Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

14 Shkurt 2026, 09:00Politika TEMA
Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj, ishte i ftuar në Klan News për të folur mbi aktualitetin politik mbrëmjen e kësaj të premteje.

I pyetur nga gazetari Besard Jacaj, mes të tjerash edhe për ish-deputetë të opozitës që kanë marrë poste nga qeveria, Biberaj zbuloi se edhe ai ka pasur ofertë nga kryeministri.

“Ofertë kam pasur edhe unë nga Edi Rama, por nuk jam tunduar për asnjë moment. As nuk më ka shkuar në mendje. Kanë qenë oferta për pozicione të rëndësishme politike, të cilat unë i kam refuzuar pa asnjë lloj dyshimi. Përgjigjja ime ka qenë korrekte, gjykoj: Unë jam i djathtë dhe nuk kam nevojë për një mandat deputeti. Dhe për kuriozitet, përgjigjja e tij ka qenë: Pse, unë jam i majtë?”, tha Biberaj.

I pyetur në lidhje me skenarët e protestës së radhës të opozitës, Biberaj u përgjigj: “Organizatorët e protestës do të shohin mundësinë e diversifikimit të saj. Mund të bllokohen rrugë, porte, aeroporte… Mund të rrihet aty (në Bulevard) me orë, ndoshta me ditë, ose ndoshta edhe me net. Këto janë mendimet e mia, por protesta është një e drejtë civile dhe qytetare.”

Partia Demokratike dhe aleatët e saj opozitarë do të protestojnë sërish kundër qeverisë më 20 shkurt, në 35-vjetorin e rrëzimit të shtatores së ish-diktatorit Enver Hoxha nga Sheshi “Skënderbej”.

10 Komente

  1. A
    Arjan

    Po, mire, vazhdoni! Por, Po nuk keni popullin me vete, nuk beni dot asgje. Thjesht do ta çani trapin!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lisa

      Te gjithe jane nxenesit e dictatorial komunistit te qelbur Enver.O zot u shuafte ai regjim I ndyre komunist dhe njerzit qe e duartrokisnin.

      Përgjigjjuni
      1. A
        AI - i "Shqipêrisë pa këneta"!

        o Biberaj! Pse nuk e thua troç: DoktorVdekja kërkon arkivol!!!!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ana

          Profesor, filloje ti i pari greven e urise bashke edhe me deputetet e saliut, por mos i beni femijet kamikazer se ju denon zoti!

          Përgjigjjuni
          1. O
            O popull, kujdes nga Berishistẽt .

            Ky duhet hetuar oer organizate kriminale . Mos e falni .

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nga larg

              Protesta eshte nje e drejte civile dhe qytetare kur nuk cenon te drejtat civile e qytetare te te tjereve Mund te bllokohen rruge, porte, aeroporte thote sikur po bllokon vijen e ujit a shtegun e dhive ne mal Keta dhunen e kane gjenetike, do ta nxjerre koken, kudo qe te lindin apo shkollohen

              Përgjigjjuni
              1. Y
                Yyyppp Xhixhi

                Sakte! Bllokimi i rrugeve, porteve apo aeroporteve eshte veper penale qe denohet me burg. Organizatoret do vene ne pith te Sheqeres nese bllokojne infrastrukture kritike. Sa per sheshin s’ka problem ta zene sa te duan se tek e fundit keta pocaqi i perkasin mentalitetit “Toke e xanun”. Sa te ngordhe i gjithe brezi dhe rasati tyre do e durojme kete mentalitet tronklotidesh. Na kane rene per pjese si puna e hudhres qe mos na marrin mesysh.

                Përgjigjjuni
              2. s
                sali berusha duhet varur eshte kriminel i betuar

                sali kriminelin varan aty kur u hoth. shtatorja. se eshte akoma me i keq se ai. poshte krimineli sali berisha

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Koqe

                  Doli dhe ki majmuni i saliut .qe i paska ber ofert rama .

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    STRUGA

                    A BIBERI, por gjelles i mungon kripa O Biber djeges. Me Salen dhe me ty sbehet dot PD dhe qeverine ju skeni kellqe ta rexoni. Jo mbajeni mend se do te perfundoni ne koshin e plehrave. Sa per oferten qe te paska be Gjigandi, me duket se paske pare enderr. Ai kurre nuk ka pune me njerez si ju- PISANJOZ-A

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje