“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera; Bylykbashi: Zgjedhjet janë ‘pushtuar’ nga shteti

13 Shkurt 2026, 11:30Politika TEMA
“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera;

Është mbledhur sot në 13 shkurt Komisioni për Reformën Zgjedhore.

Fillimisht foli bashkëkryetari i Komisionit Oerd Bylykbashi. Ai deklaroi se reforma zgjedhore duhet që të ketë parasysh një sërë çështjesh problematike.

“Ekspertët duhet të hartojnë një listë çështjesh, që janë më delikate. Sot kemi pushtim të zgjedhjeve nga shteti, është problematikë dominante. Kur flas për pushtim të zgjedhjeve nga shteti, flas nga përdorimi i individëve në proces deri tek mënyrat e makinerisë shtetërore. Edhe vota e diasporës ka cenuar besimin në rezultatin zgjedhor, kemi administrimin zgjedhor, që duhet të shikohen me kujdes. Duhen parë dhe burimet e partive, që a janë burimet e pastra, që nuk i bëjnë vunerable ndaj presioneve. Transparenca në shpenzim e raportim duhet parë gjithashtu. Duhet të zgjedhim zgjidhjen më të mirë nga organizatat ndërkombëtare. Zgjidhja të jetë e mbrojtur në aspektin legjislativ, që do të thotë se konsensusi duhet të jetë i plotë, që partia në pushtet mos të bëjë ndryshime kur të dëshirojë”, u shpreh ai.

Ndërsa, bashkëkryetari nga PS Damian Gjiknuri tha se gjithçka do të ndodhë duke u koordinuar me organizatat ndërkombëtare. Ai iu bëri thirrje partive politike, që të marrin pjesë në tryezë.

“Produkti do i shkojë në fund edhe Komisionit të Venecias. Ekspertët e ODIHR do të jenë ata që do të shikojnë të gjitha pikat. Edhe BE ka shprehur gatsishmërinë për të na asistuar. Edhe ne duhet t’i ftojmë që të shprehin ekspertizën e tyre, për të parë modele sesi funisiononojnë në vende europiane. Çdo gjë duhet të jetë transparente në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare të specializuara në këto çështje. Edhe partitë e tjera duhet të vijnë në tryezë. Duhet të kontribuojnë për formulën në reformën zgjedhore. Kanë të njëjtat të drejta për të propozuar drafte apo zgjidhje të caktuara dhe të komunikojnë çdo gjë me ekspertët, për çdo gjë që ata e mendojnë se është e drejtë”, deklaroi Gjiknuri.

Bylkbashi shtoi se problemet kryesore vijnë nga problemet e mazhorancës.

6 Komente

  1. N
    Noci

    Mazhoranca nuk ka asnje problem me zgjedhjet.Ajo i fiton bile me diference,te mire.Diten e zgjedhjeve asnje problem nuk ka ndodhur.Ju thoni na i vodhen,nxirrni probleme teorike por praktikisht nuk nxirrni asnje prove te sakte ,shtresash,apo te filmuar,qe te vertetoni akuzat,prandaj KAS nuk ju jep te drejte.Pale kur permendni financimet ku ju mbani rekordin e mungesës se transparencës,6 milion euro vetem per non graten

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jinny

      O gomar i PD-së, së pari fillo nga vetvetja se nga vijnë burimet e finacimit, dhe pastaj vazhdo me të tjerët, pse nuk u nise nga krimineli Sali, nga erdhën ata miljona dollarë apo euro që financuat gjatë zgjedhjeve të partis kriminale( pasi udhëhiqeni nga një kriminel ordiner)!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        PD ngelet gjithmon te sharjet dhe akuzat , nuk japin alternativa se nuk marin vesh nga ndarja si dhe shikojne qe te kete me shume bashki per te punesuar te pa kenaqurit .Shikojne vetem xhepin e tyre per vota .Komisioni duhet te eci perpara dhe me pa dakortsin e pd , duke u mbeshtetur te udhezimet e organizatave kopetente ne kete reforme .

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beu i fshatit

          E kush flet per transparence ne zgjedhje Bylyku qe nuk lene gje pa bere qe te fitojne por nuk kane vota

          Përgjigjjuni
          1. F
            Feliksi

            Amon më amon, sa herë shof kët strazimirin, më vjen ndërmënd katnari baldushkut????. Katnari me kobure, ja futi në mes parlamentit noka me grusht, dhe plr 12 vjet katnari su pa më. Thonë që ka lënë paret e dynjosë me u bo deputet. Amon mër berish ça ke bo, mir më mir ql paguajnë e dim të gjithë, po këtij ta pagush dhe vetëm mos ta kesh. Katunar o tru parur, qytetar nuk u bone kurr.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Paco

              Byliku I dash it Duket I merzit nderrojeni bylyku I gamorit

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje