Spiropali takim me Kryeministrin bavarez dhe Ministrin për Europën: Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

14 Shkurt 2026, 13:00Politika TEMA
Spiropali takim me Kryeministrin bavarez dhe Ministrin për Europën:

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me Kryeministrin e Bavarisë Markus Söder dhe Ministrin për Europën, Eric Beißwenger.

Spiropali deklaron se në takimin me dy zyrtarët e lartë u rikonfirmua partneriteti i shkëlqyer mes dy vendeve tona, teksa qeveria bavareze mbështet fort anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në fokus të takimit ishte edhe bashkëpunimi ekonomik, me theks te rritja e investimeve bavareze në vendin tonë.

"U angazhuam për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënies sonë ekonomike, falë edhe prezencës së zyrës bavareze të tregtisë në Tiranë, me synimin e qartë për nxitjen e investimeve bavareze në vendin tonë", shkroi Spiropali në rrjetet sociale.

*Postimi i plotë:*
Mynih  Me Kryeministrin e Bavarisë Markus Söder dhe Ministrin për Europën, Eric Beißwenger, rikonfirmuam partneritetin e shkëlqyer mes dy vendeve tona, teksa qeveria bavareze mbështet fort anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

U angazhuam për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënies sonë ekonomike, falë edhe prezencës së zyrës bavareze të tregtisë në Tiranë, me synimin e qartë për nxitjen e investimeve bavareze në vendin tonë.

#MunichSecurityConference

1 Komente

  1. D
    Ditmiri

    E mbaroi ballon kjo idiote e po i kthehet takimeve boshe per te bere foto per instagram? Kokeboshe

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje