“Drejtësia penale është grabitëse e pronës private” – Alarm i Ylli Manjanit për sekuestrimet ndaj blerësve në mirëbesim

13 Shkurt 2026, 17:50Politika TEMA
“Drejtësia penale është grabitëse e pronës

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, hedh akuza të forta ndaj praktikës së sekuestrimeve në kuadër të hetimeve penale, duke e cilësuar drejtësinë e sotme si “grabitëse të pronës private”. Sipas tij, përtej qëllimit për të goditur krimin, masat e ndërmarra nga prokuroria – veçanërisht nga SPAK – po prekin edhe qytetarë që kanë blerë prona me mirëbesim dhe përmes procedurave të rregullta ligjore.

Manjani thekson se, ndonëse sekuestrimi parashikohet nga Kodi i Procedurës Penale dhe ligji antimafia, problemi lind kur prona e kaluar ligjërisht në duart e një blerësi të tretë bllokohet pa e bërë atë palë në proces. Sipas tij, kjo praktikë cenon sigurinë juridike dhe thelbin kushtetues të së drejtës së pronës, duke krijuar një situatë që kërkon zgjidhje urgjente.

 

Postimi i plotë:

Drejtësia penale sot është grabitëse e pronës private!!

Po përpiqem ta spjegoj thjesht atë që po ndodh me grabitjen e pronës private në emër të luftës kundër krimit. 

Situata është kjo:

Prokuroria, SPAK më së shumti, kur fillon hetimet për të dyshuar se kanë kryer krime, u sekuestron edhe pasuritë personave që heton. Sekuestron e vendos sipas Kodit të Proçedurës Penale si masë konservative ose në kuadër të ligjit Antimafia.

Deri këtu, formalisht të paktën, me ndonjë përjashtim që vjen nga përdorimi vend e pavend të kësaj mase, prokuroria është në.rregull. (fjala vjen kemi një rast ku gjykata ka vensosur sekuestro të disa autoveturave të të tretëve sepse perdoruesi i tyre ka bërë me to video në tik-tok...)

Problemi fillon lur sekuestro bëhet edhe ndaj pasurisë të personave të tretë, të cilët janë blerës të pronës me mirëbesim.  

Dmth, që ta thjeshtoj edhe pak, ti ke blerë një pronë rregullisht, me noter, kadastër dhe me pagesë të rregullt në bankë, por meqë ai/ajo që ta shiti pronën është vënë nën hetim dhe i është sekuestruar prona, sekuestrohet edhe prona që ti ke blerë. Sepse ja ke blerë kriminelit, i cili gjithsesi nuk është dënuar ende...

Këtu fillon një kalvar i gjatë proçedural, sepse ti e merr vesh rastësisht që të është bllokuar prona. As njoftim zyrtar nuk të bëjnë!!!! 

Sidoqofrë, pasi e merr vesh shkon në gjykatën penale që po gjykon personin nën hetim, ku kërkon të legjitimohesh si person i interesuar, me idenë që të sqaroah hetimim dhe gjykimin aty se je pronar i ligjshëm dhe, se nuk ke dijeni mbi aktivitetin krimal të shitësit. 

Gjykata penale masivisht refuzon të pranojë këto persona, të cilëve u thuhet shkoni në gjykatë civile dhe kërkojini shitësit tu kthejë lekët!

Kulmi! 

Të kanë mareë pronë dhe të thonë shko e merrja atij që është në burg që ska më as pleshta!!! 

Ndërkohë ti nuk ke konflikt civil me shitësin, por me gjykatën penale dhe prokurorinë, sepse pronën po ta marrin ata. Po kush të dëgjon!!!

Shkurt prona jote mund të të merret nga një gjykatë penale, ku ti as nuk thirresh në të, jo më për t'u dëgjuar. 

Kjo situatë absurde, haptazi e paligjshme dhe kundër Kushtetutës së vendit konsiderohet praktikë gjyqsore dhe është përhapur gjerësisht. 

Tani, a mund të na thotë dikush ku dallon drejtësia e sotme nga praktika komuniste e marrjes me grabitje të pronës në emër të një lufte?! 

Që të kuptohemi dy janë mënyrat ekstreme që ligji njeh për heqjen e pronës private: 

1. Kur shteti e shpronëson me vlerë të plotë për një interes publik, dhe

2. Nga gjykata me një proçes strikt të rregullt ligjor lur prona ka burim kriminal dhe është vënë në keqbesim. 

Si mund të quhet propes i rregullt marrja e pronës të blerë në mirbesim total, kir as nuk të njoftojnë e as të bëjnë palë në gjykim?! 

Çfarë duhet të bëjë dikush që do të blejë pronë të shkojë njëherë në SPAK apo në 30 prokuroritë e shtetit që të pyesë ta blejë apo jo pronën?!!!

Nuk e di, po e kapëm edhe këtë ektrem! 

Kjo praktikë quhet grabitje dhe nuk ka lidhje me parimet kushtetuese të shenjtërisë së pronës private dhe me sigurinë juridike. E drejta e pronës është themelore dhe e barabartë me të drejtën e jetës! 

Më habit që Gjykata e Lartë e lejon këtë gjë. Por kjo praktikë është bërë tashmë shqetësim real dhe KËRKON ZGJIDHJE!

Nuk shkon kjo, o njerëz!!!

12 Komente

  1. B
    Besimtari

    Shume sakte !

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kapterri

      E tmerrshme. Me te shkatarru jeten.Ne asnje vend te botes nuk ndodh kjo.Edhe ai varianti qe te marrin makinen pse keqbersi ka xhiru aty video,scandaloze.Stupid.

      Përgjigjjuni
      1. X
        X

        Mbase per kete ceshtje te drejtesise se re, na jep ndonje pergjigje shteruese ambasada e SHBA dhe ndonje "ekspert" i BE, mbrojtes si mbrojtes i drejtesise super te re.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Herkuli

          Po nese prona eshte ne emrin tim, si mund ti sekuestrohet personit qe po hetohet? Sepse ne regjistrin e hipotekes atij nuk i figuron kjo prone!!

          Përgjigjjuni
          1. b
            ben

            Shko e thuaja kete gje SPAK-ut se mbase te ben perjashtim. Ylli Manjani po me befason keto kohet e fundit me ato qe shkruan. I ngre problemet dhe i analizon me shume saktesi. Bravo.

            Përgjigjjuni
          2. T
            Thjesht

            E drejt. Po abuzohet shume.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pak nga të gjitha.

              « Më habit që Gjykata e Lartë e lejon këtë gjë. » Ylli mendoja se e dije që Spak është de facto struktura që drejton e kontrollon sistemin drejtsisë pra dhe gjykatën e naltë.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Elis

                Sa padrejtësi i bëhen këtij populli! Pastaj thonë, pse e vrau gjyqtarin që i zvarriti 30 vjet dhe nuk ua dha pronën. Po çfaré të bënin, ti thonin ok ti e ke në dorë, bëj si të duash?

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Labi

                  Per cfare drejtesie mund te flasi mesuesi anglishtes,vetem ne Shqiperi shikon se si nje fshatar i ardhur nga zonat me te humbura te Shqiperise shkon ne Angli 2 deri ne 3 vjet kthehet e blen dyqane e shtepi miliona euro.

                  Përgjigjjuni
                  1. v
                    vezhguesi

                    C'rendesi ka se nga vjen dhe cfare blen nje individ? Nese ka dyshime per para te pista bej hetime dhe merrja pronen. Manjani po flet per ata qe blejne me para te ligjshme prona, p.sh. nje apartament me kursimet e nje jete ne emigracion dhe ja marrin si ne kohen e Enverit sepse ai qe ka ndertuar pallatin dyshohet per krime.

                    Përgjigjjuni
                  2. M
                    Mondi

                    Vazhdon ky vjell vrer kunder Spak. A e di ky qe per 90% e shqiptareve Spak eshte institucioni me i besuar? Shpresoj ta vizitoje nje dite Spak Manjanin dhe te na zbuloje kush ia paguan shkrimet.

                    Përgjigjjuni
                    1. v
                      vezhguesi

                      Nga i gjeni keto te dhena more njerez te mire? SPAK-u eshte nje institucion qe nuk ka kerkend qe ta kontrolloje. Harrojeni per nje moment se cfare mund te kete bere Ilir Meta, por ai ka qene Presidenti i Republikes dhe K. Minister. Eshte e turpshme qe ta arrestosh sic u arrestua Meta dhe ta mbash ne burg me shume se nje vit pa e nxjerre ne gjygj. E njejta gje me Veliajn e te tjere qe po kalben ne burg pa gjygj. Nese kane vjedhur nxirri ne gjygj dhe i denoni, por askush nuk ka te drejte ti heqe lirine nje individi pa vendim gjykate, ndryshe le ta quajme Shqiperine Kore e Veriut dhe ti japim prokuroreve te SPAK-ut nga nje kurore mbreterore.

                      Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje