"Molotovi nuk të jep legjitimitet!"/ Indrit Vokshi: PD, parti e 5-6 biznesmenëve! Berisha u fut frikën të vetëve...

13 Shkurt 2026, 10:30Politika TEMA
"Molotovi nuk të jep legjitimitet!"/ Indrit Vokshi: PD, parti e

Analisti Indrit Vokshi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se protestat e PD me molotv, nuk i japin legjitimitet opozitës, por këtë mund ta bëjë vetëm fitorja e zgjedhjeve. 

Vokshi tha se PD sot është parti e disa biznesmenëve dhe nuk ka asnjë përpjekje për reformim të saj, përkundrazi Berisha i frikëson edhe të vetët, duke ngritur mitin se Rama nuk mundet. 

"Mund të dalësh edhe me armë aty dhe të mos lejosh këta të PS të futen në institucione. Puna është a na jep pushtet legjitim? 

Dhunë e ushtron Rama, dhunën strukturore, te biznesi, se kush do të jetë i pasur dhe i varfër, klientelizmi, etj. Por nuk mjafton që një opozitë të ketë vetëm të drejtë, duhet të jetë edhe e zgjuar. Pas një viti ka zgjedhje, të marrin 20 bashki dhe ta delegjitimojnë me mënyrën se si delegjitimohet. Opozita legjitimohet duke marrë pushtetin vendor, bashki kyç. Jo me molotov.

Është romantike, e bukur, të shpallim luftë të armatosur, por rezultati cili do të ishte? A të vjen pushteti legjitim? Jo. Ka patur 10 protesta serioze në 2019. Në kutitë e votimit pastaj, diferencë e thellë. Ia bëmë hyzmetin revolucionit, rrugës, por jo kutisë së votimit. Nëse do ta delegjitimosh, bëhet në zgjedhje. Nuk është Rama aq i frikshëm sa duan ta paraqesin. Zoti Berisha, kur e përshkruan si njeriun e frikshëm Ramën, të krimit dhe që të ha zemrën, u ka futur frikën të vetëve.

Të thuash ky është diktator dhe nuk vijmë dot në pushtet, nuk di a ka kryetar tjetër në botë që bën këtë. Duhet të thoshte ky ka pika të dobëta, do të zgjerojmë partinë, të marrim pushtetin. Nuk duan të sfidojnë realisht pushtetin, por ngaqë janë interesat ekonomike që kanë përcaktuar deputetet e PD dhe hierarkinë aty. Flitet për mandate të blera, të dhuruara, që u janë dhënë biznesmenëve. Është parti e 5-6 biznesmenëve.

Ngaqë nuk duan të reformojnë opozitën, se edhe këta janë regjim në opozitë, cfarë të gjejmë për ti kuruar mendërisht militantët, ejani hedhim bomba në bulevard dhe të marrim pushtetin", tha ndër të tjera Vokshi.  

1 Komente

  1. Q
    Q. Koculi

    Indrit , sikur Po te ha meraku I estetizimit te vrasesit komunist , Sali Berisha ...! Indrit , " Wenin me 300 sapune ta lash , prape era qen vjen " , shperthente dikur nje mesues , sic duket I lodhur me nxenesit e veshtire . Dhe ka patur plotesisht te drejte . Berisha do ngordh Berishe . Madje edhe pas vdekjes , do kuteboje gjate .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje