Pse molotovi duket si një “kaos i kontrolluar” nga Berisha dhe Rama

13 Shkurt 2026, 18:20Politika TEMA

Pse molotovi duket si një “kaos i kontrolluar” nga Berisha dhe

Nga Ylli Pata

Bomba molotov e “dashnores publike” të saj në politikën shqiptaret, ish-kryebashkiaken e Shkodrës ishte një version klasik i armës shumë të njohur në botë, që herët në histori.

Thjesht një shishe me benzinë, me pak vaj motori, kerosenë apo zift, të lidhur me një fitil, që pasi ndizet aktivizonte ëndën djegëse dhe shkaktonte shpërthim e flakë aty u hidhej.

Pse molotovi duket si një “kaos i kontrolluar” nga Berisha dhe

Këto armë, e cila konsiderohet sin j arsenal luftarak i përdorur history,ikisht nga këmbësoria luftarake, e që është prezent edhe në luftën Ukrainë-Rusi, u përdorën kryesisht gjatë “stinës së revolucioneve” të kohës së djegies së mandateve e bokjkotit të zgjedhjeve lokale.

Përkatësisht para tërmetit të 2019, ku këto bomba që vetëm mbiemrin kanë të ngjashëm me ministrin e Jashtëm të Stalint, patën si terren luftarak portën e kryeministrisë , si dhe disa qendra të numërimit të votave apo magazine zgjedhore në Shkodër.

Në “revolucionin më të ri të doktorit”, përkatësisht këto dy protestat e fundit, shishet me benzinë, janë të lidhura me një fishekzjarr të diametrit të madh, të cilat efektin e kanë më të madh.

Kemi të bëjmë përkatësisht me një material djegës shumë sensitive, barut që ka fishekzjarri e squfur për të ndihmuar reaksionin e lëshimit të shpërthimit në ajër. Në bashkëvepim me benzinën, kjo armë bëhet edhe më vdekjeprurëse, siç u vu re në lëndimet e kryera tëk operatori në terren, pore dhe pjesëtarët e Policisë që përfunduan në Repartin e Djegie-Plastikës në QSUT.

Skema e përdorimit të tyre është e njohur tashmë; në momntin që Sali Berisha mbaron fjalimin, ngre flamurin me një dorë dhe me tjetrën si Xha Sulua në ëndrrën e tij bën shenjë “përpara”.

“Grupi i Zjarrit”, i fshehur në kapuçë, maska e tabela lëshon arsenalin e bombave me molotov drejt kryeministrisë, ku bashkë me shpërthimin, përkatësisht zhurmën ka një efekt viziv “amazing” sidomos për televizione, e flaka që shpërthen e merr përpara këdo qëllon.

Nëse do të ishte Sali Berisha në qeveri dhe Edi Rama do të hidhte molotov nga militantët e tij, përveç arresteve, panelet e darkës do të jenë mbushur me deputete gra që shpallin vendimin ose “plumb ballit”, ose “varje të Palma”.

Por nuk jemi në atë kohë, e pyetja vjen spontane, pse kaq indiferente mazhoranca për të ndëshkuar fort këtë çmenduri, që përveçse rrezikon jetën e njerëzve që nuk kanë lidhje me politikën siç janë policët e gazetarët, jep një imazh shkatërrues për Shqipërinë. Në asnjë vend të Ballkanit nuk përdoret ky arsenal, edhe ur ka pasur protesta edhe më energjike e të forta. Për dy vjet Beogradi u ndez prej protestave të studentëve dhe të opozitës por nuk pati asnjë përdorim armësh ëmbësorie nga protestuesit, ndërkohë që policia serbe përdori një armë shumë të rrallë e të rrezikshme. Të ashtuquajturën “bombë zanore”, e cila shkaktoi polemika të shumta dhe kritika nga organizatat e të drejtave të njeriut, si dhe kancelaritë perëndimore.

Arsyeja pse Edi Rama e ka stërvitur selinë e kryeministrisë për të vijuar të gjuhet me boolotov, duket më shumë politike. Një arsye, që edhe Sali Berishës i konvenon, e këtu të dy palët kanë një përputhje pa u përputhur.

Është krijuar kështu një mjedis i një “kaosi të organuzar” i cili polarizon skenën politike shqiptaret, duke krijuar një distancë higjenike për çdo subjekt apo aktor të ri në vend.

S’ka si të jetë ndryshe, sepse tolerimi i shkarkimit të këtyre lëndëve luftarak ndaj policisë  si dhe selisë më të rëndësishme që udhëheq vendin nuk ka as arsye as logjikë.

Pavarësisht se sa herë jemi në stinë revolucionesh del aty këtu teza e armëve, djegies së Tiranës apo marrja e kryeministrisë me dhunë. Teza të gjitha të provuara dhe konkretizuara, që nuk kanë dhënë asnjë efekt politik, veçse kanë terrorizuar njerëzit.

TemA  

13 Komente

  1. T
    Takti Ceni

    Unë e kam thënë me kohë që strategjia e policisë duhet të ndryshojë, në, përputhje me strategjinë që përdor Berisha ndaj tyre........ . Policia duhet të mos të duket fare, para kryeministrisë në kohën që mbahet mitingu I opozitës. Ajo duhet të qëndrojë në krahët e kryeministrisë, e pakët në numër, dhe shumica të jetë e gatshme mbrapa ndërtesës............. Boshllëku midis protestuesve dhe murit të lulishtes, apo shkallëve, të mbushet me RROTULLA TË HAPURA ME TELA ME GJEMBA.......... . Këto rrotulla të vendosen njera mbi tjetrën, duke bërë që të pengohet afrimi në derën e ndërtesës........... . Zjarrfikëset të qëndrojnë në krah të gatshme për të shuajtur vatrat e zjarrit, por edhe për të ndërhyrë ndaj protestuesve........... . Rrotullat e telit me gjemba, të kombinuar me gazin lotsjellës, në rast se ndonjë protestues do të përdorë gërshërë për prerjen e telave, do të jetë një zgjidhje e shkëlqyer, që nuk bën të nevojshme praninë direkte të policisë, duke bërë që të dështojë taktika e Sali Berishës, për të goditur policinë me molotov apo me fishekzjarrë...........

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luft civile artificiale

      Molotovet i hedhin policēt civil, s'ja mban njeriu tē veproj si cub, pasi futet nē paraburgim, dhe harohet aty.Duhet ditur qē fondet e Ilirhan Celibashit pērfundojn nē akte terroriste, nē financim tē La Civita, nē shëtitje tē panevojshme tē kupolēs sē Partis., si dhe nē reklama politike, ku liderēt e tyre i kan pik tē dobēt.Le tē pērfitojn deri sa kan mundēsi tē çvlersojn valutēn e huaj dhe tē tërheqin bono thesari me rritje tē borxhit publik, mē pas do ju vërsulen kontove bankare tē qytetarēve ( si Xhaferi, Sudja, Vefa) dhe mē pas do han kokat e tyre.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        Ylli po ngateron kekun me byrekun , nuk ka te drejte Rama te arestoj saliun kete duhet ta beje drejtesia .Ne qoftese ngrihen socialistet a e mendon se cfar krijohet ? Kjo do te thote qe te shkojme ne nje lufte civile , perse ju qe ju vjen keq nuk ngrihen̈i dhe ta vini perpara drejtesine si organizata shoqerore qe jeni po ne çdo shkrim fusni dhe Ramen ne mes .Qellimi i saliut eshte te krijoje nje 97 te dyte dhe nje 21 Janar por nuk ka per tja aritur sepse Rama eshte vizionar dhe jo si legenet qe e e shajne nga mengjesi ne darke .Mendoni ku ishim dhe ku jemi , nga gropa keni dale ne dite.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arjan

          ja ke fut kot plako,cfare lidhje ka Rama ti kontrolloje kur po plagosen policet.Rama ka nje gabim me 3/5 e deputeteve ai e nxjer jashte ligji keta maloket qe duan pushtet me dhune te perseritur.2 dite do bejne zhurme futi ata qe bejne me shume zhurme brenda dhe bie vendi ne qetsi.Pacifizmi i Rames duhet te kete nje kufi ne si qytetar duam qetesi

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlonjati 12

            Pergatiten diku keto bomba molotov dhe jo pak pergjegjesi kane edhe organet inteligjente per t’I zbuluar dhe vene para pergjegjesise ata qe i prodhojne dhe ata qe i porositin , qe puna te mos shkoi e te vihen ne rrezik jete njerezish .

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptar i nevrikosur

              Popull me cuditshem se ne shqiptaret nuk ka. Saliu nje plak i rrjedhur nga trute e kokes,i ka ngelur vetem djallezia dhe keqesia ne brendesi te trupit ndiqet dhe mbeshtetet akoma nga shume katundare,maloke,etj,etj. Akoma shqiptaret votojne pd dhe ps dhe pastaj qahen e ankohen se po na vjedhin.

              Përgjigjjuni
              1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                Molotovi ka pësuar ndryshime, në fillim lëndë djegëse dhe fitil zjarr përcjellës,në shishe qelqi,më vonë,lënda diekse u zëvendësua me napalm, lëndë djegëse shumë e fuqishëm. Më shkatërrimin e reparteve ushtarake u "zhduk" napalmi ! Grupi i zjarrit është trajnuar nga ushtarak, në ndërtimin dhe përdorimin e molotovëve. Komanda në "sulm para" u dha nga i njëjti person që urdhëroi në zaptimin e selisë së PD, njollosi flamurin kombëtar. Rama i tregoi opinionit botëror,ja kush janë, kurse Berisha, sa i "Zoti" jam.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mulitov Nokatov KAROVIÇI

                  Në kushtet dhe aktualitetin tonë, tashmë nga molotov, këto lloj bombash, me “avancimin” teknologjik që u ka bërë grupi i zjarrit të PARTISË DEMOKRATIKE, do të quhen “SALITOV”.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Stiv

                    Policia i arreston dhe i dergon per gjykim, por kujt ja dergon, gjyqtaret i komandon tjeter kush dhe te nesermen jane te lire Te njejtet persona jane dhe ne protesten tjeter, perseri e njejta gje. Fajin e ka qeveria thuhet.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      NACIONALISTI

                      NE SHQIPERI FJALA DREJTESI DO TE THOTE TE MOS DENOHET FAJTORI.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        NACIONALISTI

                        NE SHQIPERI FJALA DREJTESI DO TE THOTE TE MOS DENOHET FAJTORI.

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Hetues veteran

                          Thirrja në prokurori e kërriçit Këlliç , nuk është bërë kot . Drejtësia e kap lepurin me qerre , thuhej dikur , ndërsa sot lepuri vjet vetë në qerre . Zhvlimin i shpejtë i teknologjisë , ka bërë të mundur dhe zhvillimin e mënyrave të investigimit të krimeve të ndryshme . Belo esmeri shkoi në Amerikë për të fshehur krimin që ka bërë për organizimin e protestës, prodhimin e bombave molotov , gjetjen e fëmijëve që do të përdorin këto armë kundrejt pagesës , etj , etj , për të cilat Belo esmeri do të japë përgjigje në prokurori . Uroj që hetimi i këtij krimi , të mos bjerë në dorë të ndonjë prokurori , militant i kriminelit Berishoviç , që të kalojë në heshtje kjo veprimtari e mirëfilltë kriminale , për të cilën Belua u angazhua se do ta bëjë më të fuqishme , kur të kthehet nga Amerika për protestën e 20 shkurtit .

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vetem drejtesi

                            Deri ne nje fare mase ka pergjegjesi SPAK per gjendjen shqetesuese qe shkakton PD. Qytetaret e ndershem nuk ja kane borxh rrugecerve per te vuajtur nen trysnine e tyre. Ne se do te ishte zbatuar ligji atehere gjendja nuk do ishte kjo e sotmja. Gjarprit i pritet koka kur duhet. 21 Janari, Gerdeci e plot vepra te tjera te rendesishme penale pas 35 vitesh kurresesi nuk duhet te ishin pa te denuar, kur dihen autoret. Eshte papergjegjshmeri e organeve te drejtesise, qe me dashje nuk kane cuar pas hekurave pergjegjesit kryesore qe cuan te pafajshmit ne viktima. Nuk kuptohet hezitimi i SPAK per te cuar ceshtjet penale deri ne fund. Nuk eshte paaftesi, por eshte dashje per te ndihmuar kriminelet. Organet e drejtesise duhet te anojne ne anen e te demtuarve e jo te mbrojne kriminelet. Ne se pergjegjesit e ketyre ngjarjeve te nxehta penale, do te ishin pas hekurave ashtu edhe femijet e tyre, nuk do ishin ne kete situate kaotike. Eshte pergjegjesi dhe nder, kur e kryen detyren me pergjegjesi. Varet sa e si e kupton.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje