Konferenca e Ramës me Dash Sulën, Berisha: Shprehja “Puthu me Milo” u bë “Puthu me Dashin”

13 Shkurt 2026, 13:10Politika TEMA
Konferenca e Ramës me Dash Sulën, Berisha: Shprehja “Puthu me

Kreu i PD-së Sali Berisha në konferencën për mediet sot në 13 shkurt, kishte kritika të ashpra për qeverinë shqiptare.

Berisha tha se presidenti amerikan Donald Trump, pasi ia mbylli derën Ramës në Davos, tashmë nuk e lejoi atë të marrë pjesë në Konferencën e Mynihut.


Ai komentoi edhe konferencën e Ramës me Dashnor Sulën, kryeinspetorin e vendit tashmë e ish-deputet i Partisë Demokratike. Berisha u shpreh se shprehja “Puthu me Milon” tashmë është kthyer në “Puthu me Dashin”.

“Ekziston shprehja popullore, puthu me Milon, por sot kjo është, puthu me Dashin. Edi Rama sot që kishte prenotuar hotele, salltanete dhe bëhej gati komunikata të parafabrikuara të na dërgonte nga konferenca më e rëndësishme vjetore e sigurisë në botë, që është Konferenca e Mynihut, nuk shkoi dot.


Ai dhe ekipi i tij nuk u nis dot për Mynih, e anuloi. Batoni me një pjesë të ekipit është në Mynih duke e pritur, por Rama, thashë edhe njëherë, ajo që thotë populli puthu me Milon, u bë sot e vërtetë, puthu me Dash Sulën. Ky është një akt për të cilin do të shpreh mirënjohjen më të madhe të gjithë atyre që i refuzuan takimet narkodiktatorit të Tiranës.

Të gjithë atyre që i anuluan takimet e fiksuara para vizitës së tij në Bruksel. Të gjithë atyre që e bënë me qëndrimet e tyre Edi Ramën mish të huaj, trup të huaj në atë konferencë dhe ia mbyllën dyert. Pra, në një hark kohor trejavor, në dy aktivitetet më të rëndësishme, absolutisht më të rëndësishmet të vitit, në forumin global të Davosit dhe në Davosin e sigurisë, që është Konferenca e Mynihut, dyer të mbyllura për kryehajdutin e kombit shqiptar. Nderimin më të madh qytetarëve opozitarë, të cilët me protestat e tyre, u bënë zëri i ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve”, tha Berisha.

7 Komente

  1. M
    Munika

    Shko paguaj punonjesit e Syrit o legen, sa s'te kane zene akoma me gure. U be shpellari gjakatar te perdore ironin.

    Përgjigjjuni
    1. P
      P

      Sali kerma,cfar do cpikesh kur te shkoj ne Washington?

      Përgjigjjuni
      1. x
        xha Kasemi nga Çepani

        Rama po puthet me Dshnor Sulen, ashtu si i puthe Ti me KASTRIOT ISLAMIN dhe ndonje tjeter qe nuk ia vlen t'ia shkruajme emrin.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Haaa skizofren

          Gallate nje non grata nga SHBA dhe Mbreteri Bashkuar haaaaa ka mbaruar gjynah

          Përgjigjjuni
          1. A
            Agjenti 007

            O Berisha hape rruge sepse je bere i bezdishem dhe mos jQa hallim Rames se me daten 19 shkurte ky eshte ne Amerike per bordin e paqes bashke me Os.anin e Kosoves ndersa ti vazhdon luften tende si e ke zakon ah moje Birishe sa u gezova une sa mire ta beri Sara Mila bashke me Zegjinen sepse e meritobe se ashtu je gatuar ti vetem me be krimet por mos harro se Zoti vonon por nuk harron.

            Përgjigjjuni
            1. x
              xha Kasemi nga Çepani

              Sot tradhëtar quhet Dashi te PS-ja. Shumë atdhetare ishte Kaçi te PD-ja. Formulat e Kaçit na dhanë veç "fitore." Ike ti o Dash. fitoren na i afrove. O SALI, po mendohu para se te flasesh. Je puthur me Kastriot Islamin,. me Duken e krimit, dhe me nje deputet tjetr, icili eshte shume i rendesishem sa i kemi harruar edhe emrin e mbiemrin.... po faktikisht iku nga PS-ja dhe erdhi te JU,o Sali . MOs u bej kaq qesharak, o Sali Mavria.

              Përgjigjjuni
              1. J
                Juve

                Puthu me Liken .puthu me tosin. Puthu me kacin. Puthu me bejlerin puthu puthu ti ike bërë tërë jargë të gjithë ndërsa tani i quan tradhetar

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje