Ministri i Drejtësisë reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: Magjistratët kanë detyrim të shmangin shfaqjen e bindjeve politike në publik

14 Shkurt 2026, 18:50Politika TEMA
Ministri i Drejtësisë reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO:

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka bërë një reagim publik në rrjetet sociale pas një shkrimi të publikuar prej gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Florjan Kalaja. Ky i fundit ka thënë mes të tjerash në një artikull, se procesi për Kodin e ri Penal është fasadë. Ministri i Drejtësisë hedh poshtë akuzat e magjistratit teksa thekson se “procesi i ndryshimeve në Kodin e ri Penal ka qenë i hapur, gjithëpërfshirës dhe i dokumentuar, me pjesëmarrjen e ekspertëve, profesionistëve të drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtarë”. 

Lamallari ndonëse nuk e përmend me emër nominalisht gjyqtarin e GJKKO, Florjan Kalaja, i cili është ndërkohë edhe vëllai i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, i kujton atij se me reagimin që ka bërë ka cënuar Kodin e Etikës Gjyqësore të miratuar nga KLGJ. 

“Në Shqipëri ka plot raste kur gjyqtarë dhe prokurorë janë përfshirë më pas aktivisht në politikë, ku shembujt konkretë i gjen në Parlament. Po ashtu, për fat të keq, kemi parë dhe deklarata publike me tone qartësisht politike dhe etiketime aspak etike të shoqatave të gjyqtarëve!”, shkruan ministri Lamallari. 

Më poshtë reagimi i tij i plotë:

Respektoj plotësisht të drejtën e çdo magjistrati, prokuror dhe gjyqtar, i juridiksionit të përgjithshëm apo qoftë dhe atij të posaçëm, për mendim profesional mbi proceset ligjbërëse. Megjithatë, kur një qëndrim i tillë paraqitet në media duke i cilësuar si “fasadë” tryezat konsultative të organizuara nga Ministria e Drejtësisë, lind detyrimi për sqarim dhe transparencë ndaj publikut.

Procesi i ndryshimeve në Kodin e ri Penal ka qenë i hapur, gjithëpërfshirës dhe i dokumentuar, me pjesëmarrjen e ekspertëve, profesionistëve të drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Konkretisht, gjatë periudhës shtator–dhjetor 2025 janë zhvilluar gjithsej 25 takime konsultative. Në këto tryeza kanë marrë pjesë gjithsej 488 përfaqësues nga institucionet e drejtësisë, administrata publike, organizatat ndërkombëtare dhe shoqëria civile. Pjesëmarrja e tyre është dokumentuar me procesverbal, ashtu si dhe mendimet e shprehura krahas atyre të përcjella me shkrim, zyrtarisht nga insitucionet e ndryshme, përfshi ato të drejtësisë. Më shumë se gjysma e dispozitave të publikuara më herët në muajin korrik 2025, ka ndryshuar tashmë dhe puna vijon duke reflektuar në masë të gjerë komentet dhe sugjerimet me vend të ardhura nga institucionet dhe profesionistët e angazhuar në frymën e bashkëpunimit korrekt, pa paragjykim dhe të pandikuar nga prania ose jo e vëmendjes mediatike. 

Debati profesional është i mirëpritur, por ai duhet të mbështetet mbi fakte dhe duke shmangur etiketimet apo ndikimin institucional, aq më tepër të një pushteti tjetër, të cilat nuk i shërbejnë paanshmërisë apo perceptimit i të qenit i paanshëm.

Në Shqipëri, kufizimet për opinione publike të magjistratëve (gjyqtarë dhe prokurorë) burojnë nga disa shtylla kryesore të kuadrit ligjor dhe etik. Thelbi është ruajtja e pavarësisë, paanshmërisë dhe besimit publik në drejtësi.

Rëndësia e vetëpërmbajtjes së gjyqtarit, në jetën publike dhe private sanksionohet dhe në Kodin e Etikës Gjyqësore, të miratuar me Vendim nr 171, datë 22.04.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili ndër të tjera kërkon që gjyqtari:

- kujdeset gjithmonë që sjellja e tij, zyrtare apo private, të mos cënojnë pavarësinë individuale apo institucionale të gjyqësorit dhe as dukjen e pavarësisë në sytë e publikut. Gjyqtari duhet të shmangë sjelljet që mund të krijojnë përshtypjen te publiku se është i angazhuar politikisht…” dhe; 

- duhet të tregojë vetëpërmbajtje në mbështetjen publikisht apo shprehjen e kritikave të çfarëdolloji e natyre ndaj pushteteve të tjera” dhe; 

- duhet të shmanget nga bërja e komenteve mbi çështje të diskutueshme politike apo deklarata publike, të cilat mund të krijojnë përshtypjen se gjyqtari është i njëanshëm…’ si dhe; 

- duhet të shfaqë vetëpërmbajtje në përdorimin e medias dhe rrjeteve sociale”

Të njëjtat parime të etikës udhëzohen dhe nga Komiteti Këshillimor i Gjyqtarëve Evropianë (Opinion Nr. 25 (2022) i Këshillit të Europës ‘Liria e Shprehjes e Gjyqtarëve dhe detyrimi i gjyqtarëve për pavarësi’):

 • Magjistrati duhet të tregojë vetëpërmbajtje në shprehje publike, sidomos ndaj pushteteve të tjera.  

 • Duhet të shmangë shfaqjen e bindjeve politike në publik.  

Standardi i Gjykatës së Strasburgut dikton gjithashtu detyrimin për paanshmëri reale dhe të perceptuar, sipas aksiomës klasike:

“Drejtësia jo vetëm duhet të bëhet; ajo duhet edhe të duket (e tillë).”

Në Shqipëri ka plot raste kur gjyqtarë dhe prokurorë janë përfshirë më pas aktivisht në politikë, ku shembujt konkretë i gjen në Parlament. Po ashtu, për fat të keq, kemi parë dhe deklarata publike me tone qartësisht politike dhe etiketime aspak etike të shoqatave të gjyqtarëve! 

Përtej debateve të natyrës etike më tepër se sa ligjore, besoj fort se barra e ushtrimit dhe perceptimit si i paanshëm dhe i pandikueshëm të magjistratit është veçanërisht më e lartë, po aq sa përgjegjësia e besuar për hetimin apo gjykimin prej tij të funksionarëve të lartë dhe subjekteve politikë! 

Reforma në drejtësi dhe përmirësimi i legjislacionit penal janë procese sfiduese dhe që zhvillohen e përmirësohen në vijimësi, mbështetur në kontributin dhe përgjegjësinë e të gjithë profesionistëve dhe mbi të gjitha në besimin publik — jo etiketime.

43 Komente

  1. E
    Emigranti

    Ama reagim ky.Nuk paskan lene vend pa u punesuar njerez te pa pershtatshem.Ne ate vend nuk funksionon ligji por miku shoku paraja pra si mund te kaloje vetingun nje njeri I tille I politizuar ne cdo qime floku.Vetem duhet te themi te na rroje komisioni i vetingut Sa mire do ishte qe te mos kishim drejtesi se nuk do ti kishim njohur fare

    Përgjigjjuni
    1. E
      E para Partia... pastaj Shqiperia

      Injoranca e perzjere me militantizem politik kerkon MENJEHERE, nje LIGJ TE FORTE per parandalimin e ketyre dukurive. Keta gjykates e prokurore, as qe e kuptojne kur kalojne kufinjte.Jane injorante e servile te kryetareve politike.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kala prej rere

      Si vajti kjo pune prindin ketyre plehrave ka qene njeriu Enver Hoxhes sot e kthyen bithen

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lymi

        E kuptuar tani pse nuk hetohet per 21 Janarin dhe Gerdecin?

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          Fiks

          Përgjigjjuni
      2. E
        Enveri

        Vellai i pdistit Aulon Kalaja .. cudi e madhe, te gjithe magjistratet e Gjkko dhe Spaku Kane lidhje me PD-ne, kjo eshte reforma e Argjites e jo e Edi Rames

        Përgjigjjuni
        1. L
          Labi

          O Enver djali që të kishim hekur o mos kishe lindur o mos kishe vdekur(Arben Duka)

          Përgjigjjuni
        2. D
          Dr

          Ky "gjyqtar" me keto qe thote perfaqson nje pjese te spak-gjkko.Te merret mase per te treguar vendosmeri,dhe te frenohen.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zxx

            Te shkarkohet!

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tv Klan

            Dumbabistët berishianë jetojnë me lavdinë e 92-97

            Përgjigjjuni
            1. k
              kirurg

              Lavdinë e PD-së në 92-97?! Çfarë gënjeshtre tjetër duhet të dëgjojmë që të bindemi se ç'është në të vërtetë TV-Klani

              Përgjigjjuni
            2. U
              U

              Shkarkojeni urgjent kete kriminel te Sali kriminelit,jane mbushur gjykatat dhe prokurorit me bandit te Sali hales.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Populli

                Pushoje nga puna qenin e Saliut

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Na myten vemjet e Sal krimineli

                  Atje jane te gjithe qener te Saliut!

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  Bajlozi me atlete

                  Laj gojën o llamarinë e ndryshkur e hajdutëve të korruptuar kur të përmendësh një gjyqtar me integritet si FK

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bajlozi me topuz

                    Te shkuara vella!

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lomi

                      një gjyqtar me integritet si FK? Jam teper kurrjoz te di integritetin e pronave te Florianit si dhe familjareve te tij ...

                      Përgjigjjuni
                    2. p
                      poshte sali krimineli.

                      po per kata. palaco. duhet mare. masa me ekstreme. se keta palaco ja fshehin. kermes sali berish. te gjitha

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Iso

                        Ua futi sali vuku me “reformen” ne drejtesi!80% e tredhakve hajdut ne drejtesi i ka kopili dhe agjenti serb.

                        Përgjigjjuni
                        1. k
                          kasem gahinji

                          Prokuroria dhe gjukata Jane organet te depolitizuara dhe departizuara. Nese deri me sot keta nuk e Kane kuptuar akoma kete, duhet te ri theksohet me ligj te posacme, mbeshtetur me denim te percaktuar. Jo ligj"as te qi, as te leshon". Duhet qendrim I prere. Pervoja negative e qershor it 1992 ne ushtri dhe ajo e percaktimi nga qeveria Meksi "group pucist komplotist antiPD antireforme Ne ushtri", po lulezon ne drejtesi Duke e degjeneruar ate ne te gjitha hallkat. Ndaj duhet te merreni massa ligjore. Vendimi I fundit i gjukates per detyrime paraqitje te grupit terrorist TE molotovit eve nuk eshte gje tjeter vecse nxitjen e veprimeve terroriste ne protesta.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Adriatik

                            Te perjashtohet nga sistemi gjyqesor qe te vene ment te tjeret.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sadiu

                              E nxorri kokën, u kollit. Kështu është si Gjykata ashtu dhe SPAK. Ata po e tregojnë edhe me veprimet e tyre.

                              Përgjigjjuni
                              1. a
                                analist

                                Te zbatohet ligji me gjithe reptesine e tij.Dihet se gjyqtaret i ka mekuar sali krimineli .Ata po e mbrojbe se kane detyrim kujdes se bien vete ne grope ju mbetet ti mbuloni me dhe dhe zhduken njehere e mire bashke me sali kriminel rame berisha.Do mari ca mbrapa krimineli sali por be p....te semes le te shkojne.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Toni

                                  Po normal që kalajat e mutit, presin me ç’do kusht ardhjen e berishës në pushtet. Shiko njërin që bëertet se i vodhën votat të PD, atje falet prap duke ju qasur berishës. Ky tjetri gjyqtar të bekuar nga berisha, kërruajnë nën rrogoz, mexshpresë se po ju kthehet babai shpirtëror prap në pushtet. Ksi lloj rrace, ban mir me jua ba mutin nkry.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. J
                                    JU LUTEM , LEXOMENI EDHE MUA

                                    A kini degjuar ndonje fjale te mire per fisin Kalaja , qe prisni gje te mire nga gjyqtari Florian ( Edhe emrin ia kane vene Flori , kaq te etur jane pas pasurise e floririt )se une vetem neveri kam degjuar per ta , duke filluar nga ai ndyresia i sindikatave qe vodhi ne mase pronat e Bashkimeve Profesionale dhe i ka nxjerre parate jashte me disa vila ne Spanje , nje tjeter abuzonte rende me ndihmat qe vinin per shoqaten e te verberve dhe iku bashke me parate e vjedhura , nje tjeter eshte Adriana Kalaja qe vuri kandidaturen per k.bashkie ne Tirane dhe ulerinte para kamerave se po te fitonte , do t`iu vinte tritolin gratacielave ne Tirane e do linte vetem shtepite me qerpic !

                                    Përgjigjjuni
                                    1. l
                                      llazi usa

                                      E kuptoni o popull se kush eshte ne te gjitha qelizat e sistemit te drejtesise, jane keta pushtat e Sali Kriminelit, ky mostra ka mare te gjitha pronat e shtetit bashke me xhaxhan e tij Gezim Kalane

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Real

                                        Ndoc Rrokun kane bere Amerikanet, reformen ne drejtesi e ka bere Partia Socialiste. Keshtu ka thene me i gjati i hajnave te qeverise. Tashti na del krejt tjeter. E ke te besojme, keto patronazhista apo larte madherine. U beme si kembet e dhise xhanem.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. n
                                          na myten matufat!

                                          beso ata te RiNevojtores ...

                                          Përgjigjjuni
                                        2. K
                                          Kurrizo

                                          Mut muti, shkerdhate burre, mendjenadh e kokebosh! Ky eshte FK! Sa mire qe e nxjerrin koken vet

                                          Përgjigjjuni
                                          1. G
                                            G

                                            Gjithe kriminelet e Saliut qenkan futur ne drejtesi,sidomos ne Spak-Gjkko

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              Edantes

                                              Gjithe fain e ka paraja, por jo pak faj ka i madherishmi km,i gjithedituri i botes E. R fuck you all ,fuck Sali krimineli.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. E
                                                Edantes

                                                Gjithe fain e ka paraja, por jo pak faj ka i madherishmi km,i gjithedituri i botes E. R fuck you all ,fuck Sali krimineli.

                                                Përgjigjjuni
                                              2. K
                                                Kiri

                                                Gjygjtar e prokuror nje parti politike antishqiptare ne sherbim te sali serbit edi rama duhet te marrin masa para se keta te bejne grushte shteti turp

                                                Përgjigjjuni
                                                1. E
                                                  Emigranti

                                                  Si Saliu edhe Edi janë pjesë e shkatërrimit të sistemit të drejtësisë. Ata janë hajduta, kriminela, vrasës, mjeshtra të justifikimit. Ata janë shkatërrimin i Shqipërisë.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. ?
                                                    ????K.Europian ...

                                                    Pd eshte e forte ne pushtet se ka "parane"...prandaj vjedhin socialistet,te fuqizohen si te djathtet...populli thote tani: me mire te na vjedhin,se jemi mesuar...sesa te na vjedhin,dhe vrasin...si bastardet berrishjane...

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. F
                                                      FATMIRI

                                                      MAGJISTRAT I KARIT TIM KY LAANGUA KA DHEN TUFEN ME LEKE QE KA DAL PROKUROR ME MENDJEN E KËTI NUK SHKOHET AS PLR TË BER SHURREN FIS QIRA SI PUNA E KETI KA PLOT DREJTESIA

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Tarras Lala

                                                        Kta jan wc e Sali Bajgēs e shqiptarėt presin drejtēsi nga kto lloi jashqitjesh. Familja e ktyre Kalas kan qen shėrbētorēt besnik tē Enver Hoxhēs e sot kto skorje u bēn demokrat.Tarras Lala

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. L
                                                          Llamarina

                                                          Lamallari do mbahet mend si shkaterrues i drejtesise asaj qe u ndertua per 10 vjet

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. L
                                                            Llamarina e ndryshket

                                                            Vetem ti shifke drejtesi mer Vella, na e thuj dhe se e shef me syze o pa' syze ...

                                                            Përgjigjjuni
                                                          2. T
                                                            Toni

                                                            90% në prokurori,gjykata,spaku, gjykata kushtetuese janë njerëz që të gjithë që janë vendosur nga PD dhe në kohën PD -se,të gjithë të zgjedhur nga Argita Berisha për këtë ditë. Rama akoma nuk po e kupton që këto janë komplet të njëanshëm dmth me PD,nuk janë të pavarur janë komplet të varur dhe të shantazhuar nga PD,rri o Edi Rama fli gjumë të thellë se po të ngrejnë zgupthi,vazhdo me kilshene drejtësia e pavarur. Kjo drejtësi është komplet e varur dhe dirigjuar nga shantazhi i Sali Berishës dhe Argitës.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. V
                                                              Veronika

                                                              Po te Shikoni vendimet e tij do te shohesh qe Jane te gjitha vendime politike. ILD duhet patjeter te nise procedim per shkarkum njerez te tille e turperojne shqiperine. Sa per Kodin e Ri penal ai nuk e kupton dado ta lexoje. Vendimet Ja shkruan Argita.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. E
                                                                Emigrant

                                                                O edi jepi shtymen ketij PD isti Nipit te hajdutit te pasurive te sendikatave gezim kalase

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. Y
                                                                  Yae

                                                                  Keta lloj gjyqtaresh I bien ne qafe kot sistemit te drejtesise. Jane politikisht djathtas, se duhet te ruanin vendin e punes nga hundderja. Kjo eshte arsyeja qe nuk po gjykohen ceshtjet e nxehta penale. Keta jane pa integritet, pa moral, dine vetem te pasurohen ne kurriz te qytetarit. Larg nga sistemi I drejtesise keta te korruptuar. Kjo eshte puna e vettingut.

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje