Meta përgëzon Kryemadhin dhe Berishën: Protesta, imazhi më i bukur i një shoqërie të gjallë dhe demokracie në veprim

8 Korrik 2022, 13:49Politika TEMA

Meta përgëzon Kryemadhin dhe Berishën: Protesta, imazhi më i

Ilir Meta reagon lidhur me protestën e mbrëmshme të opozitës dhe thotë se manifestimi masiv paqësor i organizuar dje në Tiranë nga opozita dhe aktivistët e shoqërisë civile shqiptare ishte imazhi më i bukur i një shoqërie të gjallë dhe një demokracie në veprim.

Kreu i shtetit shprehet se kauzat e vërteta dhe të drejta, që u ngritën gjatë kësaj proteste, duhet të zgjojnë të gjitha institucionet pa vonesë.

Sipas tij, nuk mund të ketë asnjë justifikim ndaj palëvizshmërisë së organeve të drejtësisë pas mega-skandaleve korruptive, që vazhdojnë të zbulohen dhe denoncohen çdo ditë.

Nuk mund të mbulohet me asnjë fantazi varfëria e skajshme, që po i detyron shqiptarët të mërgojnë plot dëshpërim. Uroj që zëri qytetar të dëgjohet dhe kuptohet si duhet, duke nxitur llogaridhënien në të gjitha nivelet, së bashku me marrjen e përgjegjësive si detyrim ligjor dhe njëkohësisht politik.

Përshëndes gjithashtu qëndrimin e vendosur të opozitës shqiptare në mbështetje të nisjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe të forcimit të bashkëpunimit rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

Këto mesazhe dhe fryma paqësore që karakterizoi këtë protestë, e bëjnë Shqipërinë më europiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse!

4 Komente

  1. B
    Ben

    Sa idiot.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Petro

      Si të të besoj unë dhe të gjithë bashkëqytetarët e mi që jetojmë me pensione dhe punë të ndershme o bastard , o ndyrësir që ke vjedhur për tridhjet vjet dhe na shfaqesh duke përshëndetur buçen tënde Monik dhe serbomadhin Sali. Por ju duhet të ishit në burgje duke vuajtur dënimin e përjetshëm dhe t'ju sekustroheshin të gjitha pasurit që keni vënë o kriminel pa shpirt.

      Përgjigjjuni
      1. D
        DREJTESIA

        Epo ju o jeni te cmendur ose budallej fare. Si ore ti kreu i shtetit falenderon kete opozite kriminale e hajdute. Jeni te gjithe njesoj. Hajduti hajdutin mbron. Edhe e majta njesoj eshte. Populli ka hall te madh, nuk ka se me cfare te jeton. Nuk u ngrit per Salen se ai eshte ne maje te plehut, por genjehet i shkreti popull se do ta mbroje K/krimineli dhe K/hajduti per buken e gojes. Jo ore popull nuk eshte as e majta dhe as e djathta ne mbrojtjen tone. Pa u shkulur nga themelet keta bastarde te ndyre, te mos ju mbatet as nami e as nishani, kur keta te kene shkuar ne ferr familjarisht, vetem atehere mund te ndryshoje ndonje gje. Pritshmeria eshte O. Historia do te perseritet.

        Përgjigjjuni
        1. .
          ....

          Turp shqiptareve qe ju bashkuan BAXHELLES DHE KRIMINELIT.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje