Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të miturit përdoren si “mish për top”

13 Shkurt 2026, 21:10Politika TEMA
Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të

Në dy protesta e fundit kombëtare, Partia Demokratike përdori të miturit për të nxitur akte dhunë dhe sulme me molotovë ndaj Policisë së Shtetit.

Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se të gjithë e kanë kuptuar filozofinë politike të Sali Berishës, ndërsa shtoi ai nuk funksionon dot politikisht pa përdorur dhunën dhe përplasjet.

Ajo u kthye pas në kohë teksa u shpreh se Sali Berisha edhe në 1997 nxiti përçarjen mes veriut dhe jugut.

“Të gjithë e kanë kuptuar se kush është filozofia biologjike dhe politike e Berishës. Ai funksionon me vëllavrasje dhe me dhunë. Ai mendon se rrugëzgjidhja e vetme për të ardhur në pushtet është dhuna, përçarja dhe agresiviteti.

Kjo është për të ardhur keq. Berisha nxiti përçarje jug-veri në vitin 1997.Kjo sjellje shtazarake nuk i takon më këtij shekulli”, tha Gjikondi.

Ajo theksoi në “Tirana Live” se përdorimi i të miturve në protestë nga Partia Demokratike është një skandal dhe kjo lloj mënyre e të protestuari duhet parandaluar.

“Berisha historikisht ka ofenduar çdo grua që i ka dalë para dhe e ka penguar. Protesta e dytë që po përdoren të miturit. Të përdorësh të miturit “mish për top”.

Penalisht duhet të ndiqen prindërit e këtyre fëmijëve të mitur. Ata janë përgjegjës për aktet e tyre. Duhet të merren masa që këto gjëra të mos ndodhin. Duhen masa serioze parandaluese.”, tha ajo.

7 Komente

  1. J
    Jimi

    Brisida ! Une nuk jam dakord me ate qe ti thua. Nuk duhen ndaluar prinderit e femijeve te mitur, por duhen ndaluar organizatioret e "Kryengritjes", nder te tjera edhe si pedofile . Por tashme po duket qarte qe SPAK , ky "femije" i rilindjes i cili do te vinte drejtesin ne vend, ka lindur i vdekur !

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tung

      Prinderit duhen ndaluar per femijet ndersa kryeministri me ceten e vet te hajduteve nuk ka asnje pergjegjesi se grabisin dite-nate. Juristja ka bere stazhin ne partine e punes.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Enveri

        Ne partine e punes Jo vetem stazhin, por edhe karrieres te larte e Ka bere lideri tend kriminelit, Sal Vuk Karaxhixhi

        Përgjigjjuni
    2. P
      Politika ēndrimtare dhe realieti hidhur

      Do shohim si do vazhdoj fjalimi Berishēs mē 20 shkurt, a do mbēshteten nga PL-ja nē tribun.Sot tē gjithē jan lodhur nga ideologjia teorike e pērsēritur e ripērsēritur, e thēnē dhe stērthēnē, por nēse PD bind qytetarēt qē pēr sejcilin nga protestuesit do ketē 100 000 dollar nē llogari, siq ka Berisha, 3000 euro rrogē siq ka Berisha, kostum 5000 euro siq ka Berisha, 20 truproje siq ka Berisha, njē apartament nē qendēr tē Tiranēs diq ka Berisha, makin funksioni siq ka Berisha, atēher energjia tyre do jetē e zjarrt si ajo e doktorit, por barku bosh, tē papunē, tē pa larē, tē sēmurē, 10 veta me njē dhomē, atēher s'kemi gjē pēr vije.Ishte njē i sēmur nē spital, dhe fshatari qē shkon ta sheh i thotē se mos do mjalt, mos do mish, mos do reçel,mos do lek., i sēmuri ja kthen., pa ta shoh ç'mē ke sjell qē tē tē them çfar dua.Jo i thot fshatari, vetēm erdha me tē pa .I sēmuri i thot ma jep njē cigare dhe qepe, fshatari ja kthen: kam dy tē fundit

      Përgjigjjuni
      1. Stë ka dal gjumi akoma

        Kjo zonja nuk ndryshon aspak mga ish kryetaret e frontit Demokratik Kjo është akoma në vitet 70 dhe në mëndjen e saji ësht internimi Zonja Briselda ka ikur ajo kohë Më duket se ke 35 vjet që flë dhe mer rogën kot Habitem për çfar të marin në intervista nuk shofin që ti je akoma Tek PPSH dhe pret që të ngjallez Enveri

        Përgjigjjuni
        1. I
          I semure psiqik

          Ç'flisni kot ...... Si ka mundesi te gjykoni nje njeri te semure psiqik, kaq te pa afte jeni sa nuk kuptoni dot gjendjen e renduar shendetsore te nje Sociopathi. Média duhet te fokusohet te mos marjen e masave per kurrimin e ketij te semuri psiqik. Ish président Sarkozy u dobesua disa kg dhe menjehe u mblodhe komisioni mjeksore per eksaminim , Bufi eshte drejtues i opozites jep urrdher vrisni police , civile , digjni dhe ne momentin e arrestimit del i pa pergjegjeshm i semure , linde pyetja kush eshte responsable haaa kuptohet qe shteti , ky njeri duhet te dali para nje komisioni mjeksore nese eshte i afte apo i paafte . Kur per te perdorur nje makine dhe je 60 vjeç duhet te shkoshe te mjeku per te dhene verdiktin nese duhet te perdoresh makinen ose jo

          Përgjigjjuni
          1. p
            populli

            Ju flisni pallavre, nuk ka shtet kafsha Berisha duhet qene shpallur armik i popullit qe ne 97 por agjencite e fqinjeve vendosen soziun e tij tek PS qe shqipetaret te jene te percare dhe anarki….

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje