Marrëveshja për "portin e Durrësit" përfundon në Kushtetuese

11 Nëntor 2022, 13:00Politika TEMA

 

Marrëveshja për "portin e Durrësit" përfundon

 

Rama, deklaroi se në vendin tonë po bëhet një investim që nuk është bërë ndonjëherë.

Ky projekt, sipas tij, e transformon Durrësin në një nga pikat më rëndësishme në Mesdhe.

Porti i Durrësit është projektuar dhe do të ndërtohet edhe si “Porti i Prishtinës”.

Lajmin e bëri të ditur studio holandeze gjatë muajit majt për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

“Pra, ju keni shtuar Prishtinën, shkëlqyer, praktikisht ky bëhet edhe porti i saj gjithashtu”, u shpreh kryeministri shqiptar Edi Rama para përfaqësuesit holandez.

Sipas studios, porti më vete është vetëm port, por duhet konsideruar si një element i një zinxhiri të tërë logjistik.

Në vijim, përfaqësuesi deklaroi se kjo mund të jetë një portë hyrëse për në Ballkanin Perëndimor.

Rama shtoi se ky ishte qëllimi që në premisat e para të këtij projekti.

“E pamë që porti aktual ishte një rrëmujë e tërë, ndoste dhe nuk kishte kapacitetet për t’u zgjeruar”, shtoi kreu i qeverisë shqiptare.

Sa i takon portit të ri, kryeministri theksoi se ai ka potencial, ka kapacitete dhe na bën portën hyrëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Zgjatimi i portit të thatë në Prishtinë është kryevepër”, tha në përmbyllje Rama.

Kujtojmë që më 7 prill kreu i qeverisë bënte me dije fillimisht se porti aktual nuk mund të vazhdojë të rrijë në zemër të qytetit.

Kjo, pasi nuk ka sens që qyteti të marrë gjithë ndotjen e portit aktual.

 

1 Komente

  1. i
    iliriu

    Edhe ku eshte lidhja e artikullit me temen ????

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje