Ministri Hoxha në Bruksel, takim me zv/kryeministrin. Prevot, njofton: Së shpejti do të hapim ambasadën në Tiranë

3 Qershor 2026, 10:50Politika TEMA
Ministri Hoxha në Bruksel, takim me zv/kryeministrin. Prevot, njofton:

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një vizitë në Bruksel. Lajmin e ka bërë të ditur Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm belg, Maxime Prévot, në X.

Prévot ka njoftuar se së shpejti në Tiranë do të hapet ambasada belge. Sakaq, në njoftim Prévot rikonfirmon mbështetjen e Belgjikës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

 “Mirë se vini! Jam i kënaqur të mirëpres Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ferit Hoxha në Bruksel, një mik dhe një ish-diplomat që e njeh shumë mirë këtë qytet nga vitet e tij si Ambasador këtu. Dhe për fat të keq i njohur me shirat tipikë belgë!

Patëm një takim plot lajme të mira. Belgjika do të hapë një ambasadë në Tiranë, një sinjal i qartë i rëndësisë që i kushtojmë marrëdhënies sonë. Dhe vetëm javën e kaluar, Shqipëria u bë vendi i dytë kandidat i BE-së që mori IBAR, duke hyrë në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme dhe për të cilën e përgëzojmë ngrohtësisht Shqipërinë.

Belgjika e inkurajon Shqipërinë të vazhdojë në këtë rrugë me të njëjtën vendosmëri, veçanërisht në sundimin e ligjit, pavarësinë gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit. Rruga drejt anëtarësimit bazohet në meritë dhe Shqipëria po dëshmon se mund të japë rezultate.

Diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë dypalësh në drejtësi, polici dhe luftën kundër krimit të organizuar, si dhe rolin konstruktiv të Shqipërisë në stabilitetin rajonal. Ballkani Perëndimor është në krye të axhendës sime. Pres me padurim të vizitoj Tiranën vitin e ardhshëm për hapjen e ambasadës sonë”, ka shkruar ai.

2 Komente

  1. .
    ...

    me kete lajm shpetuam, e harruam zvernecin, protestat, ilacet,pensionet, te gjithe hallet qe kemi - vetem Feriti budallain te na e presin mire ne Belgjike se iu be nje jave ne Tirane e skish shkuar kaq gjate qe ne 92shin.

    Përgjigjjuni
    1. 2
      21/7

      Belgjika ka tē hapur azilin pēr tē Shqipēris, ku tipa tē ndryshēm qē kan dijeni nē sekrete shtetērore, i bējn me dije te autoritetet belge, ku nē shkēmbim, kanē favore personale.Belgjika sot ēshtē njē shtet me pasiguri pēr jetēn, ku vrasjet me thikē, burrē

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje