Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se vendimi i Gjykatës Kushtetuese (ku nuk u mor një vendim) ku mbeti në fuqi pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra, është prova e fundit që kryeministri Edi Rama nuk e kontrollon drejtësinë.
Komentet Spahiu i bëri në emisionin ‘Frontline nga Marsela Karapanço’ në Report TV, ku tha se të gjithë zv.kryeministrat, ministrat dhe deputetët e Ramës që kanë qenë nuk hetim, nuk i kanë shpëtuar dot masave të sigurisë nga SPAK, GJKKO dhe të gjitha gjykatat e tjera.
Sipas Spahiut, 2 janë mundësitë, që ose Rama nuk e kontrollon drejtësinë, ose Rama i urren të gjithë njerëzit e vet dhe kërkon t’i fusë në burg. Kjo e fundit sipas Spahiut nuk qëndron.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mendoj se është prova e fundit, që për herë të parë është një lajm i mirë për Shqipërinë, sepse na provoi të gjithëve, publikisht dhe zyrtarisht, se partia në pushtet dhe kryeministri Edi Rama kanë zero influencë në Gjykatën Kushtetuese, në Gjykatën e Lartë, në Prokurorinë Speciale, në Gjykatën Speciale dhe në të gjitha prokuroritë dhe gjykatat në vend. Çdo zv.kryeministër i Edi Ramës, çdo ministër i Ramës, çdo deputet i Ramës nuk i ka shpëtuar dot procedimit penal apo masave të sigurimit nga SPAK, GJKKO, Gjykata e Apelit, nga Gjykata e Lartë e deri në Gjykatën Kushtetuese, në 13 vite ka provuar që Rama ose i urren të gjithë këta, pra ose është kundër gjithë njerëzve të tij, ose ka zero influencë. Dhe kjo ndodh për herë të parë në Shqipëri”, tha mes të tjerash Spahiu.
Gjithashtu po probojne qarte e haptas se drejtesia ndodhet nen urdherat e fashistit non grata
Arsyeja mund te jete e thjeshte : Keta te krahut te djathte qe drejtohen nga Saliu , i kane perdorur leket e vjedhura shqiptareve , me me eficence , kane shijuar jeten , por kane investuar edhe ne te ardhme duke blere gjykates qe do ju duhen mesa shihet....kurse keta te krahut te majte te drejtuar nga Ajatollahu , leket e korrupsionit mesa duket i kane perdorur pa mend ,i kane bere breke e cokollata , vetem per te shijuar jeten ( p.sh nje shishe vere 30.000 euro ) dhe nuk kane investuar ne kapjen e gjyqesorit....dhe ja rezultati shihet....mendoj qe Ajatollahu duhet te marre nga e djathta ndonje ekspert qe ti ndihmoje ne shpenzimin sa me mire te lekeve te vjedhura.
Nuk kontrollojne dot Spak...mbase eshte aq e kopsitur sa nuk ka ci ben prokurori e gjyqtari....ka ardhur nga partneret...
Ky ka qene I pari drejtesise ne Shqiperi per 7 vjet...te flase mdonje tjeter epo hajde.. po ky....kur I qahet...ky braktisi kld e shikonte Korfuzin me dylbi....une nuk u besoj njerezve si ky....si Manjani.. 3 vjet minister kur u be reforma e nuk di gje thote...po per cfare dinit ju? Per tendera byzylyjesh e emerime gjyqtaresh ..
Reformen ne drejtesi e beri Partia Socialiste ka thene palloshi. E vertete apo false. Kush e gjen?