legen- hajdut shoku dhe miku i ngushte i Rames.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. R
                                                          Romina Taci

                                                          Gjynah. Sa padrejtesisht e paskan trajtuar. Gati te prek shpirtin. Gati.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            Artur Lama

                                                            O ilir O hajdut, o harbut, o njeri i babezitur. Ke lene peng gjysmen e stafit te MSH ne dyert e SPAK. Nuk ta kane borxh. Vete je ne burg dhe do kalosh nja 15-20 vjet atje, por familjen e ke rregulluar. Vajza jote jeton si princeshe ne Holande.Vila e saj xhelezon te gjithe koleget e Bankes ku punon. Ke vetem mallkime per ty dhe familjen tende. Kur te hapen dosjet e tjera per barnat, per tenderat e IT apo per vjedhjet e tjera ke per te vdekur ne burg. O felliqesire e ndyre e Rilindjes.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. f
                                                              fredi

                                                              Bravo! Hajduti me i madh i 35 viteve. Iu befshin ilace atij, gruas dhe vajzes se tij. Nje maskara qe diten e pare si minister u prezantua si KAFSHE POLITIKE dhe kercenoi stafin qe nese nuk firmosnin do te pushoheshin nga puna. Paska zot! Aty te ngordhe ky plehre

                                                              Përgjigjjuni
                                                            2. P
                                                              Pensionist

                                                              Aty brenda te rrish o goxille deri sa tu rriten pensionet atyre pensionisteve qe deshe tu ulesh pensionet! Hajdut!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. X
                                                                Xhoni

                                                                Ilir, A eshte e mire supa e burgut? Te fala Xhoni

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. X
                                                                  Xxx

                                                                  Që ke vjedhur i'a ke luajtur fenë

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. Q
                                                                    Qytetar i zakonshem

                                                                    Drejtësia është një nga kollonat e shtetit ligjor. Mosfunksionimi I sajë e shtyn shoqërinë drejt korrupsionit. Korrupsioni e shtyn shoqërinë drejt pranimit të diktaturës në vend të demokracisë.

                                                                    Përgjigjjuni

                                                                    Lini një Përgjigje